4 September 2018 / 10:32
Në Gjykatën Penale sot është caktuar vazhdimi i seancës gjyqësore për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike “Tarifa”, ku i akuzuar kryesor është ish-drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM”, Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë. Kjo lëndë ka të bëjë me keqpërdorim të detyrës zyrtare në procedurën e blerjes së sistemit softverik për nevojat e kompanisë shtetërore ELEM. Sipas akuzave, të dyshuarit me mos kryerjen e detyrave zyrtare i kanë mundësuar personit juridik-partneritet, i cili më vonë ka fituar tenderin, pas thirrjes publike është kualifikuar në fazën e dytë për bisedime, edhe pse nuk ka plotësuar dokumentacionet. Vlera e marrëveshjes nga thirrja publike ka qenë 4.092.420 euro, ndërsa dëmi finaciar ka qenë për 456.560 euro.


