3 September 2018 / 13:55
Aleanca për Shqiptarët ka akuzuar ministrinë e Arsimit për ngecje në fushën e arsimit. Sipas departamentit për arsim të kësaj Ministria e Arsimit dhe Shkencës këtë vit shkollor e ka filluar me siç theksoi aferë korruptive prej 5.3 milion eurove, duke lidhur kontratë me një firmë sy në sy dhe jo duke respektuar vlerat. Aleanca për Shqiptarët, ka theksuar se propozim ligji për arsimin nuk ndryshon nga ligji I vjetër, duke e lënë të centralizuar skajshmërish arsimin.
S`do mend që sot në vend që të flasim për suksese dhe arritje, jemi dëshmitarë që pikërisht në këtë fillim viti shkollor MASH e fillon me një skandal korruptim me vlerë 5.3 milion euro, duke bërë marrëveshje në katër sy me një ndërmarrje, jashtë çdo procedure ligjore. Edhe propozim ligji për arsim fillore që ende nuk ka arritur në procedurë parlamentare nuk përmban asnjë risi. Përkundrazi është ende më restriktiv. E kujtojmë opinionin e gjerë se ky propozim është një kopje e ligjit të vjetër me një maikazh sipërfaqësorë që ngërthen shumë paqartësi dhe ngurti në lidhje me kompetencat e organeve që drejtojnë- Ekrem Ismaili. Drejtues i sektorit për arsim në ASH.
Alsat


