Edhe katër persona tjerë janë pranuar në Klinikën për sëmundje infektive me simptome të helmimit nga ushqimi.Mjekët konfirmojnë se ata kanë ngrënë në restorantin për ushqim të shpejt “Sedmica” në Shkup.Pesë nga pacientët të cilët dje u hospitalizuan në klinikën janë në gjendje të mirë shëndetësore, jashtë rrezikut për jetë.Në klinikën janë pranuar me simptome të vjelljes, temperaturës së lartë dhe dehidrimit.Shumica prej tyre janë të rinj të cilët kanë konsumuar hamburger me keçap dhe majonezë.Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se organet përgjegjëse kanë kryer ekspertizë në restorantin dhe është urdhëruar që të bëhet dezinfektimi, deratizimi i objektit si dhe…
Author: almakos
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, në një intervistë për TV Tellma, u shpreh se në gjysmën e parë të muajit shtator në rend dite të seancave plenare do të jenë Ligji për gjuhët, Ligji për pagë minimale si dhe Ligji për punëtorët e falimentuar. Ai poashtu theksoi se do t’i përdorë të gjitha instrumentet e Rregullores për punë të Kuvendit për të mundësuar punë të pa penguar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Në pyetjen se çka thotë për ankesat e OBRM-PDUKM-së opozitare se ai shumë shpesh thirr sigurimin e Kuvendit dhe ndal mikrofonat, Xhaferi u…
Për shkak të thatësisë dhe zvogëlimit të madh të nivelit të ujit në liqenin Kalimanci, në rrezik të madh janë peshqit e liqenit. Situata me fondin e peshqve është alarmante dhe ekziston mundësi e zhdukjes së tyre, tha Goran Stoimenovski nga shoqata e peshkatarëve ‘Sharan’ nga Makedonska Kamenica. ‘Situata është alarmante, ndërsa peshqit e vegjël të lëshuar si fond i ri në liqen është zhdukur pasi që konsumohet nga peshit më më të mëdhenje. Situatë të këtillë nuk kemi pasur deri më tani. Niveli shumë i ulët i ujit e shkakton këtë proces në liqen dhe nëse vazhdon kështu, pjesa më…
Edhe pas 25 viteve të themelimit të ARM-së përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve në njësitet speciale të ARM-së mbetet tejet vogël. Edhe zëvendës ministri i mbrojtjes Bekim Maksuti pranon se ky numër vërtet është i vogël dhe zotohet se do të punohet për përmirësimin e përfaqësimit të shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike. Megjithatë sipas tij faji nuk qëndron vetëm tek përfaqësuesit politik, por edhe interesimi tejet i dobët i të rinjve për tu përfshi në këto njësite. “Nëse mund të themi për përqindjen në njësit elitare un mund të them se është punuar në këtë drejtim në…
19 August Sot në Ohër, do të zhvillohet edicioni i 31-të i Maratonës së Ohrit në not. Në pikën e nisjes në Shën Naum do të paraqiten 22 garues në mesin e të cilëve janë 15 konkurrent meshkuj dhe 7 femra. Për një kohë të gjatë për shkak të problemeve financiare ishte vënë në pikpyetje zhvillimi i kësaj gare. Në momentin e fundit ARSM-ja, e dyfishoi buxhetin për përkarjen e Maratonës së Ohrit dhe kjo garë do të zhvillohet sot. Ndryshe kjo garë e cila është në programin e Federatës Ndërkombëtare të Notit, zhvillohet nën patronatin e presidentin të Maqedonisë, ndërsa…
Mbrëmë pas shumë konsiltimeve brenda partisë së BDI, me propozim të kryetarit Ali Ahmeti, si kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës së Çairit është vendosur të jetë Visar Ganiu. Aktualisht Ganiu është zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës, shkruan Koha
Në një takim mes kryetares së Komunës të Tetovës, Teuta Arifi me studentët, u trajtuua tema mbi zhvillimi drejt rrugës së demokracisë. “Sot prita në takim studentë nga e gjithë bota, të cilët janë pjesë e shkolloës verore të organizuar nga fondacini “The Bislimi Group” dhe Kolegji AAB. Temat që trajtohen nga shkolla Verore janë: Mbi Demokracine dhe Zhvillimin, studentët që mernin pjesë janë nga Gjermania, Kanadaja, Belgjika, SHBA, Holanda. Si Kryetare Komune por njëherit edhe si një Profesoreshë kisha kënaqësinë të ju flas për eksperiencat e mia reth feminizmit, për përpjeket e mia për avancimin e rolit…
Kryeministri Zoran Zaev ka 8 këshilltarë të veçantë dhe 4 këshilltarë të jashtëm. Këshilltarë të veçantë janë Tanja Çaçareva Ilievska, për drejtësi, Cvetanka Llaskova për kulturë, Ljupka Cvetkovska për administratë, Marjan Zabërçanec për marrëdhënie me publikun, Dane Taleski për punë të jashtme,Bojan Mariçiq për euro integrime, Lençe Nikollovska për bujqësi dhe Dragan Jovanov për ekonomi. Rroga e këshilltarëve të veçantë varion nga 35 deri më 40 mijë denarë. Përveç, 8 këshilltarëve të veçantë kryeministri Zaev ka edhe 4 këshilltarë të jashtëm, mes të cilëve edhe një shtetas të Serbisë, i cili është edhe më i paguari në listën e të…
Pak më parë e kuptova se sot në Sarajevë ishte bërë për rahmet një muslimane tepër e “çuditshme”, tepër e mençur dhe e guximshme, Melika Salihbeg (Bosnewi). Para vitit 1983 nuk e kisha takuar me të, për arsye se ajo edhe asokohe ishte mjaft e guximshme dhe guximi i saj shpeshherë krijonte incidente, ndërsa me kalimin e saj nga “komunizmi” në Islam, duke e pranuar atë si fe, si mënyrë të jetuari dhe të menduari, faktikisht e nxori në shesh atë hapësirën e një guximi të veçantë, që rrallë herë kemi pasur mundësi ta shohim në jetën tonë të përditshme.…
Ministria e Mbrojtjes dhe Shtatmadhoria e ARM-së, sot në ceremoninë e shënimit të 25 vjetorit të armatës, mes aktiviteteve të tjera, kanë bërë edhe avancime. Në mesin e pjesëtarë që sot janë ngritur në pozita, janë edhe disa pjesëtarë shqiptarë. Megjithatë, shqiptarët vazhdojnë të jenë minimalisht të përfaqësuar në disa njësite që veprojnë në kuadër të ARM-së. Madje, në disa prej tyre shqiptarët janë të përfaqësuar me 0%. Shifra të tilla të përfaqësimit ka në njësitet “Ujqit” dhe “Rangers”. Deri tani nuk paralajmërohet ndonjë konkurs për përmirësimin e këtyre shifrave. Ndërkohë, numri një i mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në adresimin e…
Me 37 gradë celsius të regjistruara sot pasdite, Tirana ishte kryeqyteti më i nxehtë i Evropës, raporton AA. Në të njëjtën kohë, Ballkani, sot ishte pjesa më e nxehtë e Evropës. Kështu në Mostar është regjistruar temperatura 36 gradë celsius, Podgoricë 35 dhe Shkup 34. Në kryeqytetin e Serbisë, Beogradi, temperatura ishte 33, Zagreb 32, Lubjanë dhe Sarajevë me 31 gradë Celsius, ndërsa në Maribor ishte 30 gradë celsius.
Prej nesër nuk do të ketë nevojë për shfrytëzim të kartelave elektronike, por kjo nuk nënkupton që do të ketë kthim të kartonave të kaltërt, pasi shërbimet mjeksore përkohësisht do të mund të kryhen vetëm përmes sigurimt shëndetësor të qytetarëve dhe letërnjoftimt, apo pasaportit. Ky vendim është marrë në takimin e realizuar sot nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, me përfaqesues të Fondit për Sigurim Shëndetësor, përfaqësues të Odës së mjekëve, por edhe të mjekëve privat të Maqedonisë. ARBEN TARAVARI, MINISTËR I SHËNDETËSISË “Nëpërmjet statusit të sigurimit të tyre, mundet çdo ordinanc që ka internet, pasi patjetër duhet të kenë…

