Author: almakos

07 November Qeveria i ka propozuar Kuvendit kandidatin për Kryeprokuror Publik. Bëhet fjalë për Lubomir Joveskin aktualisht anëtarë i Këshillit të Prokurorëve Publik. Sipas njoftimit të organit ekzekutiv, zgjedhja e Joveskit është bazuar në profesionalizmin e tij. Qeveria e Republikë së Maqedonisë këtë vendim e ka marrë mbi bazën e biografisë profesionale të Joveskit dhe mendimit pozitiv të Këshillit të Prokurorëve Publik për kandidatin në fjalë- thuhet në kumtesën e Qeverisë. Joveski ishte në garë me 22 kandidatë të tjerë për të zënë vendin e Marko Zvërlevskit i cili u shkarkua më 17 gusht të këtij viti. Tani Kuvendi duhet…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme solli vendim që t’i propozojë Kuvendit qw për prokuror publik ta emërojë Lubomir Joveskin, anëtarë i Këshillit të Prokurorëve Publik të Republikë së Maqedonisë. Qeveria këtë vendim, siç kumtoi shërbimi qeveritar për media përveç në bazë të biografisë profesionale të Lubomir Joveskit e solli edhe në bazë të mendimit pozitiv të Këshillit të Prokurorëve Publik. Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë zgjidhet për gjashtë vjet, ndërsa zgjedhjen e bëjnë deputetët me shumicë të thjeshtë. Këshilli i Prokurorëve para pak ditwsh dwrgoi mendimin e tij në Qeveri, pwr dy kandidatw. Nw garw…

Lexo më Shumë

Sead Koçan sot doli para gjykatës dhe prokurorisë Speciale pas disa muajsh arrati dhe pastaj kthim në Maqedoni. I akuzuari kryesor për krim financiar të rëndë 17 milion euro, ishte në prani të avokatëve të tij dhe të përfaqësuesve të firmave që ishin pjesë e konzorciumit i cili kishte fituar tenderin për gërmim të ELEM-it. Nuk kishte hapësirë për diskutim thelbësor pasi mbrojtja e Sead Koçanit dhe firmave “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” nga Studeniçani, kërkuan anulim të seancës shkaku se nuk e kishin parë listën e provave.  Prokuroria Speciale e përfaqësuar nga Artan Ajro dhe Gavrill Bubevski, insistonin se provat…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Maqedonisë në seancën e djeshme nuk ka miratuar masat që gjenden në Raportin e Avokatit të Popullit, me të cilat sugjerohet që në shumë sfera të përmirësohet jeta e qytetarëve. Me këtë rast, Avokati i Popullit Ixhet Memeti, u shpreh i zhgënjyer nga kjo sjellje e deputetëve, të cilët, tha ai, edhe pse ka pasur shumicën e nevojshme, sërish nuk kanë miratuar masat e propozuara. IXHET MEMETI, AVOKAT I POPULLIT “Kuvendi nuk miratoi masa që Qeveria të përmirësojë gjendjet në fusha të ndryshme sa i përket të drejtave dhe lirive të njeriut. Edhe pse me ligjin e ri…

Lexo më Shumë

Hipokrizi dhe tentim për të blerë kohë. Kështu e vlerësojnë analistët politik kërkesën e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, për hetim ndërkombëtar për rastin e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Politologu Xhenis Sulimani thotë se me këtë kërkesë Ahmeti po ashtu dëshmon se nuk iu beson institucioneve që i drejton partia e tij, përfshirë këtu edhe institucionet të drejtësisë, as me ardhjen e Qeverisë së re e cila u promovua si reformatore. XHENIS SULIMANI, POLITOLOG “Një kërkesë për hetim ndërkombëtar nga një subjekt i cili qeverisë në Maqedoni për 15 vjet mendoj…

Lexo më Shumë

07 November Një javë pas epilogut gjyqësor për rastin Lagja e Trimave, pritet në çdo moment 4 të lëruarit nga akuza për terrorizëm të lëshohen nga paraburgimi i Shutkës. Që nga mëngjesi, familjarët e Besnik Ajdinit, Besnik Bajramit dhe Fazli Osmanit presin para burgut të Shutkës daljen e familjarëve të tyre. Sipas burimeve të Alsat M, Gjykata Penale ka dorëzuar vendimet në burgun e Shutkës dhe gjatë ditës pritet që institucioni ndëshkues t’i hap dyert e hekurta për katër personat e liruar nga akuza. Familjarët thonë se periudha 2 vite e gjysmë sa familjarët e tyre kanë qenë të akuzuar,…

Lexo më Shumë

07 November Niveli i lartë i ndotjes së ajrit ka rritur dukshëm numrin e pacientëve nëpër spitale. Mjekët thonë se gjatë muajit të fundit numri i pacientëve është trefishuar. Simptomat e zakonshme të cilat kanë manifestuar pacientët gjatë kësaj periudhe, sipas mjekëve janë të ngjashme, edhe atë probleme të theksuara me frymëmarrjen. Mjekët thonë se fëmijët me imunitet të dobët dhe ata me probleme të mushkërive e vuajnë më së tepërmi këtë kualitet të ajrit, ndërkaq shtojnë se kjo gjendje ndihmon shumë edhe në përhapjen e virozave. Muajin e fundit, më mirë thënë tre javët e fundit numri i pacientëve…

Lexo më Shumë

07 November Rikthehet ndotja e ajrit. Shkupi, Tetova dhe Kumanova në 24 orët e fundit kanë qenë qytetet me ajrin më të ndotur edhe atë pesë fish mbi nivelin e lejuar. Ndërsa sot stacionet matëse të ajrit, tregojnë rezultate shqetësuese të ndotjes së ajrit në Kërçovë, Karposh dhe Qendër. Ambientalistët thonë se ndotja e ajrit i ka gjetur autoritetet të pa përgatitura. OJQ-të kritikojnë Institucionet kompetente se nuk kanë punuar mjaftueshëm për përmirësimin e gjendjes. Institucionet duhej që të punonin 12 muaj çdo vit me qëllim që të zgjidhej ky problem, dhe të paktën çdo vit të kemi njëfarë lloj…

Lexo më Shumë

07 November Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve ka ngecur në leximin e parë. Shumica parlamentare pret që kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi të vendos në rend të ditës vazhdimin e leximit të parë. Propozuesit janë të gatshëm të bëjnë edhe ndryshime eventuale në tekst. Jemi seriozisht të përgatitur për të ndërhyrë në përmirësimin e tekstit në drejtim të anashkalimit të të gjitha dilemave dhe lëshimeve – dekalroi  Tomisllav Tuntev, Deputet i LSDM-së. Jam i bindur që edhe opozita do të tërhiqen nga obstruksionet që i bëhen këtij ligji dhe do të miratohet me lehtësi në Kuvend – tha Artan Grubi, Deputet i…

Lexo më Shumë

Një e treta e aktiviteteve të pjesës “3” nga plani “3-6-9” nuk është realizuar ndërsa prej tyre një pjesë realizohet me vonesë, tregon monitorimi i Institutit për demokraci. Pushteti që prej para një muaji u distancua se të gjitha masat që janë në kompetencën e tij janë përmbushur, që nënkupton se ka vonesa tek trupat e tjerë punues dhe institucionet. Sipas kësaj, nuk mund të flitet për realizim qind për qind të obligimeve. Sipas dinamikës aktuale, për momentin kemi vonesa. Rezultati nga përmbushja e aktiviteteve të parapara në numrin “3” të planit “3-6-9” ka vonesë dhe gjithashtu nuk janë vërtetuar…

Lexo më Shumë

Zyrtarët e KSHZ-së japin detaje për procesin e rivotimit që do të bëhet të dielën më 12 nëntor, në vendvotimin 2901. Bëhet fjalë për vendvotim në kuadër të komunës së Çairit, gjegjësisht për votuesit që realizojnë të drejtën e votës në shkollën fillore “Idnina”, raporton Televizioni SHENJA. Këtu janë 719 qytetarë që do të votojnë për zgjedhjen e kryetarit të Komunës së Çairit. Zëdhënësja e KSHZ-së, Arjeta Xhemaili sqaroi se rregullat për rivotimin në këtë vendvotim janë të njëjta si për rrethin e dytë të zgjedhjeve, duke shtuar se opinioni duhet ta ketë të qartë se nuk bëhet fjalë për rreth…

Lexo më Shumë

Ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska u paraqit në Gjykatën e Apelit ku do të vendoset nëse “bombat” për rastin e veturës luksoze Mercedes e cila kapi vlerën prej 600 mijë euro do të pranohen apo jo si dëshmi. Ish ministrja është e dyshuar në rastit “Fortesa”, “Titanik” dhe “Tanku”. Gjykata e Apelit  deri më tani ka lejuar që “bombat” të merren si dëshmi në rastet “Tenderët”, “shuplakat në Qendër”, “300”,  “Toplik” dhe “TNT”. Gordana Jankullovska është një prej personave që më së shpeshti është paraqitur si e dyshuar në rastet e Prokurorisë Speciale. Dyshohet për pjesëmarrje në manipulim zgjedhor,…

Lexo më Shumë