3 Tetor 2018 / 10:26 Një shofer dhe një bashkëudhëtarë kanë vdekur, ndërsa personi i tretë ka marrë lëndime te lehta trupore në një aksident trafiku gjatë natës së kaluar në rrethinat e Shkupit. Ndërsa po gjatë ditës së djeshme janë zbuluar një numër i madh i shkeljes ku janë sanksionuar plot 71 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin me shpejtësi jashtë normave të lejuara, ndërsa dy shoferë janë gjetur nën ndikimin e alkoolit dhe 16 të tjerë pa lejë drejtimi. Kurse nga trafiku janë bllokuar 12 automjete që rezultonin të paregjistruara. Policia ka sanksionuar edhe një këmbësor i cili…
Author: almakos
3 Tetor 2018 / 10:17 Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar seancat për lëndët “Total”, “Tortura” dhe “Tarifa”. Në rastin “Total” të PSP-së ku akuzohet gazetari Dragan Pavlloviq Llatas për fshehje të tatimit me vlerë prej 121 414 eurove përmes personave juridik “Total marketing” dhe “Total” media qendra dhe “Mediamaks” dhe 63.032 euro si person fizik. Seanca e fundit për këtë lëndë u shty për shkak të ndryshimit të strukturës pronësore të personit juridik “Mediamkas”, që së bashku me gazetarin Dragan Pavlloviq Llatas dhe personat juridik “Total Marketing” dhe “Total Media Centar” ngarkohen për fshehje të tatimit. Në Gjykatën penale…
Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot më i ngrohtë, por gjatë ditës vranësirat do të shtohen. Temperaturat e ajrit, do të luhaten rreth vlerave mesatare. Minimalet nga 5 deri në 10 gradë Celsius, e maksimalet nga 17 deri në 24 gradë Celsius. Do të fryjë erë mesatare drejtimesh të ndryshme 4-10m/s. Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të theksuar.
Real Madridi ka pësuar humbje nga CSKA Moska në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. Mbretërit pësuan gol që në minutën e dytë të ndeshjes, pas një gabimi trashanik të Toni Kroos. Ishte Vlasic që mori pasim nga Kroos shënoi për 1-0. Real Madridi provoi të shënojë disa herë në pjesën e parë, me Karim Benzeman që ishte mjaftë aktiv, por pa sukses. Mario Fernandes e Marco Asensio . (Photo by Epsilon/Getty Images) Edhe Casemiro e godtiit shtyllën në minutën e 28. Asensio provoi në pjesën e parë, por pa sukses. Në pjesën…
2 Tetor 2018 / 20:40 Kryeministri Zoran Zaev nuk do të takohet me liderin e VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski në lidhje me ndryshimet kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës, gjë që e bën të qartë se dalje nga kriza e pas referendumit do të kërkohet me zgjedhje të parakohshme parlamentare, citon Plusinfo nga një funksionar i lartë i qeverisë. Sipas tij, Zaev dhe LSDM nuk kanë për qëllim të bindin Mickoskin dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së që të votojnë amendamentet kushtetuese. “Nuk kemi qëllim për takim midis Zaevit dhe Mickoskit. Bëhemi gati për zgjedhje për shkak se duket që nuk do të…
[embedded content] “Kjo nuk është pyetje për mua ose për ty, por për qytetarët të cilët janë të ngopur nga manipulimet tuaja. Thanë saktë Nuk është puna të rrinë në shtëpi, bojkoti është opsion, ligji për referendum tregon se askush nuk duhet të përgjigjet nëse voton apo nuk voton, por vullneti i qytetarëve që u shprehën qartë duke votuar në referendum, duhet të respektohet deri në fund”, u shprehën Kostadin dhe Stoillkovski. Ky ishte debati në sheshin e VMRO-DPMNE-së mes deputetit të LSDM-së Kostadin Kostadinov dhe zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së Naum Sotillkovski. Nga partia opozitare VMRO-DPMNE-së thonë se nuk negociojnë me…
2 Tetor 2018 / 19:05 Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë ekskluzive për ALSAT ka mirëpritur votën “për” në referendumin e së dielës. Stoltenberg ka theksuar se menjëherë pasi të ketë përfunduar zbatimi i tërësishëm i marrëveshjes për emrin me këtë edhe ndryshimet kushtetuese, Maqedonia në fillim të vitit të ardhshëm do të bëhet anëtare e plotfuqishme e Aleancës Veriatlantike. Alsat-M [embedded content]
[embedded content] Në pajtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe me dënimin me burg prej 6 muajsh, funksioni – kryetar i Novo Sellës, i është garantuar Boro Stojçevit. Në rast se merrte dënim më të lartë se 6 muaj, atëherë banorët e Novo Sellës do të duhej të votojnë për kryetar të ri. “Stojçevit, i cili është në paraburgim, deri në vuajtjen e plotë të dënimit me burg i kanë mbetur edhe 3 muaj. Kah fundi i vitit, ai prapë do ta ulet në krye të Novo Sellës. Gjykata e Apelit i ka ulur dënimet edhe për djalin dhe nipin…
Programi 200: Të gjitha dilemat me listën e zgjedhësve! #Programi200, sonte/вечерва 22.00. #Alsat A ka Maqedonia realisht 1 milin e 800 mijë votues? Për gjithë dilemat me listën e zgjedhësve debatojnë:Apostol Simovski – Drejtor i Entit Shtetëtror të Statistikave, Subhi Jakupi – ish Nënkryetar i KSHZ-së, Vlora Reçica – Instituti për Demokraci.Има ли реално Македонија 1 милон и 800 илјади гласачи?За сите дилеми на избирачкиот список дебатораат:Апостол Симовски – Директор на Државен Завод за Статистика, Субхи Јакупи – Поранешен Потпретцедатеч на ДИК, Влора Речица – Институт за Демократија Publiée par Nazim Rashidi – Programi 200 sur Mardi 2 octobre 2018
[embedded content]Lajmi se Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov ka dhënë dorëheqje pas referendumit të pasuksesshëm u përhap me shpejtësi në mediat online. Madje i njëjti shoqërohet edhe nga një dokument ku mund të lexohet se si Dimitrov jep dorëheqje të parevokueshme nga posti i ministrit. Nga kabineti i ministrit thonë se lajmi është i rrejshëm, ndërsa dokumenti falsifikim amator. “Ministri për punë të jashtme i Maqedonisë, si deri më tani, poashtu edhe më tej, do të vazhdojë me përkushtim të punojë në të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të vendit, me besim të fortë në vendimin dhe vullnetin e qartë të…
[embedded content] Reformat në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim do të fillojnë që sot me nismën e ndërmarrë nga Ministri i brendshëm Oliver Spasovski dhe drejtori i DSK-së Goran Nikollovski. Ata thanë se në seancën e sotme të kabinetit qeveritar do të informojnë kryeministrin Zaev për detajet e reformave, që sipas tyre kanë formuar një grup pune, i cili do të zbatojë këtë proces në tërësi deri më 15 nëntor. “Ne po fillojmë një proces konsultativ me të gjithë faktorët e shoqërisë, por ne vazhdojmë bashkëpunimin e suksesshëm me partnerët tonë të shërbimeve. Në fund të këtij procesi, si një…

