[embedded content]
Në pajtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe me dënimin me burg prej 6 muajsh, funksioni – kryetar i Novo Sellës, i është garantuar Boro Stojçevit. Në rast se merrte dënim më të lartë se 6 muaj, atëherë banorët e Novo Sellës do të duhej të votojnë për kryetar të ri.
“Stojçevit, i cili është në paraburgim, deri në vuajtjen e plotë të dënimit me burg i kanë mbetur edhe 3 muaj. Kah fundi i vitit, ai prapë do ta ulet në krye të Novo Sellës. Gjykata e Apelit i ka ulur dënimet edhe për djalin dhe nipin e tij, si dhe për të akuzuarin e pestë, të cilët do të dalin nga burgu bashkë me Stojçevin. Gjykata Themelore në Strumicë e konfirmoi vendimin e gjykatës më të lartë”, tha Katerina Dafçeva, reportere e TV21.
Gjykata nuk e korrigjoi aktgjykimin e shkallës së parë për bashkëshorten e Stojçevit, e cila për arsye shëndetësore mori dënim me kusht në kohëzgjatje prej dy vitesh. Familja e kryetarit, bashkë me një person tjetër, më 10 korrik u kapën në tentim për të kontrabanduar cigare në vlerë prej më shumë se tre milionë denarëve, nga Maqedonia në Bullgarinë fqinje. Në atë kohë, Gjykata e Shkallës së Parë, Stojçevit i shqiptoi masë – burg prej një viti e gjashtë muaj.
Përgatiti: Katerina Dafçeva
[embedded content]

