Author: almakos

1 Tetor 2018 / 19:37 VMRO-DPMNE-ja opozitare në këtë moment nuk dëshiron të bisedojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga “Pallati i bardhë” zëdhënësi i partisë Naum Stoillkovski kërkoi përgjegjësi për rezultatin e arritur në referendum nga pushteti. Opozita është e bindur se deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk do t’i mbështesin ndryshimet e parashikuara kushtetuese. Në mënyrë plotësuese, nga kjo parti e akuzuan pushtetin për parregullsi gjatë procesit të referendumit duke paralajmëruar kallëzime penale. Çfarë zgjedhjesh të parakohshme, ju lutem. Kjo që ndodhi dje është se shifrat e treguan disponimin e qytetarëve ndaj marrëveshjes me Greqinë. Për çfarë zgjedhjes të parakohshme…

Lexo më Shumë

[embedded content] “Asnjë koalicion që ka fituar pushtetin në zgjedhjet parlamentare, në historinë e këtij shteti, nuk ka arritur të fitoj mbi 600 mijë vota. Këtu bëhet fjalë për një koalicion shumë etnik, i cili ka arritur rezultat vendimtar në këto kushte. Unë mendoj se nga këtu duhet të vazhdojmë më tej me procesin politik në Kuvend.” deklaroi koordinatori nacional për NATO, Stevo Pendarovski. Ky ishte komenti i Koordinatorit nacional për NATO, StevoPendarovski, sipas të cilit edhe pse cenzusi nuk u arrit, mbështetja e qytetarëve është më e lartë se kurrë më parë për integrimet në BE dhe NATO. Numrat…

Lexo më Shumë

[embedded content] Deri në fillim të javës së ardhshme do të jetë e qartë se a i ka shumica parlamentare numrat për ndryshimet kushtetuese. Kryeministri, ZoranZaev, tha që do t’i përkushtohet dialogut këtë javë, por nuk ka ndërmend të vendos afate. Sigurisht që do të bisedojmë. Do t’i përkushtojmë disa ditë dialogut dhe shpresoj që do të kemi sukses. Nuk kemi afate, nëse vendosim afate do të jetë e pakëndshme… Nëse ka ambient ajo do të dihet, me shumë gjasa për disa ditë do të dihet, deklaroi kryeministri Zoran Zaev. Ai shprehet i bindur se do të siguroj përkrahje, mirëpo…

Lexo më Shumë

1 Tetor 2018 / 18:45 Organizatat që e vëzhguan nga afër referendumin, OSBE-ODIHR dhe Asamblea Parlamentre e Këshillit Evropian vlerësuan se referendumi ka kaluar në mënyrë të qetë dhe demokratike. Sipas tyre, arritja e cenzusit nuk është e rëndësishme në referendum konsultues. Shefi i misionit vëzhgues Jan Petersen si vërejtje i theksoi mos-informimin e mirë të qytetarëve për domethënien e Marrëveshjes me Greqinë, ligjin jo të kompletuar për referendum dhe mungesën e përfaqësuesve të partive nëpër vendvotime. Së pari, dita e referendumit ishte përgjithësisht e qetë dhe e organizuar mirë, në mënyrë profesionale dhe transparente dhe në mënyrë të paanshme.…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, një ditë pas referendumit, sot gjatë pres-konferencës të mbajtur deklaroi se  realiteti i sotëm është se referendumi ka dështuar dhe ftoi pushtetin “të mos shkel vullnetin e shumicës së qytetarëve”. Ivanov në fjalimin e tij citoi edhe një fjalë të presidentit amerikan Donald Trump në Asamblenë e OKB-së, ku tha se paqja dhe demokracia janë të mundura vetëm në vende të lira dhe demokratike. “Censusi i vogël vendosi, ndërsa mesazhi i popullit është dërguar. Realitet është se referendumi dështoi, mos luani me vullnetin e popullit. 36.6 për qind që kanë dalur nuk është vullnet i popullit.…

Lexo më Shumë

1 Tetor 2018 / 17:27 Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i`u është drejtuar sot qytetarëve pas referendumit të djeshëm. Ivanov tha se referendumi ka dështuar dhe se Kuvendi duhet ta mbështes vendimin e qytetarëve. Në referendumin e djeshëm, qytetarët e hodhën poshtë Marrëveshjen e Prespës, duke mos votuar qytetarët qartë u deklaruan kundër vendimeve të shpejta, të imponuara dhe të dëmshme të marra paraprakisht pa konsensus nacional, bojkotimi është zëri i atyre që janë nënvlerësuar dhe nuk janë dëgjuar, porosia e qytetarëve është dërguar deri tek ata që e kanë patjetër ta dëgjojnë. Realiteti është se referendumi nuk…

Lexo më Shumë

Për disa ditë do të dihet nëse ekziston ambient për arritje të marrëveshjes me opozitën për dy të tretat e shumicës që është e nevojshme të votohen ndryshimet kushtetuese në Kuvend të cilat dalin nga Marrëveshja për emrin me Greqinë. Këtë e tha sot kryeministri Zoran Zaev në deklaratën pas orës solemne gjatë regjistrimit të studentëve në Fakultetin për shkenca informatike dhe inxhinieri kompjuterike (FSHIIK). Zaev ka theksuar se sot është ditë për sublimimin e të gjitha analizave dhe planeve dhe ka shtuar se prej nesër do të fillojnë bisedime. Sipas tij, ekziston kapacitet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme që…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti sot në Shkup e hapi kursin e orientimit për Politikën e Përbashkët Evropiane të Sigurisë dhe Mbrojtjes, si pjesë e procesit të stabilizimit dhe asocimit në Union. Programi i trajnimit, siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, është i dedikuar për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa synon të mbështesë ndërtimin e kapaciteteve administrative kombëtare në fushën e politikës së përbashkët për siguri të BE-së. “Republika e Maqedonisë e konsideron politikën e zgjerimit të BE-së si plotësuese ndaj politikës së sigurisë, pasi zgjerimi është dëshmuar të jetë instrumenti më i suksesshëm për vendosjen e paqes, stabilitetit, demokracisë,…

Lexo më Shumë

1 Tetor 2018 / 16:10 Institucionet kanë legjitimitet për të zbatuar marrëveshjen me Greqinë. Shumica dërrmuese e qytetarëve që votuan në referendum kërkojnë anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE dhe mënyra më e mirë që kjo të bëhet është miratimi i ndryshimeve kushtetuese në Kuvend në të kundërtën mund të shqyrtohet mundësia edhe e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kështu kanë deklaruar Radmilla Sheqerinska dhe Bujar Osmani duke theksuar përkushtimin e qeverisë për vazhdimin e procesit të zbatimit të marrëveshjes me Greqinë. Osmani gjithashtu ka përgënjeshtruar informacionet se dalja e shqiptarëve në referendum ka qenë e ulët. Shqiptarët kanë dalë…

Lexo më Shumë

1 Tetor 2018 / 15:58 Suksesi apo dështimi i referendumit nuk mund të llogaritet si plotësisht real me listën zgjedhore aktuale, thonë ekspertët. Robert Nesimi konsideron se lista zgjedhore nuk është reale. Kjo për shkak të largimit të qytetarëve nga vendi. Nesimi kërkon regjistrim urgjent të popullsisë. Ne kuadër të referendumit dhe në kuadër të zgjedhjeve të mëparshme, regjistrimi i popullsisë është shumë i rëndësishëm sepse do të shërbejë për pastrimin e listës zgjedhore. Tani ka 1 milion e 800 mijë votues që unë mendoj se totalisht nuk është numër real, pa u bë regjistrimi vështirë se do të mund…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot në konferencë për shtyp pas përpunimit të 100 për qind të votave, njoftoi se në referendumin e djeshëm kanë votuar gjithsej 666.743 qytetarë ose 36.91 për qind nga 1.806.336 qytetarë të regjistruar në Listën Zgjedhore. Në pyetjen “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e Marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë?”, 91.46% ose 609.813 qytetarë kanë votuar “për”, ndërsa “kundër” janë deklaruar 5.65% ose 37.700 qytetarë. Fletëvotime të pavlefshme kanë qenë 19.221. Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski, tha se në pajtim në rezultatet e konfirmuara, vendimi nuk është miratuar pasi nuk kanë votuar…

Lexo më Shumë

1 Tetor 2018 / 15:47 Prokuroria e Lartë Publike kërkon rritjen e dënimit për Boban Iliq në rastin e Almir Aliut. Përveç tij Prokuroria kërkon edhe rritjen e dënimit për Sami Demirin dhe Abdulla Aliun. Organi i lartë i akuzës u pajtua me masën e dënimit për babain e Almirit, Sedat Aliun. Pala mbrojtëse e familjes Aliu kërkon rigjykim. Avokati Asmir Alispahiq shpreson se Gjykata e Apelit do të dalë me epilog pozitiv për këtë rast gjyqësor. Unë si avokat i tyre kërkova anulimin e vendimit të shkallës së parë. Unë shpresoj dhe besoj se Gjykata e Apelit do ti…

Lexo më Shumë