“Një pjesë e madhe e shoqërisë e përkrahi marrëveshjen, pjesa tjetër e sheh me skepticizëm, por Greqia e respekton zgjidhjen e qytetarëve të vendit fqinj”, kumtojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë për rezultatet e referendumit, të cilat i komentojnë si kontradiktor.
Në kumtesën e MPJ-së, publikuar diçka më shumë se një orë e gjysmë pas mbarimit të votimit thonë se “Greqia nga afër, por me një distancë të adekuate, i ndjekin ndodhitë”, ndërsa gjithashtu “mbetet e obliguar ndaj marrëveshjes së Prespës.“Rezultati i referendumit në ish Republikën Jugosllave Republika e Maqedonisë, konsultativ, ndërsa nuk është pjesë e kushteve të obliguara nga marrëveshja e Prespës, është kontradiktore. Shumica ishin “për” po jo pa dalje adekuate. Një pjesë e madhe e shoqërisë së shtetit fqinj e përkrahën marrëveshjen. Por, një pjesë e rëndësishme e sheh me skepticizëm. Greqia e respekton vendimin e qytetarëve të ish Republikës Jugosllave të Republikës së Maqedonisë:, kumtojnë nga MPJ-ja greke.
Ata shtojnë se sipas tyre, klima e nacionalizmit dhe dyshimi, lajmet e rreme dhe fantazimi, nuk kanë lejuar të bëhet vlerësimi i përfitimeve të mëdhaja të marrëveshjes dhe ndalojnë kuptimit midis dy popujve.
Portali është në pronësi të Almakos, lajmet dhe informacionet tjera nga portali nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi. Për të shfrytëzuar informatat e këtij portali ju lutemi kontaktoni personat përgjegjës, ose shkruani në email-in oficial të portalit.
ALMAKOS MEDIA GROUP Adresa: Miroslav Krleza 14, 1000 Shkup, Maqedoni Veriore Tel/fax: +389 71 322 229 Email:[email protected] | [email protected]