Author: almakos

6 September 2018 / 10:12 Më shumë se 40 për qind e shtetasve të Maqedonisë do të votojnë për “një marrëveshje” me Greqinë për emrin e ri në referendumin e 30 shtatorit, sipas hulumtimit më të fundit të kryer nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” Shkup dhe Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar për TV Telma. Kundër janë shprehur 8.6 për qind të të anketuarve, 6.3 për qind janë të pavendosur, ndërsa dy për qind refuzuan të përgjigjen. 42,2 për qind e të anketuarve nuk kanë reaguar. 57.8 për qind e të anketuarve do të dalin në referendum, ndërsa 28.8 për…

Lexo më Shumë

5 September 2018 / 21:05 Nën emrin e një shoqate artistike, disa persona kërkojnë të punësojnë vajza të reja si sekretare nëpërmjet njoftimeve “online” dhe më pas rekrutoheshin si prostituta në lokale nate, në një qytet të Maqedonisë. Gazetarë të “Fiks Fare” kanë zbuluar këtë rrjet prostitucioni dhe treguan me fakte sesi rekrutohen vajzat e reja, si kalonin në kufi nën logon e një shoqate artistike, e më pas punonin si punëtore seksi në lokale. Shoqata artistike “Ferdinand Deda”, me seli në Tiranë, mashtronte me vendet e punës të cilat reklamonte, pasi në të vërtetë ajo rekrutonte punonjëse seksi nëpërmjet…

Lexo më Shumë

https://dim.cycleway.info/ 5 September 2018 / 19:15 Qeveria e Maqedonisë ka miratuar nevojën për vendosje e kontrollit të përbashkët të organeve kompetente, të të dy shteteve në vendkalimin kufitarë Qafëthanë. Drejtoria e doganave nëpërmjet Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë ka zhvilluar bisedimet me Qeverisë shqiptare, duke arritur marrëveshje për kontroll të përbashkët brenda 15 ditëve. Nga Qeveria e Maqedonisë bënë të ditur se tani në fazë është krijimi i delegacioneve të cilat do të nënshkruajnë marrëveshjen me qëllim që e njëjta të hyjë në fuqi sa më shpejt. Ky projekt pritet që të lehtësojë tregtinë në mes dy vendeve the procesin…

Lexo më Shumë

5 September 2018 / 17:19 Përfaqësues të lartë të bashkësisë ndërkombëtare vizitojnë Shkupin, në prag të referendumit të 30 shtatorit. Sonte vjen Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të premten kancelari austriak, Sebastian Kurc dhe të shtunën kancelarja gjermane, Angela Merkel. Njohësit e çështjeve ndërkombëtare vlerësojnë se mesazhi që përçojnë këto vizita është i qartë: referendumi është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Profesori Blerim Reka vlerëson se 3-shja më e fuqishme euro-atlantike do të shprehë mbështetjen për referendumin, si mundësia e fundit për orientimin e vendit drejt NATOs dhe BE-së. Edhe sipas profesorit Nazmi Maliqi vizitat…

Lexo më Shumë

5 September 2018 / 15:56 “Nëse nuk mundesh ti biesh gomarit, bjeri samarit”.  Me këto fjalë ish ndihmës ministri i policisë Gjoko Popovski ka përfunduar fjalën e tij në gjykatë në seancën e hapur për rastin Tanku në Gjykatën e Apelit. Para se të marr fjalimin , i akuzuari i cili në shkallën e parë me 6 vjet e gjysmë burg hodhi poshtë akuzat se ka bërë vepër penale gjatë furnizimit të Mercedesit të blinduar në vlerë prej 600 mijë euro. Ai mohoi të ketë hartuar dokumentacionin teknik për marrëveshjen kontestuese dhe se mercedesi mund të blihej edhe me Marrëveshja…

Lexo më Shumë

5 September 2018 / 15:48 Televizioni ALSAT ka dorëzuar kërkesë deri në Ministrinë e Kulturës dhe në Qeveri për ndryshime të Ligjit për Fondin e Filmit lidhur me kuotën prej 0,9% që ALSAT M si televizion kombëtar e siguron për Agjencinë e Filmit. Nisur nga ngjarjet e fundit, ku nëpër media doli në qarkullim traileri i filmit “Tallje me Krishtin” në të cilin kishte skena ku pjestarët e UÇK-së paraqiteshin si dhunuesë dhe vrasës të civilëve maqedonas, ALSAT jo vetëm që distancohet por nuk dëshiron të jetë pjesë financuese e projekteve polemizuese filmike me përmbajtje që nxitin urrejtje ndëretnike që…

Lexo më Shumë

5 September 2018 / 15:06 Nuk dihet se kur mjekët specialistë do të fillojnë të marrin pagën e premtuar prej 100,000 denarësh. Pas rritjes së pagës prej 5%, mbetet e paqartë se kur do të bëhet ngritja tjetër e përqindjes së parave që do të marrin mjekët, me qëllim që të përmbushet premtimi parazgjedhor i Qeverisë. Kryeministri Zaev tha se rritja e pagave varet nga përllogaritja e kursimeve serioze të buxhetit shtetëror. Në rrjedhë janë bisedimet, të gjithë ata performanca të cilat janë kursime serioze të buxhetit duam t’i ridestinojmë për t’i motivuar së pari në shëndetësinë publike por dhe…

Lexo më Shumë

5 September 2018 / 15:01 Ministria e Brendshme dhe sektori civil nënshkruan memorandum bashkëpunimi për luftë kundër ekstremizmit, radikalizmit dhe terrorizmit. Në këtë kuadër u potencua edhe nevoja e sigurimit të ambientit demokratik gjatë procesit të referendumit. Folëm edhe për prononcimin e qytetarëve në referendum dhe nevojën për sigurimin e ambientit të sigurt, të civilizuar dhe pa asnjë element të kërcënimeve, gjë që mund të ndikojë keq në të drejtën e qytetarëve gjatë prononcimit tyre – deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm. Qendra për liri Civil u bën thirrje institucioneve që të parandalojnë çdo element të kërcënimeve dhe fjalorit të…

Lexo më Shumë

5 September 2018 / 14:39 Ndërmjetësi për çështjen e emrit Methju Nimic vlerëson se në rast të dështimit të Marrëveshjes për emrin, çështja rrezikon të mbetet e pazgjidhur edhe për shumë vite të tjera. Shpresoj se Marrëveshja do të kalojë në të dyja vendet, sepse është zgjidhje e drejtë dhe e ndershme për të dyja palët, por nëse nuk kalon, nuk shoh zgjidhje në një të ardhme të afërt”, ka thënë Nimic në intervistë për Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese. “Kaluan 25 vjet, mund të kalojnë edhe 25 të tjera dhe shumë njerëz të humbin interesin, pasi do të vlerësonin…

Lexo më Shumë

5 September 2018 / 14:14 Gjykata u ka shqiptuar paraburgim prej 30 ditësh, tre të dyshuarve për vrasjen e familjes tre anëtarëshe në Dibër. Siç kumtojnë nga Prokuroria, tashmë ka nisur hetimi mbi motivet dhe rrethanat e vrasjes, por ende i dyshuar kryesor për vrasjen mbetet vajza e madhe e familjes, 28 vjeçarja Blerta Pocesta. Ndërsa si ndihmës të saj, që i kanë ndihmuar për gjetjen e armës dhe arratisjen, llogariten ende dy banorët e Gostivarit dhe Dibrës, në moshë 31 dhe 61 vjeç.

Lexo më Shumë

Reperi i njohur Ledri Vula është shumë i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. Ai këtë verë ka performuar thuajse në të gjitha qytetet e Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa nuk munguan edhe prurjet muzikore nga ai. Ledri është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tij. Së fundmi, ai publikoi në rrjetin social Instagram një video, ku shfaqet në një nga koncertet e tij teksa provon të kërcejë “Gjiki Challenge”. ? A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on Jul 26, 2018 at 8:06am PDT Kjo…

Lexo më Shumë

5 September 2018 / 13:23 Rreth 760 nëpunës të administratës nënshkruan pajtueshmëri për shpërndarjen e tyre në vende pune sipas Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa për 160 procedura është përfunduar plotësisht, njoftoi sot zëdhënësi qeveritar Muhamed Hoxha. Në pres konferencën në Qeveri, Hoxha informoi se për 600 persona procedura për shpërndarjen e tyre nëpër institucione sipas Marrëveshjes së Ohrit është në vijim. “Një pjesë nga personat e tjerë, rreth 200, të cilët nuk e kanë pranuar ofertën do tu jepet mundësia që të përfshihen në këtë transfertë të parë, nëpër institucione ku ende ka nevojë. Të tjerë do të përfshihen me…

Lexo më Shumë