Alsat 2019-04-21T17:49:19+02:00 Paralelisht me Zgjedhjet Presidenciale, në tri komuna sot po zhvillohen edhe Zgjedhjet Lokale. Në Komunën e Dibrës, Komunën e Ohrit dhe Komunën e Novo Sellës qytetarët janë duke votuar për zgjedhjen e kryetarit të Komunës. Sipas të dhënave të KSHZ-së, deri në ora 17.00 në Dibër dajla e votuesve në 27 vendvotime ka qenë 36,31% nga 18.574 qytetarë sa kanë të drejtë vote. Në Ohër dalja e votuesve në 89 vendvotime ka qenë 44,74% nga 52.223 qytetarë sa kanë të drejtë vote. Kurse në Novo Sellë, dalja e votuesve në 20 vendvotime ka qenë 41,93% nga 11.302 qytetarë…
Author: almakos
Alsat 2019-04-21T17:39:32+02:00 Komisioni Shtetëror Zgjedhor njoftoi se deri në ora 17:00 jehona e votuesve ka arritur 35.13 për qind, apo afro 600 mijë qytetarë kanë realizuar të drejtën e tyre të votës. Sipas këtij institucioni Komuna e Kriva Pallankës prin me numrin më të madh të votuesve që kanë realizuar të drejtën e tyre të votës, derisa më e ulët ishte ajo Zhelinës. Loading…
Alsat 2019-04-21T17:15:48+02:00 Një incident në procesin e votimit është shënuar edhe në Tetovë. Rreth orës 15 e 50 minuta, në vendvotimin numër 1969, që ndodhet në hapësirat e Ndërmarrjes publike komunale të Tetovës, personi Vlladimir P, i lindur në vitin 1969, ka fotografuar fletëvotimin. Rasti është vërejtur nga kryetari i vend votimit me ç`rast edhe është kërkuar intervenim i pjesëtarëve të Sektorit të punëve të brendshme. Personi i lartë përmendur është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim. Pas incidentit në fjalë, votimi ka vazhduar normalisht dhe pa ndonjë pengesë. Përndryshe, personi në fjalë është i njohur për prishje të qetësisë…
Alsat 2019-04-21T16:43:08+02:00 Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot i dërgoi telegram ngushëllimi familjes së nëpunësit 37-vjeçar të policisë që humbi jetën tragjikisht, Viktor Cvetkovski nga Kumanova. “Në këto momente të rënda së bashku me Ju e ndajmë dhimbjen për humbjen e pakompensueshme për një jetë të re. Ministria e Punëve të Brendshme, kolegët, humbën një shok të vlefshëm dhe të ndershëm, ndërsa Ju humbët djalin, bashkëshortin, babanë, vëllanë, mikun”, shkroi mes tjerash Spasovski në telegramin drejtuar familjes Cvetkovski. Loading…
Alsat 2019-04-21T16:33:36+02:00 Dalja e ulët e qytetarëve është vërejtur në Komunën e Kumanovës dhe Likovës gjithashtu. Megjithatë procesi i votimit në këtë rajon zhvillohet pa probleme. Ta dëgjojmë edhe vlerësimin e qytetarëve. Loading…
Procesi i votimi në rajonin e Pollogut vijon pa probleme, por dalja e qytetarëve në votim mbetet e ulët. The post Votimi në rajonin e Pollogut vijon pa pengesa appeared first on ALSAT-M.
Alsat 2019-04-21T16:12:13+02:00 Në komunat Butel dhe Çair të Shkupit, procesi i votimit po vazhdon normalisht, me disa vërejtje të vogla. Këto të fundit kanë të bëjnë me mos gjetjen e emrave në listën e votimit, disa prej të cilëve për shkak të ndërrimit të adresave të banimit nuk kanë bërë përpunimin e të dhënave personale. Sipas kryetarëve të qendrave të votimit në Butel dhe Çair, këto zgjedhje do të mbahen mend për jehonë të ulët të votuesve. Pavarësisht interesimit të dobët për zgjedhjet presidenciale, qytetarët presin që të njëjtat të zhvillohen në mënyrë të drejtë dhe demokratike. [embedded content] Loading…
Alsat 2019-04-21T15:43:38+02:00 Është shumë herët të japim vlerësime për ditën zgjedhore. Ne monitorojmë nëse zgjedhjet janë të organizuara sipas standardeve ndërkombëtare demokratike. Për ne nuk janë të rëndësishme rezultatet, por procedurat zgjedhore. Për këtë jemi këtu që ta vëzhgomë procesin zgjedhor. Këtë e deklaroi sot shefja e Misionit ndërkombëtare për monitorim të zgjedhjeve OSBE/ODIHR, Korin Jonker, para shkollës fillore “Vëllezërit Ramiz dhe Hamid” në Shuto Orizare. Theksoi se zgjedhjet i përcjellin 250 monitorues, që janë të sistemuar në mbarë vendin, që i përfshijnë monitoruesit afatgjatë që janë këtu tashmë pesë javë, të cilëve sot iu bashkëngjitën vëzhguesit afatshkurtër. “Për ne…
Alsat 2019-04-21T15:38:20+02:00 Deri në ora 15:00 sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhorë (KSHZ), jehona e votuesve ka arritur në 28.89 për qind. Sipas kreut të këtij institucioni, Oliver Derkovski, gjatë procesit zgjedhor nuk është regjistruar ndonjë shkelje më serioze, të cilat do ta kishin cenuar procesin zgjedhor. Drejtpërdrejt nga KSHZ-ja Publiée par Alsat sur Dimanche 21 avril 2019 Loading…
Alsat 2019-04-21T15:09:00+02:00 Një nëpunës policor ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë të lënduar prej të cilëve njëri në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi 40 vjeçari S.J. me automjetin e tij nën ndikimin e alkolit ka përplasur personat në fjalë, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike. Aksidenti ka ndodhur natën e djeshme 45 minuta pas mesnate, në rrugën rajonale Kumanovë-Shën Nikollë, në afërsi të lagjes “Ajduqka Çeshma”. Prokurori publik ka urdhëruar kryerjen e autopsisë për trupin e vdekur, si dhe ka urdhëruar mbledhjen e dëshmive, fotografimin si dhe skicën e rastit. Policia sot më herët gjithashtu njoftoi se 45 minuta…
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, sot me datë 21.04.2019 rreth orës 09:45, ka pranuar informatë se në spitalin Rajonal në Pejë është pranuar një person i plagosur me armë zjarri dhe pas dhënies së ndihmë ne emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, për shkak të gjendjes së rëndë viktima është dërguar në QKUK – Prishtinë. Sipas njoftimit, policia me të marrë informacionin ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes në shtëpinë e viktimës në fshatin Brestovik, ku sipas familjarëve rasti ka ndodhur ne një aneks të shtëpisë së viktimës. “Vendit…
Procesi i votimit në komunën e Çairit dhe në Butel po zhvillohet i qetë dhe sipas standardeve. The post Çair, procesi i votimit raportohet i qetë dhe korrekt appeared first on ALSAT-M.

