5 September 2018 / 11:01 Në Gjykatën e Apelit me vonesë të vogël nga termini i paralajmëruar, sot vazhdoi seanca publike për padinë e gjykimit të shkallës së parë për Nikolla Gruevskin dhe Gjoko Popovski për lëndën “Tank”. Në seancë nuk marrin pjesë Gruevski, si dhe mbrojtësit e tij Dimitar Dangov, Sanja Aleksiq, Danço Nakov dhe Boro Tasevski, të cilët e kanë njoftuar Gjykatën se nuk kanë mundur të vijnë sepse janë të angazhuar në lëndë të tjera në Gjykatën Penale. Gjoko Popovski dhe avokati i tij Sterjo Zikov erdhën në Gjykatën e Apelit. Menjëherë në fillim gjykatësit informuan se…
Author: almakos
5 September 2018 / 10:34 Zëdhënësi i Grekëve të Pavarur, Teodoros Tosunidis kërkon prej liderit të Demokracisë së Re, Kirjakos Micotakis, të përgjigjet “nëse e pranon përdorimin e emrit të Maqedonisë në vend të emrit të Shkupit”. Siç njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina, reagimi i Tosunidis për Micotakisin është me rastin e intervistës së liderit të Demokracisë së Re për televizionin grek “Alfa”. “Kirjakos,mbetesh hipokrit, i pa zë dhe i gënjyer derisa vazhdon të mos përgjigjesh në pyetjen të cilën e parashtruan Grekët e Pavarur dhe gjithë popullin grek.: E pranon, PO ose Jo, përdorimin e emrit të Maqedonisë…
5 September 2018 / 10:33 Gjykata e Apelit sot duhet ta vazhdojë seancën publike për ankesën e aktvendimit të shkallës së parë për Nikolla Gruevskin dhe Gjoko Popovskin për lëndën “Tanku”. Gruevski dhe Popovski para këshillit gjyqësor duhet ta elaborojnë ankesën e dorëzuar, por siç paralajmëroi Gruevski dje në konferencën për shtyp në Kuvendin e RM-së nuk do të paraqitet në Gjykatën e Apelit, ndërsa në seancën për “Tanku”-n nuk do të marrin pjesë as avokatët e tij sepse, siç tha, edhe ashtu vendimi është sjellë politikisht. Gjykata e Apelit Shkup në tërësi i përgënjeshtroi pretendimet e dhëna në konferencën…
Reperi tetovar, S4mm, i cili shpejt shpërtheu në skenën e hip hopit ka gati projektin e tij të ri. Ai pubilkoi ditë më parë një video të shkurtër ku sipas përshkrimit shihet se është me tematikë më të butë se zakonisht. “A ta qes? #Dashuri”, ka shkruar S4mm duke aluduar se projekti i ri mund të jetë më romantik. Reperi që kryesisht vepron dhe jeton në diasporë besohet se është duke realizuar edhe një projekt me Noizyn, i cili do të vij edhe me videoklip. Tetovari nuk ka bërë të ditur datën e publikimit të projektit të ri. S4mm pati…
4 September 2018 / 19:08 Ministri i Arsimit, Arbër Ademi ka hedhur poshtë akuzat e një ditë më parë të partive opozitare lidhur me tenderin për furnizimin me tekste shkollore në vlerë prej mbi 5 milion euro. Ademi thotë se gjitha procedura është zhvilluar konform procedurave ligjore. Ministria e Arsimit sërish thekson se një procedurë e tillë është zhvilluar nga të gjitha ministrat që kanë udhëhequr me këtë dikaster në periudhën e miratimit të ligjit për tekste shkollore. Ademi ka ftuar opozitën por edhe të gjithë të interesuarit që bashkërisht të shohim dokumentacionin mbi procedurën e realizuar. Alsat [embedded content]
4 September 2018 / 16:30 Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shpalosi rregulloren e re e cila i saktëson të gjitha detajet për referendumin e 30 shtatorit, rregullore kjo e përpiluar për referendumin e emrit. Anëtari i KSHZ-së, Enver Salihi u bëri thirrje krerëve të Komunave që të mos u bëjnë presion administratës. Salihi nuk saktësoi se cilat janë komunat që bëjnë kryejnë mobing ndaj administratorëve, por megjithatë, luti për qetësi në fushatë dhe në ditën e votimit për referendum. Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë mund të kemi rezultat korrekt dhe demokratik. Anëtarët e KSHZ-së gjithashtu thanë se do të edukojnë…
4 September 2018 / 16:08 Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi është i bindur se shumica e qytetarëve do ta mbështesin referendumin e 30 shtatorit, ndërsa i bëri thirrje opozitës që të sillet me përgjegjshmëri. I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse nuk arrihet cenzusi i nevojshëm në referendum , Xhaferi u shpreh se në rast dështimi, çështja do të kalojë në duart e institucioneve. Intervistën e plotë të kryeparlamentarit Xhaferi do të mund ta ndiqni sonte në “Programi 200”, me fillim në orën 22:00. “Në situatën që të mos ketë census nënkupton që qytetari abstenon nga e drejta të…
4 September 2018 / 15:58 Ish kryeministri Nikola Gruevski akuzoi se zv/kryetarja e Gjykatës së Apelit, nën ndikimin politik, ka kryer presion mbi gjykatësit të cilët duhet të vendosin për aktgjykimin e shkallës së parë për rastin “Tanku”. Sipas Gruevskit, plani ka qenë që të dënohej që në seancën e Apelit të premten dhe të arrestohet sa më shpejtë. Nëse nuk ishte tragjike, do të ishte qesharake, tha Gruevski, duke theksuar se propaganda e pushtetit po shndërrohet në objekt që dëshiron që ai të arrestohet natën para referendumit. Ka pasur edhe mendime të tilla që të ulet dënimi nën 1…
4 September 2018 / 15:46 Gjykata Penale e refuzoi si të pabazë kërkesën e avokatëve të ish-ministres Gordana Jankulloska për përjashtimin e gjykatëses Dobrila Katsarska nga rasti “Tanku”. Mbrojtja në kërkesë ka deklaruar se gjykatësja Kacarska rastin e udhëheqë duke mbajtur anë sepse tanimë ka deklaruar se Jankulloska është fajtore që në aktgjykimin e shkallës së parë për të njëjtin rast, kur me dënime me burg u gjykuan të pandehurit Nikolla Gruevski dhe Gjoko Popovski. Mbrojtja gjithashtu thotë se sjellja e Kacarskës ndaj Jankullovskës është diskriminuese dhe poshtëruese, sepse gjatë shtatzënisë së rrezikshme shpesh janë caktuar seanca dëgjimore, të cilat…
4 September 2018 / 15:03 Pronari i kompanisë Sekjurikom, Volfgang Gamper, ka ikur nga Maqedonia 10 ditë më parë. Jozyrtarisht austriaku u arratis pasi shteti ia bllokoi llogaritë e katër kompanive që i posedon në Maqedoni. Tani për tani, nuk ka asnjë shpjegim se si u arratis për shkak se pasaporta e tij ishte konfiskuar, ndërsa Gamper paraqitej në gjykatë pas shqiptimit të masave të kujdesit. Gamper është akuzuar për bashkë-pjesëmarrje në kurdisje të tenderit 11 milionësh për pastrimin dhe sigurimin e qeverisë tre vjet më parë. Edhe këtë vit, Sekjurikom aplikoi në tenderin për pastrimin e ndërtesës së qeverisë,…
4 September 2018 / 14:32 Nxënësit e shkollës fillore në fshatin Novosellë të Bogovinës kanë ndërprerë bojkotin e mësimit. Banorët pas protestës së një dite më parë morën premtime nga Ministria e Arsimit se pas 60 ditësh do fillojnë punët për ndërtimin e objektit të ri të shkollës. Megjithatë prindërit kanë paralajmëruar se nëse pas dy muajsh nuk realizohet premtimi i dhënë, fëmijët e tyre do t’i rikthehen bojkotit. “Besim nuk kemi se në politik premtime janë normale dhe zgjatin me vite, pesë apo gjashtë vite nuk është çudi”. “Nëse nuk plotësohet premtimi sërish njerëzit do e ndalin mësimin do…
4 September 2018 / 13:44 Ambasadori i Spanjës, Ramon Abaroa Karanza shprehu bindjen se Maqedonia një ditë do të bëhet anëtare e BE-së. Ndërsa zv/ministri i Ambientit Jetësor, Jani Makraduli tha se kur të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE, të gjithë do të befasohen me faktin se vendi ka harmonizuar tërësisht legjislacionin me standardet evropiane në menaxhimin me mbeturinat. Makraduli theksoi se nga 70 000 kompani, vetëm 1700 paguajnë për riciklimin e mbeturinave. Edhe përfaqësuesja e delegacionit evropian, Virve Vimpari tha se BE-ja nga afër do të ndjek zbatimin, duke theksuar se politikanët duhet të mendojnë për gjeneratat e…

