Në zonën industriale “Prilep 1” është hapur fabrikë e re, investim i kompanisë tekstile “Triteks”.Në kapacitetin e ri në sipërfaqe prej 4.000 metra katrorë do të ketë rreth 300 punësime të reja, tha mbrëmë ne hapjen e fabrikës pronari Dejan Naumovski, njoftoi komuna Prilep.Simon Naumovski, kryetar i Bordit të drejtorëve të I.U. “Vitaminka” sh.a. Prilep, në emer të Odës Ekonomike, uroi sukses dhe shumë objekte të reja për lëshim në perdorim.Në zonën industriale në Prilep, potencoi kryetari i komunës Marjan Risteski, para katër viteve janë shitur 21 lokacione, ndërsa fabrika e “Triteksit”” është objekti i 11-të i ndërtuar.Kompania “Triteks” punon…
Author: almakos
Pas djegies së deponisë në hyrje të Tetovës sot banorët e këtij rajonit do të protestojnë për ajër të pastër, pasi që siç shprehen ata, është i padurueshëm kundërmimi.Protesta do të fillojë në ora 13:00 në sheshin e Tetovës për të vazhduar më pas drejt objektit të Komunës së Tetovës.
Ndryshim të motit me erë të përforcuar, rënie të temperaturave, të reshura lokale të shiut dhe bubullima, paralajmëron Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).Sot moti do të jetë i ngrohtë dhe në pjesën më të madhe të ditës me diell me vranësira të vogla. Pasdite dhe nga veriperëndimi vranësirat do të rriten, ndërsa nga orët e mbrëmjes, posaçërisht në këto pjesë do të ketë të reshura të përkohshme lokal dhe bubullima.Ndryshim më të konsiderueshëm të motit pritet të hënën kur do të mbisundojë mot me vranësira të ndryshueshme, me erë dhe freskët me reshje lokale të shiut dhe bubullima të rralla.…
Mbrëmë në fshatin Çiflik, rrethina e Dellçevës, është gjetur i varur në një pemë 31-vjeçari Daniel Georgievski nga Dellçeva. I riu rezultonte i humbur prej tre ditësh. Sipas informatës nga SPB Shtip, mbrëmë rreth orës 20, trupi i Georgievskit është gjetur në tre kilometra nga fshati, pas çka ekipet kompetente kanë kryer ekspertizë, ndërsa mjeku ka konstatuar se vdekja është paraqitur me varje dhe se mbi trupin nuk ka pasur gjurmë të dhunës.
Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informon Lidhja Automoto e Maqedonisë në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.Trafiku i rrugëve shtetërore po zhvillohet në rrugë të thata.Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë mjediseve urbane është i matur.LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, me shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të shenjave të trafikut. Kujdes më të madh nevojitet nëpër gryka, ku është e mundur shembja e gurëve.
Në Vallandovë sot do të mbahet referndum në të cilin banorët e kësaj komune do të japin mendimin e tyre për vazhdim ose ndërprerje të punimeve në xeheroren ‘Kazandoll’ dhe a janë për ose kundër hapjes së xeheroreve tjera në territorin e kësaj komune. Më 3 korrik të këtij viti, Këshilli i komunës së Vallandovës në mbledhje të jashtëzakonshme e pranoi kërkesën për referendum të iniciativës qytetare ‘Shpëtim për Vallandovën’ dhe njëzëri vendosi për mbajtjen e tij. Për të arritur korumin e referendumit nevojiten të paktën 5.200 vota.
Pas informacioneve se gjoja gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur një incident në degën e Lëvizjes BESA në Çair, kanë reaguar ashpër nga kjo parti duke hedhur poshtë këto zëra.Kryetari i Degës së Çairit, Bekim Sali, ka thënë se bëhet fjalë për shpifje të mediumeve të afërta me BDI-në për të dëmtuar ata, megjithatë BESA sipas tij, gjithnjë po bëhet më e fortë dhe kjo do të dëshmohet në zgjedhjet e tetorit.“Sot shpifja nuk është anonime. Atë e bëjnë portalet e paguara nga DUI & Co. E mira është se sa më shumë që ata na shpifin, ne aq më…
Moti sot në Maqedoni do të mbizotëroj me diell dhe vranësira në orët e pasditës. Në orët e mbrëmjes mund të ketë reshje lokale të shiut dhe vetëtima. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri më 20 gradë celsius, ndërsa ato maksimale prej 31 deri më 38 gradë Celsius.Në Shkup do të jetë me diell me vranësira të vogla, ndërsa kah fundi i ditë vranësirat do të shtohen dhe priten reshje të shiut dhe vetëtima të rralla. Temperatura do të lëvizë ndërmjet 16 dhe 35 gradë Celsius.
Zjarr i madh i ka përfshirë pyjet në Zabel të begut, vend i cili ndodhet mes dy fshatrave Dollogozhdë dhe Tatesh, raporton SHENJA.Zjarri ka filluar në orët e pasditen në afërsi të fshatit Novo Sellë, ndërsa era e ka shpërndarë në afërsi të fshatrave Dollogozhdë dhe Tatesh.Këto dy fshatra tashmë disa orë janë edhe pa energji elektrike, pasi siç thonë banorët janë djegur edhe shtyllat elektrike të cilat janë prej druri.Zjarri për momentin rrezikon edhe disa kasolla me bagëti në afërsi të fshatit Dollogozhd.Një pjesë e fshatit rrezikon të mbese disa ditë pa energji elektrike.
Në edicionin qendror të lajmeve në TV SHENJA, Arianit Xhaferi nga organizata Eco Guerilla ka thënë se ata në vazhdimësi kanë alarmuar se në vendin që sot po digjen mbeturinat ka mundësi të ndodh diçka edhe më e keqe, dhe ja që sot, sipas tij ndodhi ajo që kanë paralajmëruar. “Kjo ishte kulmi i një procesi të vrasjes së ngadalshme që po i bëhet qytetarëve të Tetovës, fëmijëve dhe brezave të ardhshme”, ka thënë Xhaferi. Ai ka thënë se kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi nuk i ka sjellë mbeturinat, por se i ka gjetur ato dhe ashtu po i le.…
Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi pas shpërthimit të zjarrit në deponinë e egër në Tetovë, ka thënë se këto mbeturina nuk i ka sjellë ajo por se të njëjtat i ka gjetur.Ajo ka shtuar se janë afër gjetjes së zgjidhjes për këtë problem.“Nëse dikush prej kësaj ¬çështje dëshiron që të bëj fushatë dhe ta përdor dhe keqpërdor mendoj se e ka zgjedhure rrugën e gabuar, ngase kjo është rrezik për jetën e qytetarëve. Komuna e Tetovës ka ngritur procedura penale ndaj veprimtarëve të mundshëm”, ka thënë Teuta Arifi, raporton SHENJA.[embedded content]Teuta Arifi: “Këto mbeturina unë nuk i solla……
Djegia e sotme e deponisë së egër në qytetin e Tetovës, më të drejt ngriti shqetësimin dhe alarmin e qytetarëve të brengosur të Tetovës, thonë nga LR PDSH.“Thellë të shqetësuar nga kjo “bombë” helmuese, kërkojmë përgjegjësi nga Krerët Komunal të Tetovës, që për një kohë të gjatë nuk po e gjejnë zgjidhjen e kësaj deponie, që po shëndrohet në katastrofë ekologjike.Kërkojmë përgjegjësi, edhe nga organet e rendit që të zbulojnë edhe “piromanët” që mund ta kenë shkaktuar me ose pa qëllim këtë djegie që sot nxiu qiellin e Tetovës.Njëkohësisht kërkojmë përgjegjësi edhe nga Ministria e Ekologjisë dhe Qeveria e RM,…

