3 Tetor 2018 / 10:17
Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar seancat për lëndët “Total”, “Tortura” dhe “Tarifa”. Në rastin “Total” të PSP-së ku akuzohet gazetari Dragan Pavlloviq Llatas për fshehje të tatimit me vlerë prej 121 414 eurove përmes personave juridik “Total marketing” dhe “Total” media qendra dhe “Mediamaks” dhe 63.032 euro si person fizik.
Seanca e fundit për këtë lëndë u shty për shkak të ndryshimit të strukturës pronësore të personit juridik “Mediamkas”, që së bashku me gazetarin Dragan Pavlloviq Llatas dhe personat juridik “Total Marketing” dhe “Total Media Centar” ngarkohen për fshehje të tatimit.
Në Gjykatën penale sot është caktuar edhe seanca për rastin “Tortura”, në të cilin akuzohet ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov ish-njeriu i parë i njësisë “Allfa”, Ivica Antevski-Puki dhe 5 pjesëtarë të tjerë të njësisë.
PSP-ja i akuzon për torturë dhe dhunë jonjerëzor të liderit të partisë ‘Të bashkuar për Maqedoninë’ dhe ish-ministër të Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski, më 6 qershor 2011, një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulen edhe ish-drejtori i përgjithshëm i SHA ELEM, Dejan Boshkovski dhe dy persona të tjerë, të cilët janë të akuzuar në rastin “Tarifa”. Bëhet fjalë për aktakuzë për furnizim të jashtëligjshëm të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” në vlerë prej rreth katër milionë eurove.


