Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski ka lëshuar urdhër që në shkollën e re bashkëkohore e cila po ndërtohet në Kapishtec, të ndërtohet edhe pishinë, kanë bërë të ditur nga komuna Qendër, transmeton SHENJA.
Nxënësit që do të ndjekin mësimin në SH.F “Kapishtec” do të mund të rekreohen në një pishinë e cila do të ndërtohet në kuadër të shkollës.
Kjo ka qenë një nga kërkesat e prindërve drejtuar kryetarit të komunës.
“Nxënësit pishinën do ta shfrytëzojnë deri në orën 15:00 pa pagesë, ndërsa në kohën e lirë do të mund të rekreohen edhe fëmijët e lagjes. Gjatë periudhës së verë, nxënësit e lagjes do të mund lirshëm të shfrytëzojnë pishinën për freskim dhe rekreim”, thuhet në komunikatën e komunës Qendër.
Data 22.05.2026
Aktuale
- Trump njofton dërgimin e 5 mijë trupave shtesë amerikane në Poloni
- Rubio kritikon Spanjën për mohimin e aksesit në bazën amerikane, vlerëson mbështetjen e anëtarëve të tjerë të NATO-s
- Maran për mediat italiane: Shqipëria një vend me krenari, objektivi është Europiani
- Rubio për Iranin: Ka “disa përparime” në negociata, por Trump ka “mundësi të tjera”
- Muçi transferim rekord te Trabzonspori, 8.5 milionë euro pas një sezoni fantastik
- Protestë kundër ndalimit të mallrave dhe shërbimeve ndërtimore në Rugovë
- Epidemia e Ebolës në Kongo/ Të paktën 671 raste të raportuara, regjistrohen 160 viktima
- Aksident me pasoja tragjike në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, raportohet për viktima

