S A 2019-04-21T10:44:56+02:00
Për shkak të lajmërimit të rrejshëm për bombë, në qendrën tregtare në Sarajevë të quajtur “Sarajevo – City Mall” , mbrëmë është mbyllur për disa orë.
Siç kanë njoftuar MPB e atjeshme në kantonin e Sarajevës, mbrëmë gjatë orëve të pasditës policia është njoftuar për një bombë të mundshme në hapësirat e objektit, me çka është bërë evakuimi i menjëhershëm i të pranishmëve në qendrën tregtare.
Pas inspektimit të objektit, pjesëtarët e MPB-së të Sarajevës, kanë apeluar për qetësi dhe se bëhet fjalë për alarm të rrejshëm.
Loading…



