Gazetari Klevin Muka ka ironizuar deklaratat e deputetit Erion Braçe në kohëra fushatash, duke sjellë në vëmendje një premtim të socialistit i cili u thoshte qytetarëve që PS do u siguronte naftën pa akcizë.
“Unë kam një pyetje: a e doni naftën pa akcizë apo jo? A i doni plehrat kimike pa TVSH apo jo? Si i keni besuar, mor burrë? Kemi 31 ditë që ua kemi vënë në fakt atyre, por a besohen këto?”, tha Muka.
Gazetari vijoi me kritika për nivelin e pensioneve, duke bërë një krahasim ironik me fondet e dedikuara për qentë endacakë në Vlorë.
“Në 13 vite i keni lënë pensionistët me 100 mijë lekë dhe 200 mijë lekë, ndërsa qentë në Vlorë, me gjithë respektin për katërputrëshat, marrin nga 260 euro. Të paktën, qentë e Vlorës janë të vetmit që e kanë arritur minimumin jetik”, tha gazetari.
Klevin Muka: Unë kam një pyetje: a e doni naftën pa akcizë apo jo? A i doni plehrat kimike pa TVSH apo jo? Si i keni besuar, mor burrë? Kemi 31 ditë që ua kemi vënë në fakt atyre, por a besohen këto?
Në 13 vite i keni lënë pensionistët me 100 mijë lekë dhe 200 mijë lekë, ndërsa qentë në Vlorë, me gjithë respektin për katërputrëshat, marrin nga 260 euro. Të paktën, qentë e Vlorës janë të vetmit që e kanë arritur minimumin jetik. Duke pasur parasysh edhe Kukësin, kam një merak: sa ka vuajtur ajo që e ka marrë tendën e qenve?
Pasi folëm shumë dhe thanë disa teori se kush e financon, sponsorizon protestën, prej dje kanë dalë me një teori që protestën e financojnë pulat.
Për të gjitha këto që kanë ndodhur dhe që të mos ndodhin më, dhe siç e thashë edhe më herët, që nuk jemi aq të pafajshëm, për çdo gabim që kemi bërë, duhet që çdo ditë, deri sa të fitojmë, të jemi përditë këtu. Të mos dorëzohemi deri sa t’ia dalim.


