[embedded content]
Deri në fillim të javës së ardhshme do të jetë e qartë se a i ka shumica parlamentare numrat për ndryshimet kushtetuese. Kryeministri, ZoranZaev, tha që do t’i përkushtohet dialogut këtë javë, por nuk ka ndërmend të vendos afate.
Sigurisht që do të bisedojmë. Do t’i përkushtojmë disa ditë dialogut dhe shpresoj që do të kemi sukses. Nuk kemi afate, nëse vendosim afate do të jetë e pakëndshme… Nëse ka ambient ajo do të dihet, me shumë gjasa për disa ditë do të dihet, deklaroi kryeministri Zoran Zaev. Ai shprehet i bindur se do të siguroj përkrahje, mirëpo nëse ajo nuk ndodh, plani për zgjedhje është gati dhe ato mund të mbahen kah fundi i nëntorit, edhe pse për zgjedhje, VMRO DPMNE nuk dëshiron as të dëgjoj.
Ju lutem… Çfarë zgjedhje të parakohshme?Nëse deputetet e juaj nuk votojnë për ndryshimet kushtetuese, nëse nuk dëshironi zgjedhje siç thoni, atëherë çka më tutje?Si mendoni, si më tutje? , deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski. Në bazë të ndryshimeve të fundit në Kodin Zgjedhor, sipas marrëveshjes së Përzhinës, 100 ditë para zgjedhjeve do të duhet të formohet qeveria teknike, por nëse opozita nuk pranon, shumica ka edhe rrugëdalje tjetër.
Ajo marrëveshje e Përzhinës që për fat të mirë e harruam më, kishte opsione të qarta… Nëse shkohet në zgjedhje të rregullta, “Qeveria e Përzhinës” funksionon 100 ditë, mirëpo asnjë ligj nuk mundet të jetë më i fuqishëm se Kushtetua. Kushtetua parashikon mundësi që Kuvendi të vetë shpërbëhet dhe në atë rast, zgjedhjet e kanë patjetër të mbahen në afat prej 60 ditëve, deklaroi zv/kryeministrja, Radmilla Shekerinska. Edhe pse e gjithë vëmendja do të bartet në Kuvend, veprimet e kryeparlamentarit do të varen nga ekzekutivi, e derisa kjo të ndodhë, Xhaferi thotë se institucioni që ai e udhëheq do të vazhdojë me punë. Nuk ka afat kur do të dorëzohet dhe kur duhet të dorëzohet nisma për ndryshimet kushtetuese.Kuvendi nuk është i varur nga nismat e mundshme që mund të vijnë në Kuvend.Kuvendi që sot e tutje mund të vazhdoj të punojë, deklaroi kryeparlamentari Talat Xhaferi.
Xhaferi ende nuk ka komunikuar me përfaqësuesit e partive parlamentare. Po pret që të përmbyllet procesi i referendumit e më pas do të fillojë me aktivitetet. Edhe në rast se votimi dështon, sipas Xhaferit, kjo nuk do të thotë se marrëveshja ka rënë në ujë, por e gjithë procedura parlamentare do të duhet të iniciohet nga fillimi.
Përgatiti: Furkan Saliu
Data 15.06.2026
Aktuale
- MPB: Arrestohet autori që sot u vuri flakën dy automjeteve para ambasadës bullgare
- “Ku ka si ty o Shqipëria ime”- Protestuesit këndojnë këngë patriotike para Parlamentit gjatë marshimit masiv
- Aliu: Për herë të parë po planifikohet shëndetësia për 10 vitet e ardhshme
- Aliu: Kundërshtimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë është vetëvrasje politike për BDI-në
- “Isha në polici për të dhënë deklaratë”- Protestuesja: Marshimi në Rinas ishte spontan, nuk ka qenë i koordinuar! Bravo atyre që treguan maturi me efektivët e policisë
- Aliu për tabelën vetëm në maqedonisht: Nëse nuk është ndryshuar, do të korrigjohet
- Protesta e 16-të për dorëheqjen e Ramës, qytetari: Marjana Koçeku u largua nga PS, i dhamë provat!
- DAP: 1.161 raportime për evazion fiskal në Maqedoninë e Veriut

