Pensionistët do të marrin shumën prej 180 denarë në muaj, në periudhën prej janarit deri në fund të këtij viti. Vendimin e ka bërë të ditur ministrja Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, e cila ka shpjeguar se kjo i bie që për gjithë vitin një pensionit të marrë gjithsej 2.160 denarë. Gjithashtu, ministja ka mohuar spekulimet se mund të ketë shkurtime të pensioneve.
“Jemi obliguar që deri në fund të këtij viti të vlerësojmë nëse kemi mundësi buxhetore që të sigurojmë rritje shtesë të pensioneve”, ka thënë Carovska.
“Pensionistët janë kategoria e rëndësishme e qytetarëve, ata e kanë ndërtuar shoqërinë tonë. Qeveria për ta kujdeset dhe do të vazhdojë ta përparojë gjendjen e tyre, por shkurtime të neneve të Ligjit shkojnë në kundërshtim me ta. Çdo vit OBRM-PDUKM-ja ka hequr nga një nen, ndërsa ka dhënë pesë për qind ose praktikisht, katër herë shumë më të vogël”, sqaroi Carovska. /SHENJA/

