Alsat 2019-04-21T20:50:42+02:00 Sekretari i VMRO-DPMNE-së në një dalje para gazetarëve në selinë e VMRO-DPMNE-së tha se nga të dhënat e deritanishme Gordana Siljanovska udhëheq me një diferencë të madhe para dy kandidatëve të tjerë gati në të gjitha komunat e Maqedonisë. Ai tha se edhe pse Gordana ishte e vetme para LSDM-së, BDI-së dhe gjithë partive të tkera në pushte ajo arrit i fitojë. [embedded content] Loading…
Author: almakos
https://www.youtube.com/watch?v=yIMDTz6UIf4
Alsat 2019-04-21T20:25:22+02:00 Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në ueb faqen e tyre në internetit jozyrtarisht ka filluar të publikojë rezultatet fillestare. Aktualisht sipas rezultateve kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski prinë me 41.77 për qind të votave para kandidatit të VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova me 38.69%. Blerim Reka ka 15.65 për qind. Këto janë të dhëna jozyrtare të cilat azhurohen. Loading…
[embedded content] Alsat 2019-04-21T20:18:25+02:00 BDI-ja përshëndet mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Zgjedhjet kaluan në një atmosferë të qetë, korrekte dhe demokratike në përputhje me standardet evropiane”, deklaroi Arbër Ademi, BDI, sipas të cilit zgjedhjet e sotme ishin edhe një plotësim i kushtit për marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Loading…
Alsat 2019-04-21T20:14:09+02:00 Rezultatet e dala flasin se kandidatja për president, Gordana Siljanovska ka fituar shumicën e votave në diasporë. Nga votat e numëruara Siljanovska ka marrë 408 vota, pas saj radhitet Stevo Pendarovski me 354 vota dhe i treti Blerim Reka me 48 vota. ALSAT Loading…
Alsat 2019-04-21T20:05:39+02:00 Shefi i shtabit të kandidatit për president Stevo Pendarovski, Aleksander Kiracovski tha këto zgjedhje kaluan ashtu siç i ka hije një shteti demokratik. Ai gjithashtu theksoi se pritet që kandidati i tyre të udhëheqë në raundin e parë të zgjedhjeve. “Kishim zgjedhje skandinave, pasi ajo duket si një shtet, një anëtar i ardhshëm i NATO-s dhe një anëtari i BE. Ne përgëzojmë qytetarët. Qytetarët ushtruan lirisht të drejtën e tyre të votimit, në mënyrë dinjitoze dhe demokratike, duke demonstruar pjekurinë dhe përgjegjësinë demokratike para shoqërisë dhe shtetit”- tha mes tjerash Kiracovski. Loading…
Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Deçan një person pasi kishte shtënë me armë zjarri në fshatin Lëbushë. Pas marrjes së informacionit se në Lëbushë të Deçanit, nga një automjet i tipit ‘Passat’ me targa të Zvicrës, që ishte në lëvizje një person ka shtënë më armë zjarri, policia kanë ndërmarrë masat e nevojshme dhe ka arritur të arrestojë në ora 15.10 B.T. (1970) në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Deçan. Me këtë rast është konfiskuar edhe arma e tipit ‘H-K P2000.SK’ që dyshohet ka shtënë më të, si dhe dy karikatorë dhe 29 copë municion kalibri 9×19. Të gjitha…
Alsat 2019-04-21T19:33:30+02:00 “Institucionet treguan se mund të organizojnë zgjedhje të lira dhe demokratike siç i ka hije një shteti që së shpejti do të jetë anëtare e NATO-s dhe është në rrugë drejtë Bashkimit Evropian. Janë regjistruar katër raste të fotografimit të votave”, tha Oliver Spasovski, ministër i brendshëm. Loading…
Alsat 2019-04-21T19:24:23+02:00 Vendvotimet janë mbyllur në ora 19:00. Deri në ora 18:30, kanë votuar 662 827 votues, ose 39.71%. Ky rezultat del nga 91,54% e vendvotimeve të përpunuara, respektivisht nga 3 339 vendvotime. Gjithsej kanë qenë 3480 vendvotime. Tre kundërshtime tjera janë refuzuar, ndërsa një është pranuar, të gjitha janë për të drejtën e votimit. Për zgjedhjet lokale 42.7% e votuesve kanë dalë në Dibër, në Ohër 49.34% ndërsa në Novo Sellë 47.46%. Për zgjedhjet e parakohshme lokale, në këto dalja është e përafërt me zgjedhjet e kaluara lokale. Loading…
The post Atmosfera në shtabin e kandidates Gordana Siljanovska appeared first on ALSAT-M.
Alsat 2019-04-21T19:12:58+02:00 Komisioni Shtetëror Zgjedhor në konferencën e radhës njoftoi se deri në ora 18 e 30 minuta vetëm 39.71 për qind e votuesve e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës. Sipas kreut të këtij institucioni, procesi zgjedhor ka kaluar pa probleme dhe pa ndonjë incident të theksuar. Loading…
Në komunën e Çairit janë mbyllur qendrat e votimit. Procesi zgjedhor ka vijuar për gjithë ditën i qetë dhe pa probleme. Ajo që vërehet në këto zgjedhje në komunën e Çairit është pjesëmarrja e ulët e votuesve që nuk i arrin 30 për qind. The post Çair, mbyllen qendrat e votimeve appeared first on ALSAT-M.

