5 September 2018 / 14:39
Ndërmjetësi për çështjen e emrit Methju Nimic vlerëson se në rast të dështimit të Marrëveshjes për emrin, çështja rrezikon të mbetet e pazgjidhur edhe për shumë vite të tjera.
Shpresoj se Marrëveshja do të kalojë në të dyja vendet, sepse është zgjidhje e drejtë dhe e ndershme për të dyja palët, por nëse nuk kalon, nuk shoh zgjidhje në një të ardhme të afërt”, ka thënë Nimic në intervistë për Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese. “Kaluan 25 vjet, mund të kalojnë edhe 25 të tjera dhe shumë njerëz të humbin interesin, pasi do të vlerësonin se nuk jeni të interesuar për të zgjidhur problemin – vlerëson Nimic.
Sipas tij ideja për pritjen e një marrëveshjeje të re është shume e rrezikshme.
Ata që thonë le të presim edhe disa vjet, do të kemi marrëveshje më të mirë në të ardhmen, unë iu porosis: Nuk e dini se çfarë do të ndodh me Bashkimin Evropian, nëse do të duan anëtare të re, nëse duan që shteti juaj të anëtarësohet, nuk e dini ku do të jetë NATO, nuk e dini çfarë do të ndodh në Greqi me ndërrimin e qeverisë, nuk e dini se çfarë do të ndodh në rajon. Ideja për të pritur edhe një kohë të gjatë është shumë e rrezikshme – ka shtuar Nimic.
Alsat-M


