1 Tetor 2018 / 15:26 Bashkësia ndërkombëtare përshëndet rezultatin e referendumit të djeshëm. Departamenti Amerikan i Shtetit theksoi se qytetarët në referendumin e djeshëm shprehën mbështetje për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE duke pranuar Marrëveshjen e Prespës. DASH inkurajoi vendin të zbatojë plotësisht marrëveshjen, duke e siguruar se ka mbështetjen e SHBA-ve. DASH“Në periudhën që vijon kur Kuvendi i Maqedonisë do të fillojë debat rreth ndryshimeve kushtetuese, i bëjmë thirrje liderëve të ngrihen mbi politikën partiake dhe të mos e lëshojnë mundësinë historike për të siguruar të ardhme të ndritur për vendin, si anëtare e plotfuqishme në institucionet…
Author: almakos
Këngëtarja e njohur Gresa Behluli ka qenë mjaft aktive gjatë sezonit veror. Fillimisht ajo publikoi këngën “Fajet”, e cila u prit shumë mirë nga publiku, e ndërsa nuk mungoi angazhimi i saj edhe në koncerte. Pas përfundimit të sezonit, këngëtarja ka vendosur t’i japë vetes disa ditë të mira pushimi. Lexo po ashtu: Ajo ka përzgjedhur bregdetin e Turqisë, për të shijuar pak plazhin dhe klimën e ngrohtë. Gresa ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi, duke treguar për momentet e këndshme që po kalon atje. Ajo duket mjaft atraktive dhe me stil, ndërsa vë në pah linjat…
1 Tetor 2018 / 14:39 Në rast se procesi për zbatimin e marrëveshjes së Prespës dështon në Kuvend, kryeministri Zoran Zaev është i vendosur për zgjedhje të parakohshme parlamentare. I pari i organit ekzekutiv paralajmëroi fillimin e bisedimeve me opozitën dhe faktorët e tjerë politik në ligjvënës. Zaev theksoi se proceset nuk guxojnë të ndërpriten dhe se deri në fund të nëntorit ka mjaft kohë për Qeveri teknike dhe zgjedhje. Nëse nuk kemi sukses atëherë nuk ka zgjidhje tjetër. Proceset nuk guxojnë të ngrihen dhe të mbesin në vend. Duhet patjetër të ecim para dhe t’i kushtojmë vëmendje maksimale. Këtyre…
Komisioni Rregullator për Energjetikë i ka rritur çmimet e derivateve të naftës për një denarë. Nga mbrëmë për një denarë është shtrenjtuar Eurosuper-95 dhe do të kushtojë 73.50 denarë, një litër Eurosuper-98 do të kushtojë 75 denarë. Rritje të çmimit ka edhe për dizelin, ku nga mbrëmë një litër dizel shitet për 67 denarë. [embedded content]
1 Tetor 2018 / 13:58 Referendumi i një dite më parë rreth Marrëveshjes për emrin u ndoq me vëmendje të madhe edhe nga Greqia. Kryeministri grek Aleksis Cipras në bisedë telefonike ka uruar kryeministrin Zaev për angazhimin rreth zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, tani e tutje në Kuvend përmes ndryshimeve kushtetuese. Ministri i jashtëm Nikos Kocias ka tha se Qeveria greke respekton vendimin e qytetarëve dhe se do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm Marrëveshjen. Megjithëse është një referendum konsultativ dhe jo pjesë e dispozitave detyruese të Marrëveshjes së Prespës, është kontradiktore: një “Po” e fuqishme dominuese pa pjesëmarrjen përkatëse; një…
Kremlini me kujdes është duke e ndjekur situatën në Republikën e Maqedonisë pas referendumit të mbajtur dje për ndryshimin e emrit dhe anëtarësimin e vendit në NATO dhe në BE, deklaroi sot Dimitrij Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vlladimir Putin. “Ne vlerësojmë se në mënyrë të pakushtëzuar të gjitha proceset duhet të mbeten në kuadër të qeverisjes të së drejtës dhe respektimin e ligjeve”, tha Peskov në deklaratë për mediat në Moskë. [embedded content]
Këngëtarja Tuna këtë vit shënoi rikthimin e saj në muzikë me projektin e ri “Chonga”, që u prit mirë nga fansat. Tani, ajo i është futur punës për një tjetër projekt, që kësaj radhe do të jetë bashkëpunim. Këngëtarja nga Shkupi ka bashkëpunuar me këngëtarin Seven Saraqi për këngën e saj të re, që do të dalë së shpejti. Ditë më parë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, i cili do ta sjell mjaft në top formë këngëtaren, që tashmë mesa duket i është rikthyer muzikës intensivisht. Lexo po ashtu: Tuna ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa…
Nëse duam të mbarojmë vitin pozitivisht me rritjen e planifikuar ekonomike prej 3,2 për qind dhe pa asnjë pasojë negative për sektorin e biznesit, atëherë procesi pas votimit të referendumit të djeshëm duhet të përfundojë sa më shpejtë dhe lehtë, vlerëson Oda Ekonomike e Maqedonisë. Sipas Odës Ekonomike, është shumë herët të thuhet nëse do të ketë ose jo zgjedhje të parakohshme parlamentare siç paralajmëroi mbrëmë kryeministri Zoran Zaev, por për bashkësinë e biznesit më të rëndësishme janë stabiliteti dhe siguria. Nuk duhet të ketë turbulenca të cilat do të shkaktonin probleme në prodhimin dhe investimet. “Çdo lëvizje në këtë drejtim…
Ministri për Punët të Brendshëm, Oliver Spasovski sot gjatë vitit në Fakultetin për Siguri, tha se në Ministrinë për Punë të Brendshme, në pajtim me prioritetet tona për kuadro, por edhe për grupi, adekuat profesional të institucionit, pas propozimi këtë vit janë punësuar tridhjetë kolegë tuaj, të arsimuar edhe në institucionin tuaj, të bindur se gatishmëria e tyre profesionale dhe edukative do të jetë një kontribut i rëndësishëm në punën e përgjithshme të cilësisë më të mirë në Ministrinë e Brendshme. “Me një politikë të tillë në pjesën e personelit dhe përmirësimit të ekspertëve të ministrisë së brendshme, nuk do…
1 Tetor 2018 / 12:13 Cikloni “Zorbas” është lajmi i parë, ndërsa referendumi në Maqedoni është lajmi i dytë më i rëndësishëm në mediat greke. Në edicionet e gazetave, të portaleve informative, në emisionet politike të radiove, në lajme, në emisionet informative dhe debateve në televizionet greke, referendumi në Maqedoni, menjëherë pas motit të keq, e monopolizon vëmendjen e opinionit grek. Korrespondentja e MIA-s nga Athina, lajmëron se një numër i madh i mediave greke kanë dërguar gazetarë në Shkup, të cilët nga e premtja raportojnë për klimën në Maqedoni, për analizat dhe vlerësimet, por edhe për rëndësinë e referendumit.…
1 Tetor 2018 / 11:50 Besojmë se demokracia ka rrënje në shoqërinë e Republikës së Maqedonisë. Referendumi është akti më i lartë demokratik, me shprehjen e vullnetit të atyre që marrin pjesë në të dhe duke pasur parasysh edhe ato që nuk votojnë. Qytetarët kanë zgjedhje të lirë, ndërsa mbi 90 për qind nga ata që votuan në referendumin konsultativ në mënyrë eksplicite e shprehën dëshirën e tyre të jenë pjesë e Evropës dhe shoqërisë evropiane. Zëri i tyre është qartë i dukshëm dhe për këtë nuk mund të injorohet. Kjo thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë…
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, deklaroi se referendumi është i suksesshëm, sepse, sipas tij, vetëm ata që votuan numërohen. “Nëse më shumë se 650.000 qytetarë, mbi 600.000 votuan “për”, kjo është e qartë se mandati politik i Maqedonisë është të shkojë përpara. Më e madhe se çdo fitore e mëparshme e ndonjë partie politike. Edhe nëse ka pasur 1 milion votues që dalin (shumë më lart se regjistrimi), përsëri shumica e vullnetit të popullit do të ishte shprehur qartë. Vetëm vota e atyre që votojnë mund të llogaritet. Tani mbetet t’i bindet vullnetit të këtij populli nga ana deputetëve…

