Author: almakos

Kuvendi me shumicë votash shkarkoi kryeprokurorin publik, Marko Zvërlevski, figurën më kontraverze dhe më të shumëpërfolur që u zgjodh nga koalicioni i kaluar qeveritar, VMRO-BDI. Përveç partizimit dhe shërbimit ndaj pushtetit, Zvërlevski do të mbahet mend edhe për proceset gjyqësore ndaj shqiptarëve të cilat u inicuan dhe zhvilluan në periudhën kur ai mbante postet më të larta në prokurori. Nga viti, 2009 deri në janar të vitit 2013 Zvërlevski udhëhoqi me Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit, ndërsa prej aty u ulë në ulësen e parë të Prokurorisë Publike. Zgjedhja e Zvërlevski si kryeprokuror i vendit erdhi vetëm disa muaj pas…

Lexo më Shumë

Përdorimi i gjuhës letrare, ose thënë ndryshe standarde, në media, për shumë studiues të fushës së gjuhës dhe letërsisë mendojnë se ka lëshime dhe gabime drejtshkrimore. Gjuha si mjet i gazetarit, duhet të përdoret në atë nivel, ku edhe thelbi i mësimit të drejtshkrimit janë rreshtat e tij, për lexuesin. Për profesoreshën Valbona Toska, përdorimi i gjuhës shqipe në media, ka shumë mangësi, ndonëse fjala e tij ka ndikim të madh, në opinionin e gjerë. Ajo shton se edhe komunikimi në rrjetet sociale, në të cilën shoqëria e përdor në mënyrë masive, por niveli i përdorimit të gjuhës standarde nuk…

Lexo më Shumë

Qeveria të martën do të vendos në rend dite, propozim konkluzë, me të cilën do t’i propozojë Kuvendit të shpallë konkurs për zgjedhje të prokurorit publik. Kështu deklaroi zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski, i cili shpjegoi se Kuvendi pas kësaj do të duhet të shpallë konkurs për kandidatë për prokuror publik në Gazetën Zyrtare dhe së paku në dy gazeta ditore. MILE BOSHNJAKOVSKI, ZËDHËNËS I QEVERISË “Afati për paraqitjen e kandidatëve është 15 ditë nga shpallja e konkursit në Gazetën Zyrtare. Pas kësaj Këshilli i Prokurorëve Publik ka afat prej 15 ditë prej ditës së pranimit të dokumenteve të japë…

Lexo më Shumë

Në objektin e rektoriatit të Universitetit “Nëna Terezë”, në bashkëpunim me Shtëpinë botuese “Shkupi”, u promovuan gjashtë libra, të autorit, njëherë teolog, Zekirja Idrizi. Rizvan Sulejmani, moderator i këtij promovimi, në fjalën e tij hyrëse tha se UNT, mbështet aktivitet shkencore, kulturore, veprat, të cilat janë në nevojë të shoqërisë tonë, raporton Almakos. “Në strategjinë tonë të universitetit, përveç arsimimit, shkencës, vlerësojë se është me rëndësi të madhe që ky universitet të shndërrrohet në shtëpi, ku do të promovohet vlera shkencore dhe jo vetëm shkencore, por edhe kulturore dhe kërkimore, prandaj me kënaqësi të madhe pranuam ftesën e autorit të…

Lexo më Shumë

Banorët e fshatit Poroj të Tetovës në një protestë paralajmëruese, shprehën revoltën e tyre, për siç thonë ata, mospërfilljen e pushtetit lokal dhe atij qëndror, për ta pastruar shtratin e lumit, pas vërshimeve të muajit qershor. Njëri nga protestuesit, Sulejman Ramadani tha se ndjehen të zhgënjyer pasi thonë se nuk është pastruar as edhe shtrati i lumit që për ta paraqet rrezik akoma më të madh, ndërkohë që edhe nga pushteti lokal por edhe ai qendror, kanë marrë premtime se do të merren masa afatgjate për pengimin e vërshimeve të mundshme në të ardhmen. SULEJMAN RAMADANI, BANOR “Gjendja momentale është…

Lexo më Shumë

Policia dhe Prokuroria Publike ende nuk kumtojnë nëse ka ndonjë rezultat nga kërkimi i vrasësit të biznesmenit të Strugës Dilaver Bojku Leku. Nuk jepen as informacione zyrtar mbi arsyet e mundshme për vrasjen. Edhe pse opinioni pret që të dëgjojë se deri ku është hetimi për këtë ngjarje e cila ka ngjallur interesim të madh, jo vetëm në Maqedoni por edhe më gjerë, deri më tani nuk është kumtuar asgjë më shumë se informatat e dhëna paraprakisht, edhe pse kanë kaluar disa ditë. Nga SPB Ohrër sot për Alsat M vetëm bënë të ditur se për këtë ngjarje janë marrë…

Lexo më Shumë

Dëmi total nga tërmeti i cili me fuqi prej 5,1 ballësh, sipas shkallës së Rihterit, goditi rajonin e Ohrit më 3 korrik është 58 milionë denarë, që është më pak se 1 milion euro. Në Komisionin komunal për vlerësimin e dëmeve janë paraqitur gjithsej 854 kërkesa, prej të cilave 802 janë për dëme individuale të objekteve, ndërkaq 52 kanë të bëjnë me objekte afariste. Ndryshe sot, Këshilli i Komunës së Ohrit e miratoi elaboratin për vlerësimin e dëmeve i cili tani duhet të dorëzohet në Qeveri, pas çka pason zbatimi i dëmshpërblimit. Dëmet nga tërmeti në Ohër janë të kategorisë…

Lexo më Shumë

As kartona të kaltër e as kartela elektronike, mjafton të keni sigurim shëndetësor në Maqedoni, letërnjoftim ose pasaportë dhe do të mund t’i merrni të gjitha shërbimet shëndetësore kudo. Kështu sqaroi sot ministri i shëndetësisë Arben Taravari, duke theksuar se në bashkëpunim me të gjitha institucionet që lidhen me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fondin Shëndetësor po punojnë për të gjetur një zgjidhje të përhershme të problemit me kartelat elektronike. Ministri Taravari nuk përjashtoi edhe mundësinë që letërnjoftimit e reja të përdoren edhe për shërbimet shëndetësore. Prej nesër nuk do të kenë nevojë për ti përdor kartonët e kaltër…ato do të…

Lexo më Shumë

Debati për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevskit, i cili zgjati shumë ditë , kjo për shkak të paraqitjes së një numri të madh të deputetëve për fjalë përfshi këtu edhe replikat dhe kundër-replikat, por pa mos përjashtuar edhe ndërhyrjet e shpeshta procedurale. Shkarkimi i tij ka shkaktuar zëra edhe jashtë kuvendit, për analistin Arsim Sinani, largimi i Zvërlevskit do t’i jap fund pushtetit kriminal. “Shkarkimi i Zvërlevskit është fillimi i fundit të një pushteti kriminal që uzurpoi gjithçka, përfshi edhe drejtësinë si një mekanizëm i një shoqërie demokratike. Asnjëherë nuk lipset në drejtësi të vijnë njerëz që i shërbejnë…

Lexo më Shumë

Pensionistët do të marrin shumën prej 180 denarë në muaj, në periudhën prej janarit deri në fund të këtij viti. Vendimin e ka bërë të ditur ministrja Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, e cila ka shpjeguar se kjo i bie që për gjithë vitin një pensionit të marrë gjithsej 2.160 denarë. Gjithashtu, ministja ka mohuar spekulimet se mund të ketë shkurtime të pensioneve. “Jemi obliguar që deri në fund të këtij viti të vlerësojmë nëse kemi mundësi buxhetore që të sigurojmë rritje shtesë të pensioneve”, ka thënë Carovska. “Pensionistët janë kategoria e rëndësishme e qytetarëve, ata e kanë ndërtuar shoqërinë…

Lexo më Shumë

Prej nesër nuk do të ketë nevojë për shfrytëzim të kartelave elektronike. Por, kjo nënkupton që nuk do të ketë as kthim të kartonave të kaltërt, pasi shërbimet mjekësore do të mund të kryhen vetëm nëse qytetarët kanë sigurim shëndetësor dhe vetëm me letërnjoftim. Ndërkohë, kjo vlen derisa të bëhet një zgjidhje tjetër për mënyrën se si do të funksionojnë kartelat shëndetësore. Ky vendim është marrë nga takimi i realizuar sot nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, me përfaqesues të Fondit për Siguri Shëndetësore, përfaqësues të Odës së Mjekëve, por edhe të mjekëve privat. Kartelat elektronike edhe ashtu qytetarët i…

Lexo më Shumë

Pas shkarkimit të Marko Zvërlevskit do të duhet që të emërohet një ushtrues detyre për këtë post derisa të zgjidhet kryeprokurori i ri. Por, fillimisht do të pritet që shkarkimi i Zvërlevskit të shpallet në Gazetën Zyrtare. Këshilli i Prokurorëve ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të mbajë një seancë ku do të vendoset për këtë çështje. Pritet që në këtë pozitë të jetë prokurori Xhelal Bajrami, i cili e merr keëtë përgjegjësi sipas orarit vjetor. Shpalljen për emërimin e kryeprokurorit të re e bën Qeveria, ndërsa emri zgjidhet nga Kuvendi. Por, nuk pritet që kjo procedurë të…

Lexo më Shumë