Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për përsëritjen e votimeve në vendvotimin me numër 2901 në komunën e Çairit. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotshme të KSHZ-së, me 8 vota pro dhe asnjë kundër, me arsyetimin se rezultati në këtë vendvotim mund të ndikojë në rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve në Komunën e Çairit. Rivotimi në vendvotimin 2901 do të mbahet më 12 nëntor, gjegjësisht 14 ditë pas mbajtjes së rrethit të dytë të zgjedhjeve. Aleksandar Çiçakovski, kryetar i KSHZ-së”Propozim-vendimin me të cilin përsëritet votimi në përputhje me nenin 151 pika 3 nga Kodi Zgjedhor, përsëritet votimi nga…
Author: almakos
06 November Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në vazhdimin e pasdites të seancës së 12-të sot i miratoi propozim ligjet për ratifikimin e Marrëveshjes së Parisit dhe Marrëveshjes për bashkëpunim mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Bosnjës e Hercegovinës në proces të inkuadrimit në Bashkimin Evropian. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, pas votimit e ndërpreu seancën dhe paralajmëroi se Kuvendi do të vazhdojë me punë nesër në orën 11:00. Xhaferi, paraprakisht publikisht iu falënderua deputetëve të partive VMRO-DPMNE dhe BESA për mundësimin e punës dhe sjelljen e vendimeve. Të dy propozim ligjet i sqaroi ministri i Punëve…
Mbrojtja dhe prokuroria në rastin Fortesa2 e dhanë fjalën përfundimtare. Prokuroria Speciale kërkoi nga gjykata që në momentin që të ekstradohet nga Greqia Goran Grujovski të burgoset menjëherë pasi është ideator dhe urdhërues i shkatërrimit të provave ku figuronte përgjimi i paligjshëm, dhe ti jepet dënimi maksimal. Për të punësuarat në DSK që akuzohen për shkatërrimin e materialeve, prokurorja e speciales Lençe Ristovska kërkoi masa alternative të kujdesit respektivisht dënim me kusht pasi kujtoi se bëhet fjalë për profesioniste që nuk kanë patur asnjëherë dosje penale. Lençe Ristovska, prokurore “Apeluam që emrat e të akuzuarave mos të publikohen pasi janë…
06 November Kryetari i sapozgjedhur i Strugës Ramiz Merko i cili sot u ul në kolltukun e kryetarit të komunës, deklaroi se një nga problemet më të mëdha të qytetit është zgjidhja e deponisë së egër. Merko në mandatin e të cilit në vitin 2006 mbeturinat e Strugës filluan të grumbullohen në deponinë e tanishme, tani premton se do ta zgjidhë këtë problem. Por, a besojnë struganët se Merko do të mund ta zgjidhë problemin? “Me siguri do të jetë e vështirë, Ai është problem i vjetër dhjetëvjeçar dhe aktual. Kemi pasur edhe kryetar tjetër dhe ai poashtu nuk e…
Avancimi i aspekteve ekonomike në vend rritë mundësinë e afrimit më të shpejtë të Maqedonisë drejt Evropës. Kështu ka porositur nga Vjena, kryeministri Zoran Zaev, ku po merr pjesë me forumin ekonomik “Dialog për të ardhmen 2017 Austri”. Zaev gjithashtu tha se bashkëpunimi mes biznesit dhe politikës është temë e hapur edhe në vend. ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR “Unë besoj se me të vërtetë përmes avancimit të aspekteve ekonomike të jetës në Republikën e Maqedonisë shumë më shpejtë mund ta afrojmë Maqedoninë në Evropë. Ky është edhe qëllimi ynë që duke praktikuar vlerat evropiane edhe në Maqedoni të afrojmë standardin tonë…
Maqedonia nuk përparon, por ecë prapa në mbrojtjen dhe repsektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. Kështu deklaroi para deputetëve avokati i popullit Ixhet Memeti. Ai tha se në raportin e vitit 2016, theksohen qartë edhe pagesat e paligjshme për të cilat janë detyruar t’i bëjnë qytetarët. IXHET MEMETI, AVOKAT I POPULLIT “Ka katër për qind rritje të shkeljeve të lirive dhe të drejtave të njerit në vitin 2016. Dorëzuam rreth katër mijë ankesa. Kemi 1523 shkelje rekorde të lirive dhe të drejtave të njeriut. Në 1. 300 raste, u pranuan intervenimet tona. Konstatuam se ka pagesë joligjore të…
Sipas propozim-buxhetit për vitin 2018 që e prezantoi ministri i Financave, Dragan Tevdovski, parashikohet që rritja e akcizës së naftës për 3 denrarë do të sjellë të ardhura më të mëdha dhe impakt serioz mbi ekonominë. Sipas tij, efektet kryesore që do të sjellë rritja e akcizës ndërlidhen me rritjen e të ardhurave buxhetore më të mëdha për finansim të harxhimeve të reja. Përpos kësaj, me këtë do të ketë përafrim me standardet evropiane, si dhe do të mundësohet mbrojtje shtesë e ambientit jetësor. Rritja e akcizave për dizelin, sipas ministrit të Financave, do të ketë impakt serioz mbi ekonominë,…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për përsëritjen e votimeve në vendvotimin me numër 2901 në Çair, raporton Televizioni SHENJA. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotshme të KSHZ-së, me 8 vota pro dhe asnjë kundër. Arsyetimi për vendimin ka qenë se rezultati në këtë vendvotim mund të ndikojë në rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve në Komunën e Çairit. Pas këtij vendimi, rivotimi do të mbahet më 12 nëntor, gjegjësisht 14 ditë pas mbajtjes së rrethit të dytë të zgjedhjeve. /SHENJA/
Qeveria ende nuk ka diskutuar në lidhje me emrin e Prokurorit të ri Publik, pas shkarkimit të Marko Zvërlevskit. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, duke shtuar se opinioni do të njoftohet me kohë në lidhje me emrin e prokurorit të ri republikan. MILE BOSHNJAKOVSKI, ZËDHËNËS I QEVERISË “Propozimi për kryeprokurorë ende nuk është vendosur në rend dite të mbledhjeve qeveritare. Sigurisht që do të propozojmë një emër dhe kur kjo gjë do të ndodhë, do të jeni të informuar me kohë” Kujtojmë se Këshilli i Prokurorëve ka dhënë mendim pozitiv për dy nga gjithsejtë…
Për rastin e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë nuk mund të kërkohet gjykim ndërkombëtar, por mund të kërkohet hetim dhe ekspertizë ndërkombëtare, thotë eksperti i çështjeve juridike, Osman Kadriu, i cili për Televizionin Shenja sqaron gjithë procedurën që duhet ndjekur në këtë rast. Por, kjo ekspertizë thotë ai është shumë e rëndësishme pasi do të ndikojë në zbardhjen e argumenteve që mund t’i ndryshojnë krejtësisht kahjen procesit gjyqsor. OSMAN KADRIU, EKSPERT“Kjo çështje duhet të zbardhet në mënyrë që një ekspertizë e tillë duhet të sigurohet, por vetëm si ekspertizë dhe jo si…
Përsëritja e zgjedhjeve në Komunën e Çairit është një proces që po përsëritet për herë të dytë në këtë Komunë. Kjo është hera e dytë që institucionet kompetente konstatojnë parregullsi në komunën e Çairit dhe në të dyja rastet kontestohet fitorja e kandidatëve të BDI-së. Herën e parë rasti ishte edhe më skandaloz dhe përveç KSHZ-së, parregullsitë ishin konstatuar edhe nga gjykatat dhe më pas ky rast u trajtua edhe nga Prokuroria Speciale publike. Në zgjedhjet lokale të vitit 2013, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, pati shpallur fitore që në rreth të parë. Por, pas ankesës së PDSH-së,…
06 November Aleanca për Shqiptarët do vazhdojë të jetë pjesë e qeverisë reformuese, thonë nga LSDM-ja, pavarësisht ashpërsimit të toneve mes këtyre dy partive pas zgjedhjeve lokale. Sipas udhëheqësve të koalicionit, nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha në formacionin qeverisës, megjithatë e diskutueshme mbetet Ministria e Shëndetësisë pas tërheqjes së Arben Taravarit. “Ziadin Sela do vazhdojë të jetë pjesë e koalicionit tonë dhe koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja vazhdon të jetë stabil dhe i qëndrueshëm. Bisedimet mes kryetarëve të subjekteve politike janë shtyrë për shkak të udhëtimit të kryeministrit Zoran Zaev. Megjithatë nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha…

