30 Shtator 2018 / 11:12
Gjatë votimit në referendum në lagjen e Lisices gjegjësisht në Shkollën Fillore “Lazo Angelovski” është maltretuar një grua e cila ishte drejtuar për të votuar. Ngjarja u konfirmua edhe nga Ministria e Brendshme:
“Në vendvotimin në Shkollën Fillore “Lazo Angelovski” në Shkup, një person mashkull ka shkelur rendin dhe qetsinë publike duke fyer qytetarët dhe duke sulmuar fizikisht policinë. Personi është arrestua dhe dërguar në SP Aerodrom dhe është konstatuar se personi në fjalë është KZH (22) nga Shkupi.


