5 September 2018 / 15:01
Ministria e Brendshme dhe sektori civil nënshkruan memorandum bashkëpunimi për luftë kundër ekstremizmit, radikalizmit dhe terrorizmit. Në këtë kuadër u potencua edhe nevoja e sigurimit të ambientit demokratik gjatë procesit të referendumit.
Folëm edhe për prononcimin e qytetarëve në referendum dhe nevojën për sigurimin e ambientit të sigurt, të civilizuar dhe pa asnjë element të kërcënimeve, gjë që mund të ndikojë keq në të drejtën e qytetarëve gjatë prononcimit tyre – deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.
Qendra për liri Civil u bën thirrje institucioneve që të parandalojnë çdo element të kërcënimeve dhe fjalorit të urrejtjes.
Ne konsiderojmë se fjalori i urrejtjes dhe kërcënimet kundër njerëzve që duan lirisht të prononcohen në referendum janë obstruksion serioz ndaj procesit demokratik, përbëjnë vepër penale dhe janë të papranueshme – tha Xhabir Deralla, Qendra për liri “Civil”.
Spasovski dhe Deralla u bënë thirrje organeve të ndjekjes penale që të ndërmarrin masa konkrete.
Adrian Kerimi


