Maqedonia nuk përparon, por ecë prapa në mbrojtjen dhe repsektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. Kështu deklaroi para deputetëve avokati i popullit Ixhet Memeti. Ai tha se në raportin e vitit 2016, theksohen qartë edhe pagesat e paligjshme për të cilat janë detyruar t’i bëjnë qytetarët.
IXHET MEMETI, AVOKAT I POPULLIT
“Ka katër për qind rritje të shkeljeve të lirive dhe të drejtave të njerit në vitin 2016. Dorëzuam rreth katër mijë ankesa. Kemi 1523 shkelje rekorde të lirive dhe të drejtave të njeriut. Në 1. 300 raste, u pranuan intervenimet tona. Konstatuam se ka pagesë joligjore të tatimit radiodifuziv, të ujit dhe pagesave tjera komunale. Shkelja e të drejtës për punësim të personave me pengesa. Reaguam për pagesë kundërkushtetuese të tatimit dhe për veprim joprofesional të organeve zgjedhore. Në raportet dhamë rekomandime, por nga ato asgjë nuk është pranuar”.
Avokati i Popullit, Ixhet Meteti në raportin e tij vjetor për vitin 2016 ka konstatuar se ka numër të madh të rasteve kur MPB ka bërë malltretimit gjatë kohës së kryerjes së detyres dhe veprim jo human. Por se, sipas tij, ende nuk është dëshmuar dhuna e shkaktuar.
IXHET MEMETI, AVOKAT I POPULLIT
As hetimet, as doshmitë e grumbulluara nuk ishin të mjaftueshme që të dëshmojnë se Maqedonia mundet të ketë hetim efikas kundër brutalitetit policor. Vazhdon mosdënimi i nëpunësve të policisë. Vazhdoi mbështetje deklarative e avancimit të të drejtave të burgosurve, n dërsa të burgosurit vazhdojnë të jetojnë në kushte johumane. Shkilet e drejta e mbrojtjes shëndetësore, të pakten të kthehet e drejta e mbrojtjes shëndetësore në Drejtorinë e zbatimit së sanksioneve”.
Raporti i Obdusmanit thotë se në vend ende ka institucionet skajshmërisht joprofesionale dhe të politizuara, ndërsa disa prej tyre për shkak të partizimit të plotë, u vendosën edhe në shërbim partiak. Mefail Ismaili /SHENJA/

