3 September 2018 / 13:05
Për rreth 200 nxënës të fshatit Novo Sellë të komunës së Bogovinës, viti shkollor nuk filloi sot. Prindërit e nxënësve kanë vendosur të bojkotojnë mësimin, shkaku i premtimeve boshe të ministrisë së Arsimit se shkolla e cila u dogj tërësisht në tetor të vitit të shkuar do të ndërtohet së shpejti..
“Mësimin nuk e vazhdojmë derisa të fillojnë punët këtu. Ja ky është djali im, ky nuk don të mësoj në disa vende jo të rregulta. A sot kemi dalë këtu se nuk është duke u bë asgjë, as nga ana e Qeverisë as nga ana e komunës. Na kanë lënë pas sikur nuk jemi të këtij shteti”.
“Ne nuk dimë tjetër gjë përpos ti mbajmë fëmijët në shtëpi, s`kemi zgjidhje. Sikur ne s`jemi të këtij shteti, sikur nuk ekzistojmë fare”.
“I bëjmë apel kryeministrit Zoran Zaevit, që të vij në këto kushte edhe ai me na vizituar, se ka marr vota edhe prej këtij fshati. Na kanë lënë pas dore as që iu intereson fare”.


