5 September 2018 / 15:56
“Nëse nuk mundesh ti biesh gomarit, bjeri samarit”. Me këto fjalë ish ndihmës ministri i policisë Gjoko Popovski ka përfunduar fjalën e tij në gjykatë në seancën e hapur për rastin Tanku në Gjykatën e Apelit. Para se të marr fjalimin , i akuzuari i cili në shkallën e parë me 6 vjet e gjysmë burg hodhi poshtë akuzat se ka bërë vepër penale gjatë furnizimit të Mercedesit të blinduar në vlerë prej 600 mijë euro. Ai mohoi të ketë hartuar dokumentacionin teknik për marrëveshjen kontestuese dhe se mercedesi mund të blihej edhe me Marrëveshja direkte në vend të procedurës transparente. NË vijë të njejtë ishin edhe ankesat e avokatit të tij, por edhe ankesat e mbrojtjes të ish kryeminsitrit Nikolla Gruevski. Ai siç deklaroi dje nuk u paraqit në gjykatë ndërsa nuk erdhën as avokatët e tij, andaj ankesat e tyre i lexoi trupi gjykues.
Gjatë mbledhjes publike pati edhe një protestë nga dhjetëra persona para ndërtesës së gjykatës. Tani pritet vednimi i gjykatës- nëse do ti pranojë ankesat e mbrojtjes dhe të kthejë lëndën në shkallën e parë ose do të konfirmojë vendimet. Nëse lënda kthehet është e qartë se GRuevski do të shpëtojë nga dënimi me burg pasi veprën të cilën e ka bërë në vitin 2012 vjetërsohet deri në fund të tetorit”- tha Sterjo Zikov, avokat.
Alsat-M

