Një e treta e aktiviteteve të pjesës “3” nga plani “3-6-9” nuk është realizuar ndërsa prej tyre një pjesë realizohet me vonesë, tregon monitorimi i Institutit për demokraci. Pushteti që prej para një muaji u distancua se të gjitha masat që janë në kompetencën e tij janë përmbushur, që nënkupton se ka vonesa tek trupat e tjerë punues dhe institucionet. Sipas kësaj, nuk mund të flitet për realizim qind për qind të obligimeve.
Sipas dinamikës aktuale, për momentin kemi vonesa. Rezultati nga përmbushja e aktiviteteve të parapara në numrin “3” të planit “3-6-9” ka vonesë dhe gjithashtu nuk janë vërtetuar aktivitetet që përfshijnë pjesën “6” dhe “9” – deklaroi Zoran Neçev, instituti për demokraci “Societas Civilis”.
Një pjesë e aktiviteteve, për shembull reformat në gjyqësor as që mund të maten për shkak të mënyrës se si janë vendosur qëllimet. Për shembull, qeveria thjesht inkurajon Këshillin gjyqësor që t’i “inkurajojë” gjykatësit të denoncojnë presione. Por, zv/kryeministri Osmani është optimist.
Nuk ka zvarritje. Mos i shikoni në mënyrë precize muajt, por periudhat për realizimin e masave – u shpreh Bujar Osmani, zv/ kryeministër për çështje evropiane.
Sipas Osmanit, disa vendime nuk do të varen tërësisht nga vullneti i qeverisë, pasi për disa reforma të caktuara do të nevojitet shumicë prej 2/3 në Kuvend. Plani “3-6-9” është dokument me një sërë detyrash që qeveria e re vetë i vendosi në bashkëpunim me sektorin joqeveritar dhe me ekspertët. Për rekomandim të pakushtëzuar në muajin prill për hapjen e negociatave me BE-në, qeveria nevojitet të realizojë një pjesë të reformave më të mëdha deri në fund të shkurtit ose fillim të marsit. Kjo do të thotë se kryeministri Zaev dhe ekipi i tij kanë rreth pesë muaj për të treguar rezultate.
Alsat

