Author: almakos

Ditëve të para të tetorit do të mbajë mot i ngrohtë, me diell dhe vranësira. Pas vorbullës ciklonike, që kaloj mbi detin Egje, në jug të rajonit tonë, në fillim të javës në vijim, një tjetër vorbull ciklonike nga Atlantiku verior do të depërtojë mbi Itali, përderisa rajoni dhe vendi ynë në përgjithësi do të përshkohet nga fusha të presionit të lartë. Nën këto kushte mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbajë mot më stabil, i ngrohtë, me diell dhe vranësira. Temperaturat e ajrit, do të luhaten rreth vlerave mesatare. Minimalet nga 5 deri në 10 gradë Celsius, e…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), nga përpunimi i 97 për qind të të dhënave nga vendvotimet , “PËR” në pyetjen e referendumit janë prononcuar 91,48 për qind ose 604.669 e qytetarëve, “ndërsa “kundër” janë 5,64 për qind ose 37.283 vota. Fletëvotime të pavlefshme janë 2,99 për qind. Sipas këtyre të dhënave, në votim dolën 660.980 votues ose jehona në votime është 36,87 %. Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski në pres konferencën e fundit tha se KSHZ-ja do të njoftojë rezultatet zyrtare në afatet e përcaktuara me Ligj nesër. [embedded content]

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë dhe i Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras kanë pasur bisedë telefonike pas përfundimit të votimit, citon Agjencia Greke e Lajmeve ANA – MPA. Sipas informacioneve të njëjta, Cipras i dërgoi lëvdata Zaevit për vendosmërinë dhe gëzimin që të vazhdojë me zbatimin e Marrëveshjes për çështjen e emrit. “Sipas burimeve qeveritare, gjatë bisedës, kryeministri Alesksis Cipras e lavdëroi Zoran Zaev për vendosmërinë dhe guximin e tij që të vazhdojë me zbatimin e marrëveshjes”, shkruan Agjencia Greke e Lajmeve ANA-MPA. [embedded content]

Lexo më Shumë

30 Shtator 2018 / 23:57 Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg përmes rrjetit social Twitter ka shprehur edhe një herë mbështetjen e NATO-s , duke theksuar edhe një herë se dera e NATO-s është e hapur dhe se nevojitet angazhim nga liderët politikë për t’ia arritur qellimit. E mirëpres votën  për, në Maqedoni. Kërkoj nga të gjithë liderët dhe partitë politike te angazhohen në mënyre konstruktive dhe me përgjegjësi të kapin këtë shans historik. Dera e NATO-a është e hapur, por fillimisht te gjitha procedurat nacionale duhet të kryhen”- u shpreh Stoltenberg.

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani gjithashtu gjatë emisionit ClickPlus deklaroi Ligji për gjuhën shqipe do të publikohet në Gazetën Zyrtare. Ai më tej shtoi se do të ketë prioritet dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare më herët se Marrëveshja e Prespës. Për më shumë ndiqni videon e plotë. [embedded content] [embedded content]

Lexo më Shumë

30 Shtator 2018 / 22:37 Në referendumin e së dielës në Maqedoni, në votime kanë dalë 36.11 për qind e trupit të përgjitshëm votues, apo rreth 58 mijë nga 1.8 milion qytetar me të drejtë vote. Nga ata që kanë dalë në votime, 532 mijë apo 91.5 kanë votuar “për” kurse 31 mijë apo 5.8 për qind kanë votuar “kundër”. Analiza e referendumit | 30.09.2018 Publiée par Alsat sur Dimanche 30 septembre 2018

Lexo më Shumë

30 Shtator 2018 / 22:29 “Një pjesë e madhe e shoqërisë e përkrahi marrëveshjen, pjesa tjetër e sheh me skepticizëm, por Greqia e respekton zgjidhjen e qytetarëve të vendit fqinj”, kumtojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë për rezultatet e referendumit, të cilat i komentojnë si kontradiktor. Në kumtesën e MPJ-së, publikuar diçka më shumë se një orë e gjysmë pas mbarimit të votimit thonë se “Greqia nga afër, por me një distancë të adekuate, i ndjekin ndodhitë”, ndërsa gjithashtu “mbetet e obliguar ndaj marrëveshjes së Prespës.“Rezultati i referendumit në ish Republikën Jugosllave Republika e Maqedonisë, konsultativ, ndërsa nuk është pjesë e kushteve…

Lexo më Shumë

30 Shtator 2018 / 22:04 Kryeministri Zoran Zaev mësohet se ka zhvilluar një bisede telefonike me homologun e tij grek, Aleksis Cipras. Siç njoftojnë mediat greke, Cipras ka inkurajuar kryeministrin Zaev për te vazhduar procesin me tej. Nga Zaev, shtojne mediat greke, Ciprasi ka marrë garancinë se procesi do vazhdoje në Kuvend dhe se Marreveshja e Prespes nuk do rrezikohet .

Lexo më Shumë

30 Shtator 2018 / 21:56 Deri në ora janë evidentuar 20 raste të shkeljes të së drejtës zgjedhore apo prishje të rendit publik gjatë votimit në referendumin e sotëm, informoi në konferencën e sontme për shtyp, zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.Mes rasteve të evidentuara ka pasur sulm ndaj një zyrtari policor, fotografim të votuesve, fotografim të fletëvotimeve, parandalim i qytetarëve që të votojnë dhe të tjerë.Në stacionin policor janë arrestuar ose thirrur 12 persona.Një pjesë e këtyre rasteve, siç theksoi Angellovski janë tashmë të dokumentuar dhe janë parashtruar parashtresa përkatëse, ndërsa të tjerët do të pastrohen gjatë ditëve të ardhshme.Ai…

Lexo më Shumë

30 Shtator 2018 / 20:58 Sipas të dhënave të para që i publikoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në faqen e internetit nga 20 për qind të përpunuara nga vendvotimet,  “pro” në pyetjen e referendumit janë deklaruar 91,03 për qind, ndërsa “kundër” ishin 6.03 për qind. Qytetarët e Maqedonisë në referendumin e sotëm u deklaruan për pyetjen “Nëse jeni për anëtarësimin në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë”. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga KSHZ-ja, jehona e referendumit deri në orën 18:30 ishte 34,09 për qind.

Lexo më Shumë

30 Shtator 2018 / 20:39 ‘Është e vërtetë që nuk kam pasur mundësinë të votoj në vend votimin tim të zakonshëm 0502 në Forinë të Gostivarit, për shkakun se  emri im nuk ishte në Listën Zgjedhore’, ka thënë Kryeparlamentari Xhaferi në deklaratën për shtyp pas mbylljes së kutive të votimit. Gjithsesi ai shto se shpreson të jetë rast i izoluar dhe shtoi se vota është e barabartë për të gjithë. “I përgëzoj qytetarët e Maqedonisë dhe institucionet. Kjo ditë është e rëndësishme. Vullneti i qytetarëve do të duhet të respektohet dhe sipas tij të vendoset edhe në institucione. Me këtë…

Lexo më Shumë