[embedded content]
“Kjo nuk është pyetje për mua ose për ty, por për qytetarët të cilët janë të ngopur nga manipulimet tuaja.
Thanë saktë Nuk është puna të rrinë në shtëpi, bojkoti është opsion, ligji për referendum tregon se askush nuk duhet të përgjigjet nëse voton apo nuk voton, por vullneti i qytetarëve që u shprehën qartë duke votuar në referendum, duhet të respektohet deri në fund”, u shprehën Kostadin dhe Stoillkovski.
Ky ishte debati në sheshin e VMRO-DPMNE-së mes deputetit të LSDM-së Kostadin Kostadinov dhe zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së Naum Sotillkovski.
Nga partia opozitare VMRO-DPMNE-së thonë se nuk negociojnë me shumicën parlamentare për të siguruar 2/3.
“Marrëveshja ka përfunduar dhe historia e përfunduar jo vetëm për opozitën por për të gjithë deputet për kuvendin”, tha Naum Stoillkovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Lidhur me zgjedhjet e parlamentare, zëdhënësi i VMRO DPMNE thotë se kërkesa e tyre qeveri teknike, prokuror publik të ri me propozim nga opozita dhe komision anketues për referendum. Megjithatë, këto kushte nuk janë të pranueshme për LSDM-në.
“Lidhur me qeverinë teknike, me atë që jemi marr veshë në takimin e liderëve ajo do të jetë 100 ditë para zgjedhjeve. Në atë situatë këtu bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme dhe absolutisht kërkesa për qeveri teknike, në një mënyrë bie poshtë”, u shpreh Kostadin Kostadinov, Deputet i LSDM-së.
Kreu i Qeverisë paralajmëroi fillimin e bisedimeve me opozitën dhe faktorët e tjerë politik. Ai është vënë në kërkim të numrave të deputeteve, por edhe në rast se procesi për zbatimin e marrëveshjes së Prespës dështon edhe në Kuvend, kryeministri është i vendosur për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Përgatiti: Zimer Jashari
Data 16.06.2026
Aktuale
- Vjen largimi i parë nga PS, kjo deputete largohet nga Edi Rama
- VIDEO/ Mijëra protestues rikthehen poshtë zyrës së kryeministrit: Rama jepe dorëheqjen! Arresto Ballukun
- U largua nga Partia Socialiste dhe u deklarua deputete e pavarur, Marjana Koçeku: Zot më jep forcë
- MPB: Arrestohet autori që sot u vuri flakën dy automjeteve para ambasadës bullgare
- “Ku ka si ty o Shqipëria ime”- Protestuesit këndojnë këngë patriotike para Parlamentit gjatë marshimit masiv
- Aliu: Për herë të parë po planifikohet shëndetësia për 10 vitet e ardhshme
- Aliu: Kundërshtimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë është vetëvrasje politike për BDI-në
- “Isha në polici për të dhënë deklaratë”- Protestuesja: Marshimi në Rinas ishte spontan, nuk ka qenë i koordinuar! Bravo atyre që treguan maturi me efektivët e policisë

