4 September 2018 / 13:44
Ambasadori i Spanjës, Ramon Abaroa Karanza shprehu bindjen se Maqedonia një ditë do të bëhet anëtare e BE-së. Ndërsa zv/ministri i Ambientit Jetësor, Jani Makraduli tha se kur të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE, të gjithë do të befasohen me faktin se vendi ka harmonizuar tërësisht legjislacionin me standardet evropiane në menaxhimin me mbeturinat. Makraduli theksoi se nga 70 000 kompani, vetëm 1700 paguajnë për riciklimin e mbeturinave. Edhe përfaqësuesja e delegacionit evropian, Virve Vimpari tha se BE-ja nga afër do të ndjek zbatimin, duke theksuar se politikanët duhet të mendojnë për gjeneratat e ardhshme dhe jo vetëm për zgjedhjet. Këto komente u bënë në përfundimin e Projektit Tuining të mbështetur nga Britania e Madhe dhe Spanja.
Me këto ndryshime të 7 ligjeve, akteve nënligjore, rregullave dhe strategjive praktikisht ne 100% e harmonizojmë legjislacionin në sferën e mbeturinave me standardet evropiane. Kuptohet kjo është kornizë ligjore. Ajo që është sfidë është se çfarë do të bëjmë në terren dhe si do t’i zbatojmë ligjet. Vendoset kornizë se si do të duhet të duket struktura e një sektori që kujdeset për trajtimin e mbeturinave, me stimulimin e kompanive që do të riciklonin, si të gjenerohen sa më pak mbeturina”- u shpreh Jani Makraduli, zëvendës ministër i Ambientit Jetësor.
Gjithsesi BE-ja nuk konsideron se projekti përfundon me mbylljen e projektit. Ne do të vazhdojmë ta monitorojmë prej afër zbatimin e të gjitha ligjeve, që u miratuan në kuadër të këtij projekti. Shpresojmë që ky grup i ligjeve nuk do ta kenë situatën e njëjtë si ligji i ri mbi inspektimin mjedisor, zbatimi i të cilit ka mbetur pezull që nga viti 2016. Gjithsesi mbetet akoma shumë punë përpara në këtë sferë dhe asnjë përpjekje nuk duhet të zgjatet nga autoritetet e vendit, për mbështetjen e menaxhimit të mbeturinave”- tha Jani Makraduli, zëvendës ministër i Ambientit Jetësor.


