5 September 2018 / 15:06
Nuk dihet se kur mjekët specialistë do të fillojnë të marrin pagën e premtuar prej 100,000 denarësh. Pas rritjes së pagës prej 5%, mbetet e paqartë se kur do të bëhet ngritja tjetër e përqindjes së parave që do të marrin mjekët, me qëllim që të përmbushet premtimi parazgjedhor i Qeverisë. Kryeministri Zaev tha se rritja e pagave varet nga përllogaritja e kursimeve serioze të buxhetit shtetëror.
Në rrjedhë janë bisedimet, të gjithë ata performanca të cilat janë kursime serioze të buxhetit duam t’i ridestinojmë për t’i motivuar së pari në shëndetësinë publike por dhe kategoritë më të rrezikuara në shtet. 16:00 Atë të cilën deri më tani e kemi përllogaritur, konsideruam që mund të vijmë tek specialistët me rritje të rrogës prej 5% së bashku me kujdestaritë që i marrin. Targeti jonë është 100,000 denarë, besoj se do ta arrijmë këtë target, jam i bindur se do ta arrijmë. Unë dëshiroj që nga një janari ajo të bëhet. Nëse arrijmë ta bëjmë atë do të ishte shumë mirë, por nëse jo atëherë në përputhje me performansat dhe paratë që i kemi të disponueshme në buxhet e bëjmë hapin e parë 80,000 denarë dhe menjëherë në gjysmën tjetër të vitit të bëhet 100,000 denarë- deklaroi Zoran Zaev.
Ndërkohë rreth 100 specializantët privat mbeten pa paga. Edhe pse disa herë atyre i’u premtua zgjidhja e këtij problemi, deri më tash xhiro-llogaritë e tyre bankare mbeten të zbrazta. Ministri i Shëndetësisë thotë se vonesa e pagesës së tyre është për shkaqe teknike.
Të gjithë specializantët do t’i marrin mjetet e tyre. Problemi i pagesës qëndron në komunikimin mes Fondit Shëndetësor dhe Klinikave për shkak të procedurave administrative. Por siç kemi premtuar nga momenti prej kur iu janë premtuar paratë, të gjithë specializantët do t’i marrin paratë e premtuara- tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Në këtë rritje prej 5% nuk janë përfshirë mjekët amë të cilët shprehen të revoltuar me këtë vendim të Qeverisë. Ministri Venko Filipçe tha se po analizojnë mënyra se si të rregullohet statusi i tyre përmes një zgjidhjeje sistemore.
Vjollca Aliti


