Author: almakos

Alsat 2019-04-21T14:22:29+02:00 Edhe në qytetin e Dibrës përveç zgjedhjeve presidenciale zhvillohen edhe zgjedhjet për kryetarin e komunës. Dalja në votime deri në orën 13:00 është 18%. Gjatë ditës në këtë komunë u raportua edhe për parregullsi në listën e votuesve, respektivisht ajo për kreun e shtetit numëron 18 625 votues për këtë komunë, ndërsa për kreun e Komunës, 23 qytetarë me të drejtë vote më pak. Ndërkohë ta dëgjojmë edhe vlerësimin e qytetarëve lidhur me procesin zgjedhor. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

Procesi i votimit në Komunën e Haraçinës vijon në mënyrë të qetë dhe pa pengesa. Megjithatë dalja në votime e qytetarëve mbetet relativisht e ulët. The post Haraçinë, dalje e ulët në votime appeared first on ALSAT-M.

Lexo më Shumë

S A 2019-04-21T14:13:58+02:00 Në Prokurorinë publike tani për tani nuk ka arritur asnjë paraqitje për parregullsi të procesit zgjedhor. Siç kumtoi kryetari i Komisionit për ndjekje të parregullsive të mundshme, Xhelal Bajrami, nuk ka paraqitje as nga qytetarë, e as nga kush do tjetër. “Deri në këtë moment procesi zgjedhor por zhvillohet në mënyrë të qetë, pa parregullsi më serioze, As në Komision, as në prokuroritë publike ku ka kujdestari të organizuara, nuk ka raste të paraqitura. Presim që kështu të vazhdojë deri në përfundim të ditës zgjedhore”, deklaroi Bajrami. Ai përmendi se në të gjitha prokuroritë në vend, përveç…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-21T14:08:34+02:00 Procesi i votimit pa probleme po rrjedh edhe në Komunën e Sarajit në të gjitha 46 vendvotimet. Ekipi ynë ishte në Shkollën fillorë “ Dituria” në Saraj, ku ka 7 vendvotime dhe në shkollën “ Bajram Shabani” në Kondovë, ku ka 4 vendvotime. Në lokacionin e fundit tre persona nuk kanë arritur ta gjejnë emrin e tyre në listën zgjedhore. Deri më tani përqindja e qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 8.44 %. Të drejtën e votës në Komunën e Sarajit e kanë gjithsej 31 468 votues. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-21T14:04:33+02:00 Vendvotimi 2344 në komunën e Studeniçanit mbetet i mbyllur. Ky vendvotim numëron 74 votues dhe ndodhet në fshatin Gaber. Sipas informatave nga banorët e Studeniçanit, hapja e këtij vendvotimi është penguar nga banorët e këtij fshati për shkak se vendvotimi është paraparë të jetë brenda hapësirave të xhamisë së atij fshati. Banorët e asaj zone kanë bërë përgatitje brenda Xhamisë për muajin e Ramazanit, dhe për këtë shkak nuk kanë lejuar që hapësirat brenda të shfrytëzohen për të votuar. Në 30 vendvotimet tjera që ndodhen në teritorin e Studeniçanit procesi zgjedhor po rrjedh në mënyrë të qetë. [embedded…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-21T13:54:53+02:00 Nga Ministria e Punëve të Brendshme kumtuan se deri në këtë moment janë regjistruar dy raste të fotografimit të fletvotimit, ndërsa nuk ka regjistrim për prishje të rendit dhe qetësisë publike gjatë votimit. “Në orën 09 :05 në vendvotimin në kopshtin “Lale Sërniçka” në komunën Aerodrom kryetari i Bordit zgjedhor e ka vërejtur personin R.Gj. (36) se si me celular e ka fotografuar fletvotimin. R.Gj. është arrestuar dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të dorëzohet padi adekuate”, potencoi Biljana Milevska nga Reparti për marrëdhënie me opinionin. Potencoi se në orën 11:40 minuta në vendvotimin…

Lexo më Shumë

MIA Alsat 2019-04-21T13:42:18+02:00 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot në mëngjes votoi në fshati Forinë me bashkëshorten e tij. Para se të vijë në vendvotim është informuar dhe e ka konteolluar listën zgjedhore për të parë nëse gjendet në të, sepse siç tha, për referendum nuk ishte në listë. “Rëndësia nga dalja në zgjedhje dhe nga aspekti për qenë i përzgjedhur dhe të përzgjidhet është një prej vlerave bazë dhe është e drejtë të cilën çdo qytetar duhet ta shfrytëzojë. Këto zgjedhje sigurojnë një prej funksioneve në shtet dhe e sigurojnë funksionalitetin e shtetit…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-21T13:39:20+02:00 Në të gjitha vendvotimet, votimi po rrjedh pa probleme. Vetëm një vendvotim në Studeniçan nuk është hapur dhe atje nuk do të votohet. Ndërkohë që jehona e votuesve deri në ora 13:00, ka arritur në 20.45 për qind. Dalje më e madhe është regjistruar në Prilep 35.2 për qind dhe Novaci 33.12 për qind. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-21T13:22:55+02:00 Në Stacionin policor Negotinë mbrëmë në orën 18:30 minuta është denoncuar se në vendin “Selishte” atari i fshatit Koprishnica, rajoni i Demir Kapisë, është gjetur një person mashkull i vdekur. Këtë informacion për MIA-n e konfirmoi Verolub Dodevski, zëdhënës i SPB Veles. Inspektimi në vendin e ngjarjes është në vijim. Loading…

Lexo më Shumë

S A 2019-04-21T13:09:40+02:00 Kryetari i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela pret zgjedhje të drejta dhe demokratike, të cilat, sipas tij, janë mjaft të rëndësishme për rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit evropian. Pas realizimit të së drejtës së tij qytetare në vendvotimin 1899 në shkollën fillore në fshatin Livadhi, Sela u bëri thirrje qytetarëve ta realizojnë të drejtën e tyre për të dalë dhe votuar në mënyrë të qetë. “Qytetarët të dalin dhe të votojnë mënyrë të qetë. Ta japin votën e tyre për atë për të cilin kanë vendosur. Të votojnë për shtet juridik, të votojnë për shtet…

Lexo më Shumë

Raportohet se në Qendra Emergjente në Prizren nga familjarët e tij nga Rahoveci është sjellë viktima mashkull. Sipas njoftimit, viktima pas një kohe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. /Telegrafi/

Lexo më Shumë