Author: almakos

Komisioni për ndjekje të parregullsive të mundshme të kryera gjatë organizimit dhe zbatimit të referendumit informon se deri në orën 10:00 sot në mëngjes nuk është paraqitur ngjarje penale juridike apo incident më serioz i cili do të kishte kuptimin e shkeljes së të drejtës së votimit dhe veprimit kundërligjor të paraparë në Kapitullin 16 – Vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit nga Kodi penal, si dhe vepra të tjera penale të cilat mund të kryhen gjatë organizimit dhe mbajtjes së referendumit. Në kumtesë theksojnë se prokurorë kujdestarë publik në të gjitha Prokuroritë publike të larta themelore e ndjekin procesin…

Lexo më Shumë

Prononcimin për referendumin filloi qetë, gjithsesi se nëse ndodhë që të kemi prishje të procesit votues, nëse ajo është jashtë vendvotimeve ose në në vendvotim do të intervenojmë, për shkak se askush nuk ka të drejtë ta rrezikojë procesin zgjedhor, askush nuk ka të drejtë të kryejë presion ndaj një qytetari të Republikës së Maqedonisë, i cili dëshiron që në mënyrë demokratike ta shprehë të drejtën e tij qytetare, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot në Kumanovë. Ai pret që nuk do të vijë deri në një rast të tillë, por qytetarët do të munden në mënyrë…

Lexo më Shumë

30 Shtator 2018 / 11:45 Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00, 8.12% e votuesve kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim në referendum. Të dhënat janë marrë pas përpunimit të 92% të informacioneve nga gjithsej 3513 vendëvotime. KSHZ njofton se deri më tani kanë marrë shtatë ankesa për shkelje të votimit, tre janë hedhur poshtë dhe katër janë në proces të përpunimit. KSHZ do të mbajë konferencë e ardhshme për shtyp në orën 11:30. Alsat-M

Lexo më Shumë

30 Shtator 2018 / 11:19 Probleme me lampat, fotografim i votuesve, shkelje e heshtjes zgjedhore, janë vetëm disa nga parregullsitë të cilat i kanë regjistruar vëzhguesit e Organizatës Civil, sipas të cilëve një numër i madh i votuesve nuk e gjene veten në Listën zgjedhore dhe nuk mund të realizojnë të drejtën e tyre. Gjithashtu njoftojnë se në disa vendvotime në rajonin e Shkupit, votimi ka filluar me vonesë. Alsat-M

Lexo më Shumë

30 Shtator 2018 / 11:12 Gjatë votimit në referendum në lagjen e Lisices gjegjësisht në Shkollën Fillore “Lazo Angelovski” është maltretuar një grua e cila ishte drejtuar për të votuar. Ngjarja u konfirmua edhe nga Ministria e Brendshme: “Në vendvotimin në Shkollën Fillore “Lazo Angelovski” në Shkup, një person mashkull ka shkelur rendin dhe qetsinë publike duke fyer qytetarët dhe duke sulmuar fizikisht policinë. Personi është arrestua dhe dërguar në SP Aerodrom dhe është konstatuar se personi në fjalë është KZH (22) nga Shkupi.

Lexo më Shumë

Lëvizja Qytetare MOST në një konferencë për mediat, njoftoi të dhënat e para nga nisja e procesit të votimit. Të gjitha vendvotimet që i vëzhgon Most janë hapur në kohë dhe procesi i votimit zhvillohet pa probleme. Megjithatë vëzhguesit e MOST denoncuan 2 vërejtje. Në hyrjen e objektit në qendrën e votimit me numër 0631 në komunën e Demir Hisarit ka grafit me përmbajtje fyese. Ndërkohë në një vendvotim në Komunën e STrumicës është ndërprerë votimi për 50 minuta për shkak se lambat Ultravjollcë nuk kanë qenë funskionale. Pas intervenimit të KZK-së votimi ka vazhduar në orën 8. 30.

Lexo më Shumë

30 Shtator 2018 / 9:56 Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 9:00, 2.5% e votuesve kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim në referendum. Të dhënat janë marrë pas përpunimit të 71% të informacioneve nga gjithsej 3513 vendëvotime. Në konferencën e parë për shtyp, KSHZ njoftoi se deri më tani ka pasur tre kundërshtime për shkeljen e votimit, ndërsa të gjitha janë refuzuar. KSHZ do të mbajë konferencë e ardhshme për shtyp në orën 11:30.

Lexo më Shumë