Author: almakos

S A 2019-04-21T12:53:07+02:00 Lideri i BDI-së Ali Ahmeti sot votoi në vendvotimin 0816 në Zajaz. Pas prononcimit, Ahmeti theksoi se dëshiron që këto zgjedhje të jenë të lira, sipas standardeve të nevojshme, që të na shërbejnë edhe për një hap drejt anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe për rrumbullakësimin e procesit për integrimet në NATO. “Është me rëndësi që të gjithë t’i pranojnë rezultatet zgjedhore, sepse në procesin zgjedhor ka fitues dhe ata të cilët nuk i kanë realizuar pritjet e tyre. Është shumë me rëndësi që procesi të zhvillohet në atmosferë korrekte dhe demokratike dhe në fund të…

Lexo më Shumë

S A 2019-04-21T12:47:27+02:00 Ekipi i televizionit Alsat është penguar në qytetin e Velesit, për të filmuar vendvotimet në pallatën e Gjykatës. Edhe pse kameramani dhe reporteri i televizionit Alsat posedonin akreditim për ndjekje të zgjedhjeve, autoritetet i kanë penguar që të hyjnë pasiqë të njëjtët kanë kërkuar akreditim të posaçëm nga KSHZ-ja. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-21T12:32:18+02:00 Dallimin e numrit të votuesve në listat zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe ato lokale e bën diaspora. Kështu deklarojnë për ALSAT, nga KSHZ.“Në listat për zgjedhjet presidenciale janë të paraqitur për të votuar edhe votues nga diaspora, ndërsa për zgjedhjet e parakohshme lokale nuk votojnë nga diaspora, andaj edhe në listën për president ka më shumë votues. Ky dallim nuk është vetëm në Dibër por edhe në Ohër dhe Novo Sellë”, thonë nga KSHZ. Sipas këtij institucioni, kjo nuk paraqet parregulli. Loading…

Lexo më Shumë

S A 2019-04-21T12:29:45+02:00 Një person është arrestuar në Shkup gjatë procesit të votimit të zgjedhjeve presidenciale, pasiqë i njëjti ka fotografuar fletëvotimin, kanë konfirmuar nga MPB-ja. Incidenti është regjistruar në vendvotimin në çerdhen “Srniçka” në Komunën Aerodrom. MPB-ja për në orën 13 ka caktuar pres konferencë ku do të njoftojë në lidhje me ngjarjet. Loading…

Lexo më Shumë

[embedded content] Alsat 2019-04-21T12:12:34+02:00 “Pres zgjedhje të qeta, ashtu siç i ka hije një shteti demokratik. Pres jehonë të madhe të votuesve, sepse qytetarët e dinë që bëhet fjalë për një koncept përmes të cilit duhet të vazhdoj të zhvillohet Republika e Maqedonisë së Veriut”, tha Stevo Pendarovski, kandidat për president. Loading…

Lexo më Shumë

S A 2019-04-21T11:26:46+02:00 Një nëpunës policor e ka humbur jetën, ndërsa një tjetër nëpunës është lënduar rëndë, ndërsa janë lënduar edhe dy persona të tjerë në Kumanovë, pasi në to është përplasur 40 vjeçari S.J. me automjetin e tij, kumtoi sot SPB Kumanovë. Sipas policisë, 45 minuta pas mesnate në rrugën rajonale Kumanovë-Shën Nikollë në afërsi të udhëkryqit me lagjen “Ajduçka Çeshma”, automjeti motorik i udhëtarëve “mercedes”, me targa të Kumanovës, të drejtuar nga S.J. (40), është përplasur në 37 vjeçarin V.C. nëpunës policor dhe në 25 vjeçarin A.M. kandidat për nëpunës policor, të cilët ishin në detyrë zyrtare. V.C.…

Lexo më Shumë

S A 2019-04-21T10:50:57+02:00 Tetovë vazhdon i qetë dhe pa probleme. Në 117 vendvotime materiali është dërguar në kohë dhe vendvotimet janë hapur në kohë. Problem me mos gjetje të emërave në lista deri më tani nuk ka patur, përveç disa rasteve që janë kthyer që kanë pasur letërnjoftime me afat të skaduar. Bashkim Sulejmani Loading…

Lexo më Shumë

S A 2019-04-21T10:44:56+02:00 Për shkak të lajmërimit të rrejshëm për bombë, në qendrën tregtare në Sarajevë të quajtur “Sarajevo – City Mall” , mbrëmë është mbyllur për disa orë. Siç kanë njoftuar MPB e atjeshme në kantonin e Sarajevës, mbrëmë gjatë orëve të pasditës policia është njoftuar për një bombë të mundshme në hapësirat e objektit, me çka është bërë evakuimi i menjëhershëm i të pranishmëve në qendrën tregtare. Pas inspektimit të objektit, pjesëtarët e MPB-së të Sarajevës, kanë apeluar për qetësi dhe se bëhet fjalë për alarm të rrejshëm. Loading…

Lexo më Shumë

S A 2019-04-21T10:22:36+02:00 Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi së bashku me bashkëshorten e realizoi të drejtën e tij të votimit në objektin “Kopshti i vjetër” në Tetovë në ora 9:30. “Besoj se sot do të kemi zgjedhje të suksesshme, korrekte, të qeta dhe demokratike dhe shteti Maqedonia e Veriut do t’i përshpejtojë hapat drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian, tha Thaçi. Loading…

Lexo më Shumë