Edhe katër persona tjerë janë pranuar në Klinikën për sëmundje infektive me simptome të helmimit nga ushqimi.
Mjekët konfirmojnë se ata kanë ngrënë në restorantin për ushqim të shpejt “Sedmica” në Shkup.
Pesë nga pacientët të cilët dje u hospitalizuan në klinikën janë në gjendje të mirë shëndetësore, jashtë rrezikut për jetë.
Në klinikën janë pranuar me simptome të vjelljes, temperaturës së lartë dhe dehidrimit.
Shumica prej tyre janë të rinj të cilët kanë konsumuar hamburger me keçap dhe majonezë.
Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se organet përgjegjëse kanë kryer ekspertizë në restorantin dhe është urdhëruar që të bëhet dezinfektimi, deratizimi i objektit si dhe kontrolle higjienike tek të punësuarit.
Data 22.05.2026
Aktuale
- Zelensky për sulmet ruse: Nuk mund të lejojmë përsëritjen e rreziqeve të vitit 2022
- Trump njofton dërgimin e 5 mijë trupave shtesë amerikane në Poloni
- Rubio kritikon Spanjën për mohimin e aksesit në bazën amerikane, vlerëson mbështetjen e anëtarëve të tjerë të NATO-s
- Maran për mediat italiane: Shqipëria një vend me krenari, objektivi është Europiani
- Rubio për Iranin: Ka “disa përparime” në negociata, por Trump ka “mundësi të tjera”
- Muçi transferim rekord te Trabzonspori, 8.5 milionë euro pas një sezoni fantastik
- Protestë kundër ndalimit të mallrave dhe shërbimeve ndërtimore në Rugovë
- Epidemia e Ebolës në Kongo/ Të paktën 671 raste të raportuara, regjistrohen 160 viktima

