Author: almakos

Gjatë fjalimit të mbrëmshëm me rastin e 25 vjetorit të Armatës së R.M presidenti I vendit Gjorgje Ivanov tha se ushtria do të duhet ti dalë në ndihmë policisë në qytetet e populluara nga bashkësi të ndryshme etnike. Kjo për shkak që siç u shpreh rrezikut nga terrorizmi. Por sipas analistit Alajdin Demiri presidenti Ivanov pas gjithë asaj që bëri në të kaluarën edhe një herë tregon qartazi antishqiptarizmin e tij të thellë. Roli I dytë I ushtrisë do të jetë mbështetja e policisë në luftën kundër terrorizmit urban në qytete me dallime etnike dhe fetare. Urbanizmi është një sfidë…

Lexo më Shumë

Trupi i një personi 78-vjecar pa shenja jete është gjetur mbrëmë në Shkup në rrugën “Anton Panov”. Siç ka njoftuar policia, i ndjeri S.J nga Probishtipi, është gjetur nga nipi i tij. Ai në fyt ka qenë i prerë, ndërsa në afërsi të trupit të tij janë gjetur gjurmë të gjakut dhe thikës. Hetim në vendngjarje kanë kryer ekip i SPB Shkup. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin për mjekësi ligjore për obduksion. b

Lexo më Shumë

Me dy koncerte për ditën e parafundit të edicionit të 37-të të festivalit, sonte përfundon programi i sivjemë muzikor i “Verës së Ohrit”. Dy koncertet do të mbahen në skenën e katedrales “Shën Sofja” me fillim në ora 20:30, respektivisht 22. Termini i parë nga koncerti është i rezervuar për paraqitjen e artistëve tanë Blerim Grubi dhe Marija Vërshkova, të cilët sonte adhuruesve të muzikës klasike do t’i ofrojnë mbrëmje të muzikës romantike për violë. Në Programin janë vepra të Shumanit dhe Shubertit, të zgjedhura për violë dhe piano. b

Lexo më Shumë

Para pak minutash është përfshirë nga flakët deponia e Tetovës. Flakët kanë përfshirë gjithë deponinë dhe linjën e tensionit të lartë që kalon përmes kësaj deponie. Nga burime jozyrtare mësohet se zjarri i është vënë qëllimisht. Në vendin e ngjarjes janë paraqitur zjarrfikësit e njësisë së Tetovës dhe po punohet për vënien nën kontroll të flakëve.

Lexo më Shumë

Gjithsej 40 pjesëmarrës dhe 22 ligjerues nga Maqedonia, Bashkimi Evropian, SHBA-ja dhe Kina do të jenë pjesë e Shkollës për liderë të rinj, që me iniciativë të presidentit Gjorge Ivanov këtë vit për herë të tetë do të mbahet në Ohër, prej 21 deri 31 gusht. Qëllimi i kësaj shkolle, siç njoftojnë nga kabinebti i presidentit, është që t’ju mundësojë të rinjve të talentuar dhe inovativë nga Maqedonia t’i avancojnë dhe shtojnë aftësitë e tyre. Ndër ligjëruesit e Shkollës për liderë të rinjë këtë herë janë ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Mejdani, drejtori përgjithsëm i ‘TAV Aeroporte’, Sani Shener, ish-kryetari i…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Prilepit, Marijan Risteski, është dënuar me 3 muaj burg me kusht, njofton Portalb.mk. Ashtu siç publikoi portali “Publikum”, Risteski është dënuar pas padive penale kundër tij të dorëzuara nga avokati, Zharko Stevanovski, për kryerjen e veprës penale “kryerje të punës zyrtare në mënyrë të pandërgjegjshme”. Njëkohësisht, kryetari i Prilepit është i obliguar që të paguaj dëmshpërblim rreth 4.000 euro. Kryetari Risteski është shpallur fajtor pasi që në periudhën prej 18.07.2015 deri në 06.10.2016 si person përgjegjës i Komunës së Prilepit, në mënyrë të pandërgjegjshme ka vepruar në kryerjen e autorizimeve dhe obligimeve të tij duke mos siguruar…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski ka lëshuar urdhër që në shkollën e re bashkëkohore e cila po ndërtohet në Kapishtec, të ndërtohet edhe pishinë, kanë bërë të ditur nga komuna Qendër, transmeton SHENJA.Nxënësit që do të ndjekin mësimin në SH.F “Kapishtec” do të mund të rekreohen në një pishinë e cila do të ndërtohet në kuadër të shkollës.Kjo ka qenë një nga kërkesat e prindërve drejtuar kryetarit të komunës.“Nxënësit pishinën do ta shfrytëzojnë deri në orën 15:00 pa pagesë, ndërsa në kohën e lirë do të mund të rekreohen edhe fëmijët e lagjes. Gjatë periudhës së verë, nxënësit e…

Lexo më Shumë

Deri nga fundi i muajit ose në fillim të muajit të ardhshëm tërësisht do të paguhen subvencionet për bujqit për vitin 2016, paralajmëroi sot ministri resor, Lupço Nikollovski. “Gjatë dy muajve të kaluara e kemi zhbllokuar procesin dhe ndaj bujqve kemi paguar rreth 60 milionë euro subvencione përmes Programit për përkrahje të drejtpërdrejtë financiare. Dje në llogaritë e bujqëve janë dorëzuar 5,7 milionë euro shtesë për shumë masa dhe kultura tjera në tërë territorin e shtetit’, tha ministri i bujqësisë Ljupço Nikollovski në konferencë për shtyp. Ai shtoi se pjesa e mbetur prej 10 milionë euro nga programi i vitit…

Lexo më Shumë

Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë Edmond Ademi, i obliguar për diasporë, dje realizoi takime me banorët e Rostushes, Qendrës Zhupa dhe Dibrës. Siç kumtuan nga Kabineti i Ademit, në këto takime ministri i ka theksuar hapat konstruktive të cilat Qeveria e Republikës së Maqedonisë i ndërmerr për diasporën. Ministri theksoi se me interes të ndërsjellë është ndërtimi i urës, e cila do t’i lidh diasporën dhe Republikën e Maqedonisë, me qëllim të involvimit të vërtetë të diasporës. Në takime kanë qenë të pranishëm edhe mërgimtarë të cilët punojnë dhe jetojnë në vendet evropiane dhe tejoqeanike, me të cilët janë…

Lexo më Shumë