4 September 2018 / 15:46
Gjykata Penale e refuzoi si të pabazë kërkesën e avokatëve të ish-ministres Gordana Jankulloska për përjashtimin e gjykatëses Dobrila Katsarska nga rasti “Tanku”. Mbrojtja në kërkesë ka deklaruar se gjykatësja Kacarska rastin e udhëheqë duke mbajtur anë sepse tanimë ka deklaruar se Jankulloska është fajtore që në aktgjykimin e shkallës së parë për të njëjtin rast, kur me dënime me burg u gjykuan të pandehurit Nikolla Gruevski dhe Gjoko Popovski. Mbrojtja gjithashtu thotë se sjellja e Kacarskës ndaj Jankullovskës është diskriminuese dhe poshtëruese, sepse gjatë shtatzënisë së rrezikshme shpesh janë caktuar seanca dëgjimore, të cilat kanë vazhduar edhe pas lindjes. Për këtë thirren edhe në mendimin e Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi. Seanca për rastin “Tanku” vazhdoi me marrjen në pyetje të dëshmitarëve.
Në këtë procedurë ka marrë pjesë edhe gjykatësja Dobrila Kacarska sepse kërkesa për mbrojtje nga diskriminimi është bërë kundër saj, domethënë është theksuar se ajo e diskriminon sipas këtyre arsyeve: të drejtën për amësi, të drejtën e shtatzënisë, të drejtat për pushim mjekësor. Zonja gjykatëse Dobrila Kacarska ka dhënë deklaratë e përkatëse deri tek Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi megjithatë nuk i është pranuar dhe e përsëris se është marrë një mendim nga ky komision se e akuzuara Gordana Jankullovska në këto baza ka qenë e diskriminuar”- tha Boro Tasevski , avokati i Jankullovskës.


