2 Tetor 2018 / 13:23 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot para takimit me ministrat e Mbrojtjes të shteteve anëtare të NATO-s në Bruksel njoftoi se pret që negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë të finalizohen deri në janar të vitit 2019. Më lejoni të përfundoj duke theksuar se të gjithë ne e kemi ndjekur nga afër referendumin konsultativ të ditës së diel në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Kam folur dje me kryeministrit Zoran Zaev, ne do të qëndrojmë në kontakt të vazhdueshëm. Unë e përshëndes votën “për” në referendum. Shkupi zyrtar do të vendosë për hapat…
Author: almakos
Shefja e diplomacisë austriake Karin Knajsel konsideron se edhe krahas mossuksesit të referendumit për emrin e Maqedonisë, para së gjithash nga jehona e dobët e votuesve, deklarimi të dielën tregoi “sinjal të qartë për mbështetje” të zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë. Edhe ministri austriak për çështje evropiane Gernot Blimel është i bindur se referendumi do të çojë në zgjidhje. Blimel ka vlerësuar se bëhet fjalë për shans historik për Maqedoninë dhe tërë rajonin, si dhe për rrugën drejt BE-së. Në deklaratën për mediat austriake, Blimer ka theksuar se Austria qartë mbështet këtë zgjidhje. Edhe pse jehona e qytetarëve…
Një automjet është përmbysur në autostradën Gradsko- Veles mëngjesin e sotëm në ora 6:30 ku janë gjetur 13 emigrantë, ku dy janë të lënduar, ka informuar Verolub Dodevski, zëdhënës i SPB- Veles. “Automjeti me udhëtarë ‘reno espejs’ me tabela të Strumicës, i drejtuar nga person i panjohur, ka goditur në gardhin mbrojtës dhe është përmbysur. Pas fatkeqësisë, shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa në automjetin janë gjetur 13 emigrantë ku dy kanë qenë të lënduar”, ka sqaruar Dodevski. Ata janë dërguar në spitalin e përgjithshëm në Veles, ndërsa për shkak të karakterit të lëndimeve janë transferuar në kompleksin…
2 Tetor 2018 / 11:57 Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski sot tha se deri tek Ministria e Brendshme ka arritur një denoncim për falsifikim në Ministrinë e Punëve të Jashtme për të cilën ai siguron se policia dhe prokurorët do të marrin masat e duhura. Spasovski tha se ka edhe disa denoncime për presion ndaj qytetarëve për të mos votuar në referendum . I pyetur në lidhje me akuzat për mbushjen e kutive në disa qendra votimi, ministri u përgjigj se në mënyrë drastike është reduktuar numri i akuzave për shkelje të procesit të referendumit, për dallim nga zgjedhjet e…
Rezultati nga referendumi në Maqedoni tregon se votuesit vendosën të bojkotojnë zgjidhje të imponuara nga jashtë, njoftoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme. “Politikanët udhëheqës nga NATO dhe Bashkimi Evropian drejtpërdrejtë u inkuadruan në fushatën propaganduese, duke mos u përmbajtur nga përzierja në punët e brendshme të vendit. Edhe krahas faktit që dy e treta e qytetarëve të Maqedonisë nuk e mbështetën Marrëveshjen e Prespës, rezultatet nga referendumi menjëherë u përshëndetën nga liderët e BE-së dhe NATO-s, si dhe nga Uashingtoni. Ata janë vendosur ta përfshijnë Shkupin në NATO edhe krahas qëndrimit kundërshtues të qytetarëve të Maqedonisë”, njoftojnë nga MPJ-ja…
2 Tetor 2018 / 10:58 Burime nga dy subjektet konfirmojnë se deri më tani nuk ka asnjë informacion për takim të mundshëm mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kreut të VMRO-DPMNE-s, Hristijan Micskoski. Madje partitë nuk dinë as natyrën e takimit: do të jetë në nivel liderësh, partiak apo nivel deputetësh. Aktualisht mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së ekzistojnë grupe punë në Kuvend të cilat deri më tani kanë punuar për harmonizimin e ligjeve reformuese. Ndaj kërkesës së kryeministrit Zaev për zgjedhje të parakohshme parlamentare, lideri i opozitës Mickoski ditë më parë iu përgjigj me kërkesa shtesë si: ndërrimin e Prokurorit Publik me…
Berlin, Germany – November 04: Antonio Guterres, High Commissioner for Refugees of UNHCR, attends a press conference in german foreign office on November 04, 2015 in Berlin, Germany. (Photo by Michael Gottschalk/Photothek via Getty Images) Sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh, pas referendumit të së dielës, u bëri thirrje politikanëve në Maqedoni që të vazhdojnë me implementim të Marrëveshjes së Prespës. “Fakti që shumicë e madhe e atyre të cilët votuan e mbështetën Marrëveshjen e Prespës është shumë e rëndësishme”, porositi Guteresh. Në kumtesën e publikuan sot nga pres-shërbimi i KB-së, Guteresh u bën thirrje të gjithë forcave politike…
2 Tetor 2018 / 10:23 Udhëheqësia dhe politikanët në Maqedoni do të duhet të sjellin vendime të mëdha për të ardhmen e vendit të tyre, deklaroi ndërmjetësuesi i Kombeve të bashkuara në bisedimet midis Greqisë dhe Maqedonisë për emrin, Methju Nimic. Nimic komentoi jehonën e pamjaftueshme të votuesve në referendumin e së dielës në Maqedoni, në një deklaratë për TV Antenën greke në Nju-Jork ai tha se fokusi duhet të vihet tek ata të cilët dolën dhe votuan “për”, pasi ata të cilët janë kundër edhe nuk votuan nuk ofrojnë një alternativë tjetër.
Në organizim të Forumit botëror ekonomik sot mbahet tubim në Gjenevë, i titulluar “Dialog strategjik për Ballkanin Perëndimor”. Tubimi në Gjenevë për Ballkanin Perëndimor do të jetë mundësi për bisedime rreth pasojave nga referendumi në Maqedoni, gjendjes së sigurisë dhe bisedimeve të cilat po zhvillohen mes Serbisë dhe Kosovës, si dhe analizës së gjendjes në BeH para zgjedhjeve të prëgjithshme këtë fundjavë. “Dëshirojmë të diskutojmë në nivel më të alrtë edhe për pasojat nga referendumi i pardjeshëm në Maqedoni, gjendjen e sigurisë dhe bisedimet, të cilat po zhvillohen mes Kosovës dhe Serbisë, të analizohet gjendja në BeH para zgjedhjeve këtë…
Analisti politik Visar Ademi në emisionin ClickPlus deklaroi se humbësi më i madh i këtij procesi është e gjithë klasa politike. Ai më tej shtoi se këtu në Maqedoni ka politikanë të cilët kanë ndërtuar karierë politike mbi aderimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Për më shumë ndiqni videon e plotë. https://youtu.be/TQ7BcsM-tp8
Analisti politik Visar Ademi në emisionin ClickPlus deklaroi se në aspekt legjitim, Referendumi ishte i suksesshëm, sepse sipas tij 40% kanë dalur për të votuar. Gjithashtu Ademi edhe në aspektin legal e analizoi rezultatin e Referendumit. Për më shumë ndiqni videon e plotë. https://youtu.be/LCIQ4htpg9I

