Author: almakos

3 September 2018 / 14:40 Tetëdhjetë për qind e familjeve që kanë nxënës shpenzojnë nga 3,000 deri në 6,000 denarë për fillimin e vitit shkollor. Gjysma e familjeve këto shpenzime i mbulojnë me pagën e fundit ndërkaq 1/3 e familjeve shpenzimet i mbulojnë me ndihmën e gjyshërve apo marrin kredi bankare. Për 80% të familjeve këto shpenzime rëndojnë ndjeshëm buxhetin familjar. 34% e tyre mezi se mbulojnë harxhimet mujore për shkak të shpenzimeve për fillimin e vitit shkollor. Kështu flasin të dhënat e organizatës “Finance Think”. Këto të dhëna nuk janë për tu habitur duke marrë parasysh se një pjesë…

Lexo më Shumë

3 September 2018 / 13:55 Aleanca për Shqiptarët ka akuzuar ministrinë e Arsimit për ngecje në fushën e arsimit. Sipas departamentit për arsim të kësaj Ministria e Arsimit dhe Shkencës këtë vit shkollor e ka filluar me siç theksoi aferë korruptive prej 5.3 milion eurove, duke lidhur kontratë me një firmë sy në sy dhe jo duke respektuar vlerat. Aleanca për Shqiptarët, ka theksuar se propozim ligji për arsimin nuk ndryshon nga ligji I vjetër, duke e lënë të centralizuar skajshmërish arsimin. S`do mend që sot në vend që të flasim për suksese dhe arritje, jemi dëshmitarë që pikërisht në…

Lexo më Shumë

3 September 2018 / 13:05 Për rreth 200 nxënës të fshatit Novo Sellë të komunës së Bogovinës, viti shkollor nuk filloi sot. Prindërit e nxënësve kanë vendosur të bojkotojnë mësimin, shkaku i premtimeve boshe të ministrisë së Arsimit se shkolla e cila u dogj tërësisht në tetor të vitit të shkuar do të ndërtohet së shpejti..“Mësimin nuk e vazhdojmë derisa të fillojnë punët këtu. Ja ky është djali im, ky nuk don të mësoj në disa vende jo të rregulta. A sot kemi dalë këtu se nuk është duke u bë asgjë, as nga ana e Qeverisë as nga ana…

Lexo më Shumë

3 September 2018 / 12:59 Një gjykatës në Mianmar dënoi dy gazetarë të agjencisë britanike të lajmeve, Reuters me nga shtatë vjet burg secilin, me akuzë se po mblidhnin sekrete shtetërore. Wa Lone, 32 vjeç, dhe Kyaw Soe Oo, 28 vjeç, u arrestuan në Yangon në dhjetor nën Aktin e Sekretit Zyrtar të Epokës Koloniale. “Unë besoj në demokracinë dhe lirinë dhe kurrë nuk bëra asgjë të gabuar”, u tha  Wa Lone  mbështetësve në gjykatë. Dyshja e gazetarëve kishte hetuar një masakër të 10 burrave dhe djemve Rohingya në shtetin perëndimor Rakhine dhe thanë se kjo gjë ishte bërë nga…

Lexo më Shumë

3 September 2018 / 12:21 VMRO-DPMNE-ja dëshmon se është pa kompas politik, se nuk ka drejtim të qartë të veprimit dhe se është në konfuzion të plotë edhe atë pikërisht në njërën prej periudhave më të rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë, thuhet në reagimin e LSDM-së lidhur me siç thonë censurimin e fjalimit të Mickoskit nga partia e tij. “VMRO-DPME e censuroi fjalimin e kryetarit të tyre Hristian Mickoski. Nga fjalimi i Mickoskit në kanalin zyrtar të VMRO-DPMNE-së janë censuruar disa fjali të cilat zgjuan interes të madh në media. VMRO-DPMNE e censuroi Mickoskin i cili për veten thotë: “Kush…

Lexo më Shumë

3 September 2018 / 10:55 Një zjarr i madh ka përfshirë Muzeun Kombëtar të Brazilit në Rio de Janeiro, institucioni më i vjetër shkencor në vend. Zjarrfikësit po merren me zjarrin në ndërtesë, e cila përmban më shumë se 20 milionë artikuj në përmbledhjen e saj. Deri më tani nuk ka pasur raportime për ndonjë lëndim në zjarrin e së dielës. Muzeu, i cili dikur shërbeu si vendbanim për familjen mbretërore portugeze, festoi 200 vjetorin e saj në fillim të këtij viti. Drejtori i muzeut u shpreh se kjo ishte një ‘tragjedi për kulturën’. Një anëtar i stafit tha se…

Lexo më Shumë

3 September 2018 / 10:34 Kundër Marrëveshjes së Prespës, në mënyrë paqësore dhe të vendosur, pa karakteristika partiake dhe pa fjalime, organizatat greke të diasporës dhe “Komisionet për Luftë për Maqedoninë” i thërrasin grekët të shtunën, në orën 19 të dalin në protestë në Selanik, gjatë hapjes së Panairit Ndërkombëtar. “Të gjithë me flamuj grekë në dorë, ejani të mbushim Selanikun me rastin e pranisë së kryeministrit Cipras në hapjen e Panairit Ndërkombëtar. Tubimi i prek të gjithë grekët, sepse nuk duhet të lejohet sllavizmin i helenizmit maqedonas që çon në devijimin e territoreve greke”, shkruajnë organizatorët në njoftim. Organizatorët…

Lexo më Shumë

3 September 2018 / 10:30 Me dëshminë e Lube Boshkoskit sot në Gjykatën Penale duhet të vazhdojë seanca për lëndën “Tortura” e Prokurorisë Publike Speciale në të cilën të gjykuar janë ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, ish njeriu i parë i njësitit “Alfa” Ivica Antevski – Puki si edhe pesë pjesëtarë të njësitit, për arrestimin e Boshkoskit. Prokurori Lubomir Lape në fjalët hyrëse në seancën paraprake tha se PPS do të dëshmojë se në bazë të përcaktimit politik i akuzuari i parë Mijallkov i ka urdhëruar të akuzuarit e tjerë gjatë arrestimit të Boshkoskit që ai të vuaj në mënyrë…

Lexo më Shumë

3 September 2018 / 10:08 Në rajonin e Qytetit të Shkupit fundjavën e kaluar kanë ndodhur plot 31 aksidente prej të cilave 13 janë me dëm material të konsiderueshme, ndërsa një këmbësor është lënduar rëndë. Siç kumtojnë nga SPB-ja Shkup, janë sanksionuar 216 shoferë, ndërsa ju është marrë leja e drejtimit 104 të tjerëve. Prej 104 shoferëve të përjashtuar nga qarkullimi, 29  kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 38  kanë drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit ndërsa 30 shoferë kanë drejtuar automjete të paregjistruara. “Karrotreci” i ka larguar 105 automjete, ndërsa janë dhënë 153 gjoba për parkim jo të…

Lexo më Shumë

3 September 2018 / 9:30 Moti sot do të jetë më i freskët, në orët e paradites me kushte për reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut dhe paraqitje të bubullimave të rralla. Përkohësisht do të fryjë erë mesatare. Temperatura minimale do të jetë 10 gradë, ndërsa ajo maksimale 35 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë nga 16 deri në 32 gradë. Deri nga mesi i javës temperaturat e mëngjesit dhe të ditës do të pësojnë rënie për rreth katër deri në shtatë gradë dhe deri në fundjavë do të mbajë mot më i freskët.

Lexo më Shumë

Italiania Chiara Ferragni është martuar në qytezën Noto të Sicilisë me reperin Fedez. Pos familjarëve, miqve dhe personaliteteve zyrtare, në dasmën e tyre ishte i pranishëm edhe djali i tyre gjashtëmuajsh, Leo. Chiara, nga një studente e të Drejtës Ndërkombëtare, është shndërruar në një blogere shumë të suksesshme të modës. Biondja e famshme, blogun “The Blonde Salad” e kishte konceptuar si një përmbledhje udhëpërshkrimesh që i realizonte gjatë qëndrimit në Amerikë për ta perfeksionuar gjuhën angleze. Ndërsa me kalimin e kohës, blogu iu dedikua vetëm modës. Brenda muaji, blogu i saj ka miliona vizitorë, ndërsa ajo ka fituar shumë çmime…

Lexo më Shumë

Pas dy fitoreve në Serie A, Napoli ka pësuar edhe humbjen e parë për sezonin 2018/19. Sampdoria fitoi me rezultat 3-0 ndaj skuadrës napolitane, por kjo ndeshje vazhdon të komentohet për shkak të golit nga Fabio Quagliarella. 35-vjeçari shënoi në minutën e 75-të një gol me thembër duke befasuar të gjithë. ⚽️⚽️⚽️ This man is a living legend. #Quagliarella with a touch of magic sends the Gradinata Sud into delirium! #SampNapoli 3-0 pic.twitter.com/kBXD3rzQ6d — Sampdoria English (@sampdoria_en) September 2, 2018 Shumica e tifozëve të pranishëm në stadiumin Luigi Ferraris nuk iu besonin syve pasi gola të tillë rrallë herë shikohen…

Lexo më Shumë