Sipas propozim-buxhetit për vitin 2018 që e prezantoi ministri i Financave, Dragan Tevdovski, parashikohet që rritja e akcizës së naftës për 3 denrarë do të sjellë të ardhura më të mëdha dhe impakt serioz mbi ekonominë. Sipas tij, efektet kryesore që do të sjellë rritja e akcizës ndërlidhen me rritjen e të ardhurave buxhetore më të mëdha për finansim të harxhimeve të reja. Përpos kësaj, me këtë do të ketë përafrim me standardet evropiane, si dhe do të mundësohet mbrojtje shtesë e ambientit jetësor.
Rritja e akcizave për dizelin, sipas ministrit të Financave, do të ketë impakt serioz mbi ekonominë, që sipas projeksionit të Qeverisë për inflacionin është 1,7 për qind, duke përfshirë edhe pritjet për zhvendosjen e akcizës. Kjo përqindje, tha Tevdovski, është tejet korrekte dhe nuk duhet të brengos askënd.
DRAGAN TEVDOVSKI, MINISTËR I FINANCAVE
“Ajo që më së shumti i intereson opinionit është se edhe me rritjen e paraparë të akcizës, praktikisht çmimi i dizellit në Maqedoni do të jetë edhe më tej më i ulët në rajon. Momentalisht është 1.8 euro, e dyta më e ulëta pas Kosovës, me 1 euro dallim, pra përsëri do të jemi në vendin e dytë, pas Kosovës”.
Sa i takon shfrytëzuesëve buxhetor, ai tha se e kanë përfundunuar procesin e bisedmimeve me të gjithë shfrytëzuesit buxhetor dhe njoftoi se kërkesat e tyre janë shumë të mëdha.
DRAGAN TEVDOVSKI, MINISTËR I FINANCAVE
“Shfrytëzuesit buxhetor kanë kërkesa më të mëdha, diku për 500 milionë euro. Nëse ishin përmbushur të gjitha dëshirat e tyre për rritjen e pagave, sot deficiti buxhetor i Maqedonisë do të jetë tetë, e jo 2, për qind të BPV-së. Kështu që, siç e dini ky është një proces serioz dhe tani ne në finansa po punojmë që të arrijmë rezultate. Duhet ta dini se këtë që po ua ekspozojmë, e kemi bërë procesin e shfrytëzuesit buxhetor”.
Tevdovski theksoi se është hera e parë që projeksioni i arkës së shtetit prezantohet dhe diskutohet haptazi përmes një debati publik. Deri më 15 nëntor Qeveria duhet ta miratojë Propozim – buxhetin dhe pastaj ta dorëzojë në Kuvend. Emine Ismaili /SHENJA/

