30 Shtator 2018 / 23:57
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg përmes rrjetit social Twitter ka shprehur edhe një herë mbështetjen e NATO-s , duke theksuar edhe një herë se dera e NATO-s është e hapur dhe se nevojitet angazhim nga liderët politikë për t’ia arritur qellimit.
E mirëpres votën për, në Maqedoni. Kërkoj nga të gjithë liderët dhe partitë politike te angazhohen në mënyre konstruktive dhe me përgjegjësi të kapin këtë shans historik. Dera e NATO-a është e hapur, por fillimisht te gjitha procedurat nacionale duhet të kryhen”- u shpreh Stoltenberg.



