4 September 2018 / 10:45
Në Gjykatën Penale për sot gjithashtu është caktuar seancë për lëndën “Trajektorja” të Prokurorisë Speciale Publike.
Në rastin “Trajektorja” janë të akuzuar ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish drejtori për Rrugë Shtetërore Lupço Georgievski për shkak se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë më shumë veprime me të cilat në procedurën për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e akseve të autostradës deri në Shtip dhe Ohër dhe e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me të paktën 155 mijë euro.
Në seancat e deri tanishme për rastin “Trajektorja” janë dëgjuar rreth 300 biseda, nga të ashtuquajturat bomba, të propozuara si dëshmi. Në të gjithë bisedat dëgjohet zëri i ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski me bashkëbisedues në të cilat dakordohet se cilat kompani nga Maqedonia të marrin pjesë në ndërtimin e rrugës. Kurse në seancën e sotme pritet të dëgjohen rreth 20 biseda të tjera.


