[embedded content]
“Asnjë koalicion që ka fituar pushtetin në zgjedhjet parlamentare, në historinë e këtij shteti, nuk ka arritur të fitoj mbi 600 mijë vota. Këtu bëhet fjalë për një koalicion shumë etnik, i cili ka arritur rezultat vendimtar në këto kushte. Unë mendoj se nga këtu duhet të vazhdojmë më tej me procesin politik në Kuvend.” deklaroi koordinatori nacional për NATO, Stevo Pendarovski.
Ky ishte komenti i Koordinatorit nacional për NATO, StevoPendarovski, sipas të cilit edhe pse cenzusi nuk u arrit, mbështetja e qytetarëve është më e lartë se kurrë më parë për integrimet në BE dhe NATO.
Numrat e votave pro referendumit, i japin Kryeministrit ZoranZaevkomoditetin të kërkoj edhe zgjedhje të reja parlamentare. Analistët thonë se ky është një paralajmërim edhe për deputetët e opozitës, që nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare ky koalicion mund të fitoj 80 deputetë.
“Ai komiditeti që kishte kryeministri, edhe numrat që i kemi të fundit nga Zgjedhjet lokale ku votuan 1 milion e 30 mijë votues. Këto numra nëse bashkohen me një grup, gjithsesi japin mbi 2/3 e mandateve në Kuvend për një përbërje të ardhshme të mundshme. Për zgjedhjet e reja nuk do të thotë se të pritet pranvera, se kryeministri paralajmëroi se nëse nuk ka lëvizje te deputetët e opozitës, lidhur me hapjen e ndryshimeve kushtetuese, mund të kemi zgjedhje të parakohshme në fund të nëntorit.”deklaroi analisti politik, Albert Musliu.
“Ky mund të jetë koalicioni më i madh politik në historinë e Maqedonisë. Partitë politike duhet ta llogarisin atë porosi të qytetarëve se janë për BE dhe NATO. Çka nënkupton për ta në aspektin politik? Duhet të llogarisin se a do t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese apo jo dhe çka do të thotë nëse nuk i mbështesin. Mendoj se nëse Maqedonia nuk mund ta ratifikoj menjëherë marrëveshjen, patjetër duhet të shkohet shpejtë me zgjedhje të parakohshme parlamentare, për ndryshimet e mundshme të përbërjes parlamentare.” Deklaroi analisti politk, Petar Arsovski.
Analistët vijnë në përfundim se këto rezultat janë të kënaqshme, duke marrë parasysh rrethanat e situatës politike që është zhvilluar referendumi, pa e përjashtuar ndikimin e lëvizjeve për bojkot.
Sipas tyre, bazuar në raportin e Bankës Botërore, mbi 400 mijë banorë janë shpërngulur nga Maqedonia, që do të thotë se cenzusi nuk është arritur, me që shumë njerëz nuk kanë qenë në vend.
Përgatiti: Adnan Qaili
Data 15.06.2026
Aktuale
- MPB: Arrestohet autori që sot u vuri flakën dy automjeteve para ambasadës bullgare
- “Ku ka si ty o Shqipëria ime”- Protestuesit këndojnë këngë patriotike para Parlamentit gjatë marshimit masiv
- Aliu: Për herë të parë po planifikohet shëndetësia për 10 vitet e ardhshme
- Aliu: Kundërshtimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë është vetëvrasje politike për BDI-në
- “Isha në polici për të dhënë deklaratë”- Protestuesja: Marshimi në Rinas ishte spontan, nuk ka qenë i koordinuar! Bravo atyre që treguan maturi me efektivët e policisë
- Aliu për tabelën vetëm në maqedonisht: Nëse nuk është ndryshuar, do të korrigjohet
- Protesta e 16-të për dorëheqjen e Ramës, qytetari: Marjana Koçeku u largua nga PS, i dhamë provat!
- DAP: 1.161 raportime për evazion fiskal në Maqedoninë e Veriut

