Avancimi i aspekteve ekonomike në vend rritë mundësinë e afrimit më të shpejtë të Maqedonisë drejt Evropës. Kështu ka porositur nga Vjena, kryeministri Zoran Zaev, ku po merr pjesë me forumin ekonomik “Dialog për të ardhmen 2017 Austri”. Zaev gjithashtu tha se bashkëpunimi mes biznesit dhe politikës është temë e hapur edhe në vend.
ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR
“Unë besoj se me të vërtetë përmes avancimit të aspekteve ekonomike të jetës në Republikën e Maqedonisë shumë më shpejtë mund ta afrojmë Maqedoninë në Evropë. Ky është edhe qëllimi ynë që duke praktikuar vlerat evropiane edhe në Maqedoni të afrojmë standardin tonë me standardin e qytetarëve të Bashkimit Evropian. Ajo është e mundur vetëm përmes bashkëpunimit të politikës me bizneset”.
Zaev shtoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është qëllim i vendit dhe i vendeve të Ballkanit perëndimor.
ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR
“Me të vërtetë, vendet e reja të punës, standardi më i lartë i jetës së qytetarëve, rritja e bruto prodhimit vendor, është e mundur të realizohen përmes investimeve direkte, vendore apo të huaja, përmes motivimit të hapjes së vendeve të reja të punës dhe në përgjithësi rritjes së tregtisë ekonomike, para së gjithash duke marrë pjesë në mënyrë të vaçantë në komponentën e eksportit e cila paraqet faktor të rëndësishëm për një pjesë të qëndrueshme të rritjes ekonomike dhe zhvillim të Maqedonisë”
Në kuadër të qëndrimit të tij në Vjenë, Zaev do të takojë edhe ministrin e Jashtëm të Austrisë, Sebastijan Kurc. Teuta Buç /SHENJA/

