4 September 2018 / 15:58
Ish kryeministri Nikola Gruevski akuzoi se zv/kryetarja e Gjykatës së Apelit, nën ndikimin politik, ka kryer presion mbi gjykatësit të cilët duhet të vendosin për aktgjykimin e shkallës së parë për rastin “Tanku”. Sipas Gruevskit, plani ka qenë që të dënohej që në seancën e Apelit të premten dhe të arrestohet sa më shpejtë. Nëse nuk ishte tragjike, do të ishte qesharake, tha Gruevski, duke theksuar se propaganda e pushtetit po shndërrohet në objekt që dëshiron që ai të arrestohet natën para referendumit.
Ka pasur edhe mendime të tilla që të ulet dënimi nën 1 vjet që mos të kem të drejtë të për ankesë pranë Gjykatës Supreme. Gjithashtu, sipas këtyre njohurive, plani ka qenë të nesërmen të premten më 31 gusht të fillojë dhe të mbarojë seanca, ndërsa më 7 shtator në mënyrë të shpejtë të publikohet vendimi, që ndoshta edhe do të ndodh. Ka mundësi që të ketë ndryshim të vogël pasi në vend që të premten, për shkak të kohëzgjatjes së seancës, përfundimi u shty për më 5 shtator. Sipas njohurive, është thënë se për të njëjtën ajo ka marrë instruksione nga një instancë shumë e lartë, nga një faktor shumë i rëndësishëm dhe ka kërkuar nga çdo gjykatës veçmas të konfirmoj se do të votoj sipas sugjerimit të saj- tha ish kryeministri Nikolla Gruevski.
Alsat


