1 Tetor 2018 / 19:37
VMRO-DPMNE-ja opozitare në këtë moment nuk dëshiron të bisedojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga “Pallati i bardhë” zëdhënësi i partisë Naum Stoillkovski kërkoi përgjegjësi për rezultatin e arritur në referendum nga pushteti. Opozita është e bindur se deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk do t’i mbështesin ndryshimet e parashikuara kushtetuese. Në mënyrë plotësuese, nga kjo parti e akuzuan pushtetin për parregullsi gjatë procesit të referendumit duke paralajmëruar kallëzime penale.
Çfarë zgjedhjesh të parakohshme, ju lutem. Kjo që ndodhi dje është se shifrat e treguan disponimin e qytetarëve ndaj marrëveshjes me Greqinë. Për çfarë zgjedhjes të parakohshme jemi duke biseduar këtu. Vijon një proces që është i paralajmëruar, vijojnë edhe shumë procese, a do të vjen deri te zgjedhjet e parakohshme do të shohim”- theksoi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
VMRO-DPMNE-ja, akuzoi edhe për paratë e shpenzuara nga buxheti shtetëror për fushatën e referendumit. Opozita pyet se sa kanë kushtuar gjithsej të gjitha tribunat, mitingjet dhe kremtimet e organizuara.
A ka shpenzuar LSDM-ja më shumë se tre milionë euro përmes fushatës zyrtare dhe jozyrtare në media dhe terren. A i ka shfrytëzuar LSDM-ja muajve të fundit resurset shtetërore dhe qeveritare në shpenzim të qytetarëve për qëllimet e tyre personale”- u shpreh Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Nëse Marrëveshja me Greqinë nuk kalon në Kuvend, instrumenti i vetëm demokratik që mbetet është shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, me qëllim që të respektohen të gjitha afatet për zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë, reaguan nga LSDM-ja në pushtet. Sipas socialdemokratëve, shumica e qytetarëve që kanë dalë në referendum kanë marrë vendim të qartë, ndërsa vullneti i qytetarëve është përfundimtar dhe duhet doemos të respektohet nga të gjithë, qëndron në kumtesën e partisë në pushtet.
Ile Petrevski


