Author: almakos

Alsat 2019-04-22T01:33:08+02:00 Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale forcat do ti masin kandidati i mbështetur nga koalicioni qeverisës Stevo Pendarovski dhe kandidatja Gordana Siljanovska-Davkova nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit. Sipas rezultateve të publikuara në faqen e internetit të KSHZ-së, prej 99.95% të votave të numëruara kryeson kandidati presidencial i LSDM-së dhe koalicionit Stevo Pendarovski me 42,84 për qind ose 323.783 vota të fituara, e dyta është kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova me 42,24 ose 319.201 vota, ndërsa i treti është kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka me 10,57 për qind…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-22T01:15:20+02:00 Rreth orës 21:00 në fushat e fshatit Opajë të Komunës së Likovës janë gjetur dy trupa pa jetë. Njëra nga kufomat është e personit me inicialet E.S ndërsa tjetra dyshohet të jetë e birit të tij. Jo zyrtarisht, burime konfidenciale nga policia e Kumanovës bëjnë të ditur se organet policore dyshojnë se viktimat janë vrarë diku tjetër dhe trupat janë hedhur larg vendit të ngjarjes. Deri më tani policia nuk ka asnjë pistë hetimi. Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë pritet që gjatë ditës së nesërme të dal me detaje rreth rastit. ALSAT Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-22T00:51:37+02:00 Stevo Pendarovski i fitoi 321.201 vota kundrejt 316.872 të Gordana Siljanovska Davkovas dhe 79.169 vota të Blerim Rekës, kumtoi sonte kryeministri Zoran Zaev duke përmendur se këto numra janë nga shtabi i tyre prej 98,27 për qind të votave të kontrolluara të numrit të përgjithshëm të votuesve. “Pendarovski kryeson me mbi 4.300 vota epërsi. Më lejoni t’u përgëzoj për zgjedhje korrekte dhe demokratike me të cilat e vërtetuam vlerën evropiane. Hapat e tillë na ngjajnë dhe unë jam i bindur se në raundin e dytë të zgjedhjeve do të rrethojmë edhe për një vlerë evropiane – presidentin evropian…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-21T23:46:34+02:00 Stevo Pendarovski fitoi 44,47 për qind përkundër Gordana Siljanovska-Davkovkës e cila fitoi 44,32 për qind të votave nga votuesit që sot votuan në zgjedhjet e gjashta presidenciale, për Blerim Rekën votuan 10, 98 për qind, tregojnë rezultatet e Asociacionit Qytetar MOST. Nga Asociacioni theksojnë se margjina maksimale e gabimit është prej +/- 0,5 për qind. MOST votimin e sotëm e ndoqi me 1.500 vëzhgues. Në 1.160 vendvotime, të përzgjedhura sipas shembullit të rastësishëm të përfaqësimit, janë vendosur gjithashtu po kaq vëzhgues, me çka janë mbuluar 33 për qind e numrit të përgjithshëm të vendvotimeve në Republikën e Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski nga shtabi i VMRO-DPMNE-së ka shpallur fitore në zgjedhjet presidenciale. “Kemi fituar dhe kjo është fitore e gjithë juve që jeni këtu dhe ato që sot kanë përkrahur kandidatin Gordana Siljanovska. I kemi fituar të gjithë ato politikat mashtruese dhe kriminele në ballë të të cilëve është Zoran Zaev. Por është e nevojshme fitore edhe në rrethinë e dytë. E kemi fituar hotel koalicionin e hoteleve”, tha Micksoki. Forca e vërtetë janë qytetrët tha Micksoki, duke shkruar se pranvera maqedonase ka ardhur. “Do të vijnë ditë më të mira për Maqedoninë. Po fillon realitet…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-21T23:04:08+02:00 Kandidatja për president nga radhët e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljaniovska-Davkova në konferencën për shtyp nga selia e partisë falemneroi VMRO-në dhe koalicionit për mbështetjen dhe besimin. Siljanovska tha se beteja sapo ka filluar, ajo theksoi se nëse mblidhen edhe votat e kandidatit shqiptar Blerim Reka  do të shihet se kundër kandidati Stevo Pendarovski i cili është përkrahur nga qeveria, ka pësuar humbje të thellë në dallim prej 70.00 votave. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-21T22:28:57+02:00 Kandidati për kryetar të Komunës së Dibrës, Arben Agolli nga Aleanca për Shqiptarët pranoi humbjen në zgjedhjet e sotme të parakohshme lokale për kryetar të Dibrës. Agolli me bashkëpunëtorit e tij arriti në selinë e degës së BDI-së dhe i uroi fitoren Hekuran Dukës. Që të dy janë mjekë specialistë dhe për një periudhë të gjatë kanë punuar së bashku në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër. Sipas rezultateve të para Duka ka marrë 450 vota më shumë. Me pothuajse diferencë identike Agolli humbi në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në tetor të vitit 2017 kur për herë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-21T22:15:59+02:00 Sipas rezultateve të para të publikuara në faqen e internetit të KSHZ-së, prej 78,43 % e votave të numëruara, kryeson kandidati presidencial i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski me me 42,56 për qind, e dyta është kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova me 41,74, ndërsa i treti është kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka me 11,45 për qind. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-21T22:04:54+02:00 Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela,  në një konferencë për shtyp së bashku me aleatin e tij të Besës, Bilal Kasami dhe kandidatin e tyre të përbashkët për President, Blerim Reka, tha se shqiptarët e dhanë qartazi mesazhin dhe sot me votë dëshmuan se janë të pakënaqur. Këtë, sipas kryetari të ASH-së, e dëshmuan me votë direkte për profesor Rekën ku në të gjitha komunat me shumicë shqiptare, profesor Reka fiton me rezultatin 3 me 1. Sipas tij, mesazh të fortë jep edhe numri i ulët i daljeve në komunat me shumicë shqiptare, bojkoti për definicion, është…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-21T21:49:35+02:00 Sipas informacioneve fillestare nga Shtabi zgjedhor i degës së Dibrës së BDI-së, kandidati i kësaj partie, Hekuran Duka është kryetari i ri i Dibrës. Ai në zgjedhjet e sotme fitoi mbi 400 vota më shumë, përkundër kundër kandidatit të tij Arben Agolli, nga Aleanca për Shqiptarët. Duka shprehu falënderim për besimin e dhënë dhe premtoi se do të jetë kryetar komune për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare apo partiake, ashtu siç ka vepruar pa bërë dallim edhe në ofrimin e shërbimeve të tij mjekësore. “Zyra ime do të jetë e hapur për secilin, pavarësisht se a…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-21T21:35:21+02:00 Shefi i shtabit të kandidatit për president Stevo Pendarovski, Aleksander Kiracovski tha se pas numërimit të më shumë se gjysmës së vendvotimeve, sipas rezultateve Stevo Pendarovski ushëheqë në garën presidenciale. Ai shtoi se në raundin e dytë pret nga qytetarët që të mbështesin edhe më tepër kandidatin e tyre. Në pyetjen e gazetarëve se pse nuk ka përfaqësues të BDI-së në shtabin e Pendarovskit, Kiracovski tha se së shpejti pritet që ministri i Arsimit së bashku me një delegacion nga BDI do ti bashkëngjitet festës së fitores së Pendarovskit në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. [embedded content]…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-21T21:29:22+02:00 Sipas rezultateve të para të publikuara në ueb faqen e KSHZ-së prej 53,76 për qind të votave të përpunuara, kryeson kandidati presidencial i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski me 42,71 për qind, e dyta është kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova me 41,08, ndërsa i treti është kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka me 12,05 për qind. Jehona në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale deri në orën 18:30 ka qenë 39,71 për qind nga 91,54 për qind e vendvotimeve ose në votime kanë dalë rreth 700 mijë qytetarë. Loading…

Lexo më Shumë