Argjentina Ramosaj ditë më parë ishte në qendër të vëmendjes së medieve rozë shqiptare. Këngëtarja ka organizuar një ndejë të vogël me rastin e përvjetorit të tretë të lindjes së djalit, Noahs. Por, bukuroshja pas angazhimeve të shumta në koncerte dhe projekte të reja, ka zgjedhur të shijoj rrezet e diellit. Ajo ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në krah të bashkëshortit dhe të birit. Bukuroshja në disa prej fotografive shfaqet tejet seksi e veshur në sytjene të zeza dhe një fustan të shkurtër ngjyrë kafe dhe mban në duar një kapele. Lexo po ashtu:…
Author: almakos
Tashmë shumica e skuadrave kanë publikuar listën e lojtarëve që do të mund të luajnë në Ligën e Kampionëve për sezonin 2018/19. Në mesin e tyre është edhe lista e Interit, e cila shfaq gabime në tregun e transferimeve nga klubi zikaltër. Lucian Spalletti në listën e 21 lojtarëve nuk ka përfshirë Joao Marion, Dalbert Henrique dhe Roberto Gagliardinin. Dalbert në duel me Lorenzo De Silvestrin gjatë ndeshjes Inter-Torino (Foto: Getty Images ) Nëse e gjitha kjo përkthehet në vlerë financiaren i bie që Interi ka lënë jashtë lojtarë të blerë në vlerë 96 milionë euro, gjë që nuk është…
Një mbretëreshë e bukurisë së re mund të bëhet një vajzë myslimane. Për herë të parë të disa dekadave të garës së bukurisë në finale do të jetë edhe një vajzë e mbuluar me “hixhab”. Sara Iftekhar, nga Huddersfield është femra e parë që ka ecur në pistën e modës dhe mund të jetë “Miss Anglia 2018”. Studentja 20-vjeçare është e vetmja konkurrente që konkurroi e veshur në Kelham Hall, në Nottinghamshire. Studentja myslimane, e cila shpesh ndan fotografitë e veta që në llogarinë personale në Instagram, tha se “nuk mund të kuptojë se sa është e mahnitshme të ketë…
4 September 2018 / 10:45 Në Gjykatën Penale për sot gjithashtu është caktuar seancë për lëndën “Trajektorja” të Prokurorisë Speciale Publike. Në rastin “Trajektorja” janë të akuzuar ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish drejtori për Rrugë Shtetërore Lupço Georgievski për shkak se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë më shumë veprime me të cilat në procedurën për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e akseve të autostradës deri në Shtip dhe Ohër dhe e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me të paktën…
4 September 2018 / 10:32 Në Gjykatën Penale sot është caktuar vazhdimi i seancës gjyqësore për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike “Tarifa”, ku i akuzuar kryesor është ish-drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM”, Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë. Kjo lëndë ka të bëjë me keqpërdorim të detyrës zyrtare në procedurën e blerjes së sistemit softverik për nevojat e kompanisë shtetërore ELEM. Sipas akuzave, të dyshuarit me mos kryerjen e detyrave zyrtare i kanë mundësuar personit juridik-partneritet, i cili më vonë ka fituar tenderin, pas thirrjes publike është kualifikuar në fazën e dytë për bisedime, edhe pse nuk ka plotësuar…
4 September 2018 / 10:04 Në Gjykatën Penale sot vazhdon gjykimi për ish-ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, e cila po gjykohet në procedurë të ndarë për lëndën “Tanku” të Prokurorisë Speciale Publike. Jankulloskës i gjykohet në procedurë të ndarë sepse ka pasur shtatëzani të rrezikuar dhe ishte në pushim të lindjes. Kurse në seancën e sotme duhet të dëgjohen gjashtë dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria, nesër të prezantohen dëshmi me shkrim, ndërsa më 10 shtator të fillojë dëgjimi i dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja. Përndryshe, lënda “Tanku” ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” në vlerë…
John Millman ka bërë paraqitje spektakolare në turneun e hapur amerikan, US Open. Tenisti australian ka arritur të triumfoj kundër zviceranit Roger Federer, i cili nuk mundi të ndjek ritmin e kundërshtarit. Në fakt, Milman humbi setin e parë, por arriti të fitoj tre setet e ardhshme duke fituar me rezultat 3-1, në sete 3:6, 7:6 (9-7), 7:5, 7:6 (7-3). Federer, i cili ka bërë më shumë se 70 gabime dhe shërbime të dështuara, ku për të dytin vit radhazi ka mbetur jashtë katër turneve më të mëdha botërore të tenisit. Nga ana tjetër, australianI ka mbajtur vazhdimisht një nivel…
4 September 2018 / 8:31 Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me diell. Do të fryjë edhe erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 14 deri 21 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 23 deri 33 gradë celcius. Në Shkup parashikohet kryesisht mot me diell me vranësira të vogla. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri në 19 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 29 gradë.
Lily Allen ka befasuar të gjithë fansat me rrëfimin e fundit të bërë përmes rrjeteve sociale. Këngëtarja ka zbuluar se ka fjetur me përcjellje femrash në turne pasi u zbuluar një pjesë e librit autobiografik që do të dal në shitje shumë shpejt. Bukuroshja nuk ka hezituar të shkruan përmes llogarisë personale në Instagram, duke pranuar se ishte “e humbur dhe e vetmuar”, gjersa kishte nisur një turne pas publikimit të albumit, ‘Sheezus’. “Pra, në librin tim ‘My Thoughts Exactly’ (më 20 shtator) unë i veçoj disa gjëra nga ditët e mia të errëta, rreth epokës ‘Sheezus’, “shkruan ajo. “Kam…
Aktori i njohur Ernest Zymberi është pa diskutim një ndër personazhet më të spikatur të hit serialit “O Sa Mirë”. Pas një sezone të suksesshme në rolin e ‘Llukmanit’, ai kishte vendosur që në muajt e nxehtë të verës t’i japë vetes disa ditë të mira pushimi. Megjithatë, ai nuk ka harruar ta kujtoj edhe datën se kur i dha fund beqarisë duke kurorëzuar me martesë lidhjen me Lenën. E pikërisht në këtë ditë, të parin vit të kaluar si i kurorëzuar, artisti ka zgjedhur fjalët më të bukura të mundshme për bashkëshorten. Ai e ka falënderuar bashkëshorten për përkujdesje…
Juventusi ka zbuluar listën e skuadrës së tyre për Ligën e Kampionëve, ku të gjithë janë të ftuar, përveç Leonardo Spinazzolas së lënduar. Bardhezinjtë janë në të njëjtin grup të Ligës së Kampionëve me Manchester Unitedin, Valencian dhe Young Boysin. Lexo po ashtu: Ky grup nuk është aq i lehtë për Zonjën e Vjetër dhe trajneri i tyre, Massimiliano Allegri ka vendosur të provojë me të gjitha forcat, duke ftuar gjithë futbollistët. I vetmi lojtar i cili është larguar nga lista e trajnerit Allegri është Spinazzola, i cili ende po lufton me probleme të lëndimit. Lexo po ashtu: Sulmuesi adoleshent…
3 September 2018 / 19:37 Qeveria e Maqedonisë në vitin 2008 ka qenë e gatshme të pranojë emrin Republika e Maqedonisë Veriore apo Republika e Maqedonisë së Veriut, përfshirë njohjen e gjuhës maqedonase dhe kombit, thuhet në një dokument të klasifikuar të ambasadës amerikane në Shkup, të publikuar nga Uikiliks. Dokumenti i klasifikuar i titulluar “Për çfarë kanë nevojë maqedonasit që ta zgjidhin çështjen e emrit” mban datën 29 korrik 2008. Në dokument ambasadorja e atëhershme Millovanoviq shpreh konkluzionet e saj pas takimit me lidershipin në atë kohë Presidentin Branko Cërvenkovski dhe kryeministrin Nikolla Gruevski duke thënë se kushtet janë…

